Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Maqedonci: Mundësitë për antarësimin e Kosovës në NATO, shumë më të mëdha se më herët

21/02/2026 - 13:34
në Kryesore, Lajme
A A
Maqedonci për ushtarin që nuk u kthye nga Amerika: Është larguar menjëherë nga FSK, kemi kontakte me autoritetet atje për kthimin e tij
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka thënë se mundësitë janë shumë më të mëdha seç kanë qenë më herët për antarësim në NATO.

Maqedoni vlerësoi se këto mundësi janë më të mëdha për shkak të ndryshimeve në mjedisin global të sigurisë dhe qasjes së partnerëve ndërkombëtarë.

“Besoj se ndryshimet në ambientin strategjik të sigurisë, ndryshimet në ambientin global të sigurisë, ndryshimet në pozicionin e SHBA-ve në raport me NATO-n po edhe të vetës NATO-s por edhe të kërcënimeve që sot ka bota nga akterë të ndryshëm, mundësitë janë ndoshta shumë më të mëdha seç kanë qenë më herët. Veçanarisht jemi dëshmitarë që vitin e kaluar, në dhjetor, një pikë në ligjin e mbrojtjes së miratuar nga Kongresi Amerikan dhe SHBA-të në përgjithësi adreson edhe çështjen e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në NATO dhe dihet që vetëm dy vende të Ballkanit Perëndimor aktualisht nuk janë në NATO, Kosova dhe Bosnje-Hercegovina. Përderisa Serbia jo vetëm që nuk ka shfaqur interesim të jetë pjesë e NATO-s por është deklaruar edhe kundër anëtarësimit në NATO. Pra në aspektin mund të themi strategjik edhe global ka ndryshuar pozicioni i shumë vendeve në raport me anëtarësimin e Kosovës në NATO”, u shpreh Maqedonci.

Ai vuri në dukje rëndësinë e mbështetjes së Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar dhe disa vendeve të Bashkimit Evropian, duke theksuar se në bisedimet me partnerët është nënvizuar rëndësia e angazhimit të Kosovës si pjesë e Aleancës.

“E kemi gjithashtu edhe Mbretërinë e Bashkuar dhe shumë vende të Bashkimit Evropian që në diskutimet që kemi me t’a kanë theksuar rëndësinë e angazhimit të Kosovës si pjesë e NATO-s. Ne normalisht që kemi bërë shumë hapa dhe po bëjmë shumë hapa. Ne kemi shtruar rrugën për anëtarësim në NATO për faktin se Forca e Sigurisë së Kosovës edhe Ministria e Mbrojtjes në këtë rast është duke u zhvilluar në përputhje me standartet e NATO-s. Kemi të gjitha pajisjet, sistemet e armatimit, dhe çkado që blihet për nevojat e Ushtrisë së Kosovës, blihet sipas standarteve të NATO-s dhe vetëm nga vendet e NATO-s. Gjithashtu ne në të gjitha diskutimet që kemi me partenrët tanë, ngritim çështjen e antarësimit të Kosovës në NATO si një prioritet dhe objektiv i yni dhe e kemi të adresuar në shumë marrëveshje këtë çështje. Forca e Sigurisë së Kosovës sot është e gatshme që të kontribuojë me kapacitetet e saj ushtarake në NATO” deklaroi Maqedonci për “Gazeta Blic”.

JU REKOMANDOJMË

Kthehet nga Gjermania dhe e gjen shtëpinë e thyer – i zhduket pushka e gjuetisë

Vidhen pajisje teknologjike në Prishtinë
24/05/2026 - 11:28

Një 82-vjeçar nga Peja ka raportuar në Polici se shtëpia e tij është thyer dhe nga aty i është vjedhur një armë gjuetie me leje valide. Burime të...

Më shumëDetails

35-shi i PDK-së, Lulzim Aliu merr mbeshtetje në Greme të Ferizajt: Bashkëbisedimet me qytetarët dhe bizneset e kësaj ane na japin besim se ndryshimi që i duhet Kosovës është i domosdoshëm

35-shi i PDK-së, Lulzim Aliu merr mbeshtetje në Greme të Ferizajt: Bashkëbisedimet me qytetarët dhe bizneset e kësaj ane na japin besim se ndryshimi që i duhet Kosovës është i domosdoshëm
24/05/2026 - 11:14

Kandidati për deputet Lulzim Aliu nga PDK po vazhdon të merr mbështetje të fuqishme për zgjedhjet e 7 qershorit, transmeton Gazeta Online Veriu.info. “Në Greme të Ferizajt, në...

Më shumëDetails

Bajrami kritikon Qeverinë Kurti: Krejt paguajmë taksa, Albini i përdor paratë tona për të blerë vota

Bajrami demanton Kurtin: Kosova mbijeton falë remitancave, ne i “eksportojmë të rinjtë në Evropë”
24/05/2026 - 10:53

Kandidatja për deputetë nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka kritikuar qeverisjen aktuale. Përmes një postimi në Facebook, Bajrami tha se qytetarët e kanë kuptuar...

Më shumëDetails

Abdixhiku e Osmani mbajnë sot takim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicres

Abdixhiku e Osmani mbajnë sot takim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicres
24/05/2026 - 10:18

Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se sot, kandidatja për Presidente Vjosa Osmani dhe kandidati për Kryeministër Lumir Abdixhiku, do të takohen me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës....

Më shumëDetails

Me këtë çmim do të shiten derivatet sot në Kosovë

Ulet çmimi i naftës
24/05/2026 - 09:41

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet e lejuara për tregtimin e derivateve të naftës në Kosovë për sot dhe nesër. Sipas njoftimit në Facebook,...

Më shumëDetails

Një burrë gjendet pa shenja jete në Prishtinë, policia nis hetimet

Sulmuan fizikisht tre persona, Policia arreston katër të dyshuar – Janë dërguar në mbajtje
24/05/2026 - 09:23

Pasditen e së premtes, një burrë është gjetur pa shenja jete në Prishtinë. Siç thuhet në raportin 24-orësh, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante, ku mjeku...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kryeziu i VV-së i ndërhyn, Musliu nervozohet: Mbylle gojen derisa ta kryj unë

    Kryeziu i VV-së i ndërhyn, Musliu nervozohet: Mbylle gojen derisa ta kryj unë

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Bëhu me këtë super banesë te Dijari Park Residence në Vushtrri

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • ‘VV’ja e ka ble PSD’në’’, Paris Guri publikon një dokument: Hysen Durmishi e Nol Nushi janë në marrëdhënie kontraktuale

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Fc Vushtrria në superligë, ardhja e Rrahman Ramës në krye të klubit solli suksesin kulmor

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Shpërthen mërgimtarja: 80% e diasporës s’dinë pse e votojnë Albin Kurtin

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë