Gjatë takimit është diskutuar për partneritetin ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, me theks të veçantë në thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
Në takim është vlerësuar rëndësia e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara dhe bashkëpunimit me Gardën Kombëtare të Iowa-s për zhvillimin dhe fuqizimin e kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës.
Ministri Maqedonci ka theksuar se Kosova i çmon miqtë dhe partnerët që kanë qëndruar pranë saj dhe kanë dhënë kontribut në forcimin e shtetit dhe sigurisë së vendit.
Ai ka nënvizuar se miqësia dhe partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten të pazëvendësueshme për Republikën e Kosovës.
Bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Iowa-s në fushën e mbrojtjes është pjesë e një partneriteti afatgjatë, i cili synon forcimin e kapaciteteve dhe ngritjen e mëtejshme të profesionalizmit të institucioneve të sigurisë në Kosovë.













