Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Marrëveshja e Ohrit, rasti Martin Berishaj e mos shkuarja në Hagë për vizitë: Krejt çka tha Kurti mbrëmë në intervistë

30/03/2023 - 10:37
në Kryesore, Lajme
A A
Marrëveshja e Ohrit, rasti Martin Berishaj e mos shkuarja në Hagë për vizitë: Krejt çka tha Kurti mbrëmë në intervistë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pas dy vjetësh, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti u rikthye në studion e “Debat Plus”. Për dallim nga hera e fundit kur Kurti ishte prezent në zgjedhjet e shkurtit 2021, kësaj radhe ai rikthehet si Kryeministër i vendit.

Kurtit iu shfaqën deklarata që kishte thënë në të kaluarën se nuk do të zhvillonte dialog me Serbinë pa kërkimfaljen e kësaj të fundit

U fol edhe për të gjitha temat aktuale në Kosovë.

Marrëveshja e Ohrit

Më 18 mars, Kurti zhvilloi një takim të lartë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi të ndërmjetësuar nga BE-ja, në Ohër të Maqedonisë. Atë ditë, një marrëveshje u arrit në mes Kurtit dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Në “Debat Plus”, Kurti tha se Marrëveshja e Ohrit nuk është e shkëlqyeshme, por nuk e cenon të ardhmen e Kosovës.

“Kjo nuk është marrëveshje e shkëlqyeshme, por ajo që është e vlefshme, nuk na e cenon fare mundësinë për të ecur përpara. Marrëveshjet e kaluara e kanë pasur këtë problem, tavanin e ulët dhe nuk ngriheshim dot. Mos kërkoni prej meje të flas për veten time të vitit 2010. Flasim edhe për 2005, por cili është kuptimi, çfarë është ky obsesion”, ka thënë Kurti.

Ky i fundit i ka qëndruar qëndrimit të tij të deritanishëm duke deklaruar se nuk do të ketë “Zajednicë” me marrëveshjen e arritur në Ohër.

Ndër të tjera, ai ka thënë se marrëveshja e Ohrit është e mirë për Kosovën për shkak se premton të ardhme më të mirë.

Ai ka thënë se marrëveshja nga neni 1 deri në nenin 4 është njohje de facto, dhe sipas tij, nuk ka asnjë jurist që konstaton se nga këto nene nuk ka njohje de facto.

Ndërkaq, Kurti ka thënë se në takimin e radhës në muajin prill do të diskutohet komplet marrëveshja.

“Nuk do të ketë zmbrapsje në prapavijë të neneve dhe fiksim vetëm e vetëm të njërit nen”, është shprehur ai.

Ditë më parë, Kurti ka deklaruar se Asocacioni i Komunave me shumicë serbe paraqet një “vetmenaxhim”. Mbrëmë, Kryeministri Albin Kurti e ka mohuar se vetëmenaxhimi ka të bëjë me vetëqeverisje apo me vetadministrim të komunitetit serb.

Vetëmenaxhimi, sipas tij, nuk është territorial, dhe se ka të bëjë me komunitetin serb.

“Vetëmenaxhimi i përket nenit 7, thotë vetëmenaxhim për komunitetin serb, jo për komunat, nëse vetëmenaxhimi do të ishte te komunat, do të kishte të bënte me vetëqeverisjen lokale. Vetëmenaxhimi nuk u referohet serbëve në territorin ku banojnë, por në identitetin që kanë”, ka thënë ai.

Tutje, për marrëveshjen me Serbinë, ai tha se është platformë solide për të ecur përpara.

Kurti për Martin Berishajn: Ai e ka dhënë shpjegimin e tij

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka dhënë shenja se ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, mund të shkarkohet nga pozita e tij.

Martin Berishaj ishte përmendur për përfshirje të tij në një skandal të madh financiar si sekser për Robert Golob, politikanin slloven.

Kurti ka thënë se kundër ambasadorit Berisha është bërë fushatë e egër në Kosovë, por edhe në Serbi, dhe se ai nuk do të ndërmarrë asnjë hap përderisa Berishaj ka dhënë sqarimet e tij.

“Ai po e pret procesin të kryhet. Në këtë fushatë të egër që është zhvilluar për Martin Berishën në Kosovë, Serbi e në Slloveni, gjithashtu edhe për kryeministrin aktual, i cili e ka quajtur shpifje e shpikje”.

Ky skandal ishte raportuar nga “Planet TV” të Sllovenisë, ku sipas këtij mediumi, kompania private konsulente në Mal të Zi, “MB Consulting”, e Berishajt, po hetohej ndërkombëtarisht për shkak të transferimeve të parave nga dega serbe e furnizuesit energjetik slloven (GEN-I).

“MB Consulting” kishte tërhequr para të gatshme rreth 600 mijë euro, të cilat më pas, i kishte bartur te politikani slloven.

Ndërkohë, Berishaj kishte mohuar këto raportime, dhe njëkohësisht ka paralajmëruar padi për mediumin në fjalë.

Kurti: Ligjin për KPK-në do ta rishkruajë ministrja Albulena Haxhiu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Ligjin e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) do ta rishkruajë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ligj të cilin e shpalli të pavlefshëm Gjykata Kushtetuese.

Përkundër kundërshtimit të kësaj të fundit, Kurti vlerësoi se ligji në fjalë ishte “i mirë”.

“Albulena si ministre e Drejtësisë e ka për detyrë ta rishkruajë. Ai ligj ka qenë i mirë, kemi nevojë për reforma në drejtësi, besoj që ka qenë i mirë. Gjykata nuk po beson që ka qenë i mirë apo i drejtë”, ka thënë ai.

Kurti ka thënë se nuk do ta shkarkojë ministren e Drejtësisë, por se ajo do ta rishkruajë ligjin.

“Le ta lexon MD-ja dhe të ma sjellin, dhe të shoh se a ka pasur mundësi që ta gjejmë një formulim, i cili i përfshin vërejtjet që na ka dhënë gjykata, nëse nuk është e mundshme duhet vendim i ri politik, nëse është e mundshme kryhet me Ministrinë e Drejtësisë”, ka thënë Kurti.

Kurti tha se shkelja e Kushtetutës nga Haxhiu nuk është i njëjtë sikurse ai i Isa Mustafës për Asociacionin, sipas tij, ka shkelje të buta të Kushtetutës dhe të forta.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur që ta shpallë të pavlefshëm Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, ligj ky i cili ishte kërkuar të rivlerësohej nga deputetët e PDK-së dhe të LDK-së.

Ajo kishte vlerësuar se disa nene të këtij ligji ishin në mospërputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu kishte deklaruar në një konferencë për media se “për Gjykatën Kushtetuese më i rëndësishëm është interesi individual i antarëve të KPK-së dhe atë jo të gjithëve, por disa prej tyre, sesa interesi i përgjithshëm, sesa ndalimi i korporatizmit në një insitutcion të rëndësishëm për qytetarët e Kosovës, për vet sistemin prokurorial, për vet sistemin e  drejtësisë në përgjithësi”.

  Pse nuk vizitoi Kurti ish-krerët e UÇK-së në Hagë?

I pyetur pse nuk i ka vizituar ish-krerët e UÇK-së, kreu i ekzekutivit ka thënë se nuk beson se një vizitë e tij do t’i ndihmonte.

“Unë kam konsideruar se vizita ime atje nuk ndihmon. Më shumë ndikon takimi me avokatët sepse jam i interesuar që ata të ndajnë me mua se çka krejt planifikojnë ta bëjnë si mbrojtje, e pastaj të koordinohemi se kurrsesi të mos dëmtohet lufta e UÇK-së”, ka thënë ai.

Më e rëndësishme, sipas tij, është takimi me avokatët e të akuzuarve dhe koordinimi me ta.

Gjersa ka thënë se beson në pafajësinë e ish-krerëve të UÇK-së, Kurti ka theksuar se dita kur u votua për Gjykatën Speciale në Kuvendin e Kosovës, ka qenë dita më e tmerrshme për shtetin e Kosovës.

Kurti: Nuk kam ardhur në pushtet duke thënë se do të rris paga

““Nuk kam ardhur në qeverisje duke thënë se do t’jua rris pagën. Kështu kanë ardhur ata paraprakët, unë kam thënë punë dhe drejtësi. Sa i përket punës, janë gjatë këtyre dy viteve 40 mijë vende pune shtesë. Tjerët kanë premtuar 200 mijë, s’i kanë bërë as dy mijë. Janë 40 mijë në këto dy vite me pandemi e inflacion”.

Kështu ka deklaruar Kryeministri Kurti gjersa theksoi se parulla e tij ishte punë dhe drejtësi duke thënë se nuk ka qenë premtim i tij rritja e pagave për qytetarët e Kosovës.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë