
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka falenderuar SHBA-në, pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë, për heqjen e dokumenteve për hyrje-dalje.
Lajçak përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Tëitter, tha se diplomacia e SHBA-së u përfshi fuqishëm në mbështetjen e dialogut.
“Falënderoj DASH, Gabriel Escobar dhe diplomacinë e SHBA-së për përfshirjen e tyre të fuqishme në mbështetje të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja”, shkroi Lajçak.
Pak më herët, shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell konfirmoi se arritur marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë për çështjen e letërnjoftimeve.
Në llogarinë e tij në Twitter, Borrell tha se Serbia ka rënë dakord të shfuqizojë dokumentet e hyrje-daljes.
“Kemi një marrëveshje. Sipas dialogut të lehtësuar nga BE-ja, Serbia ra dakord të shfuqizojë dokumentet hyrëse/dalëse për mbajtësit e ID-së së Kosovës dhe Kosova u pajtua që të mos i prezantojë ato për mbajtësit e ID-së së Serbisë”.












