Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Marrëveshja pa njohje de jure”, Qeveria kërkon t’i vlerësohet kompromisi i madh

20/09/2023 - 16:24
në Lajme
A A
“Marrëveshja pa njohje de jure”, Qeveria kërkon t’i vlerësohet kompromisi i madh
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi për herë të parë tregoi për një gazetë serbe se për çka lëshoi pe Kosova në raport me bashkësinë ndërkombëtare për të arritur deri te një marrëveshje me Serbinë. Ai tha se mungesa e njohjes formale në marrëveshje të propozuar nga Gjermania e Franca ishte koncesioni që Kosova e bëri. Këtë argument pala kosovare po e potencon në kohën kur po përballet me presion për të pranuar Planin Europian të implementimit që nis me Asociacionin. Kësaj deklarate i bëri jehonë dje edhe shefja e diplomacisë, Donika Gërvalla, e cila tha se ky ishte “kompromisi i madh” i Kosovës.

Gërvalla u pyet nga Zëri i Amerikës se a ka pasur ndryshim qëndrimi nga Qeveria Kurti, e cila proklamonte në vazhdimësi njohjen reciproke në qendër të marrëveshjes, me pranimin e një marrëveshje ku s’ka njohje formale nga Serbia.

“Po pikërisht fakti që ne si hap të ndërmjetëm pranuam, që fillimisht të shkojmë me një marrëveshje, e cila e bën njohjen de facto dhe jo de jure të Republikës së Kosovës, është kompromisi më i madh që kemi bërë”, tha Gërvalla.

Por, ministrja Gërvalla ankohet se ky kompromis i madh nga Kosova s’po vlerësohet.

“Mirëpo, ndërkohë, nuk është që kemi parë ndonjë vlerësim të këtij kompromisi që kemi bërë, gjë që na përforcon në qëndrimin tonë që duhet të jemi tejet të kujdesshëm me premtimet që japim dhe me marrëveshjet, me përmbajtjen e tyre dhe me garancitë e ndryshme që jepen rreth këtyre marrëveshjeve”.

Më 9 shtator, kryenegociatori Bislimi kishte dhënë intervistë për gazetën serbe “Danas” ku kishte thënë se në marrëveshjen e Ohrit kishin marrë njohje de facto, por ajo atë de jure

“Serbia është pajtuar me tekstin e Marrëveshjes dhe zbatimi i plotë i saj na çon në një situatë të re dhe më stabile se sa kemi tani. Me Marrëveshjen Bazike (27 shkurt) Serbia është pajtuar që ta trajtojë Kosovën si një anëtare të barabartë sovrane, ka njohur integritetin tonë territorial, ka rënë dakord të mbajë marrëdhënie normale si me të gjithë fqinjët e tjerë dhe të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Ne e kuptojmë se njohja formale nuk është aty dhe ky ishte një lëshim i madh i Kosovës. Është e rëndësishme që ne të ndërtojmë marrëdhënie të qëndrueshme si anëtarë të barabartë të bashkësisë ndërkombëtare”, kishte thënë Bislimi për gazetën serbe, e cila ishte përkthyer më pas nga vetë ZKM-ja dhe i është dërguar mediave.

Bislimi të hënën në një konferencë për media tha se koncesioni i është bërë bashkësisë ndërkombëtare e jo Serbisë. Aty akuzoi “mediat e financuara nga Serbia” se ia kanë keqinterpretuar deklaratën e tij dhënë për Danas, duke thënë se “ky nuk është lëshim” edhe pse në versionin zyrtar të intervistës që ka shpërndarë ZKM përdoret ky term. Gjuha e Bislimit u dënua nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

“Pamundësia e faktorit ndërkombëtar të detyrojë Serbinë të jetë konstruktive në dialog, ka detyruar apo sjellë propozimin franko-gjerman, pra ka qenë kërkesë e propozuesve që të futet një fazë e ndërmjeme, prandaj quhet marrëveshje drejt normalizimit, e cila Kosovës i ofron njohje de facto, por njohja de jure mbetet për më vonë. Ky nuk është lëshim. Fjala lëshim është përdorur qëllimisht nga mediat kosovare që kanë financim nga Serbia për t’i dhënë konotacion negativ. Ky është koncesion që ka bërë pala kosovare jo ndaj Serbisë, po ndaj bashkësisë ndërkombëtare. Por, jo që kemi hequr dorë nga marrëveshja finale”, ka thënë Bislimi të hënën në konferencën e përbashkët për media ame kryeministren.

Bislimi për Danas kishte shtuar se vendime të tilla madhore duhet të merren nga liderë të guximshëm dhe se shpreson se lidershipi i Serbisë do të gjejë forcë për ta zbatuar Marrëveshjen Bazike në plotni.

“Kosova ka qenë e gatshme që në fillim dhe është ende, për të bërë pjesën e saj”.

Bislimi për gazetën serbe kishte shprehur gatishmërinë e Kosovës për kërkesat e serbëve të Kosovës rreth Asociacionit, por e kishte bërë të qartë se kjo duhet të bëhet brenda kornizës kushtetuese.

“Ne jemi të gatshëm të rishikojmë dhe përmirësojmë më tej strukturën institucionale për serbët e Kosovës brenda kornizës kushtetuese, por duhet të jetë e qartë se kjo është pjesë e juridiksionit të Kosovës, të cilën Serbia e njeh, e respekton dhe nuk kërkon ta minojë”.

Para se të pranonte marrëveshjen që buroi nga plani franko-gjerman, Kurti kishte deklaruar se njohja nga Serbia nënkupton normalizim të marrëdhënieve me Kosovën dhe se këto dy gjëra s’mund të ndahen.

“Normalizim të plotë të marrëdhënieve pa njohje reciproke në qendër nuk mund të ketë. Pra, në çdo takim që kemi pasur me partnerët tanë evropianë dhe amerikanë, e pranojnë se normalizimi dhe njohja nuk mund të çahen e ndahen prej njëri-tjetrit”, kishte thënë ai.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë