Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Marrëveshja për tregti të lirë e Kosovës me EFTA-n, çfarë duhet të dini?

23/01/2025 - 15:23
në Kryesore, Lajme
A A
Marrëveshja për tregti të lirë e Kosovës me EFTA-n, çfarë duhet të dini?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nëse një prodhues vendës kosovar është detyruar të paguajë një tarifë shtesë doganore prej 10 për qind për t’i eksportuar mallrat e veta në një vend me mërgatë të madhe, si Zvicra, nga tani ai, lëre më që nuk do të paguajë çmim shtesë, por nuk do të paguajë fare tarifë doganore.

Këtë e ka mundësuar një marrëveshje e saponënshkruar ndërmjet Kosovës dhe Shoqatës Evropiane të Tregtisë së Lirë (EFTA), ku, përveç Zvicrës, bën pjesë edhe Islanda, Lihtenshtajni dhe Norvegjia.

Heqja e tarifave është një nga lehtësitë që do t’i gëzojnë kompanitë kosovare që eksportojnë apo duan të eksportojnë në vendet anëtare të EFTA-s, me të cilën Kosova e nënshkroi më 22 janar një Marrëveshje për Tregti të Lirë, më pak se tri vjet pasi i hapi bisedimet me këtë organizatë.

Marrëveshja ofron shumë mundësi, përfshirë ato për importimin dhe eksportimin e mallrave. Konsumatorët dhe kompanitë mund të gëzojnë çmime më të lira, ndërsa kompanitë vendëse mund t’i shesin produktet e tyre më me lehtësi në tregjet e huaja.

Marrëveshja u mundëson kompanive në vendet kontraktuese qasje të ngjashme ose më të mirë sesa konkurrentët e tyre nga vendet e treta, sipas EFTA-s.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, thotë për Radion Evropa e Lirë se kjo marrëveshje nënkupton shumë për Kosovën.

“Marrëveshje të tilla, për një treg të vogël, siç është Kosova, duhet të kenë qëllim strategjik sa më shumë, sepse kjo u ndihmon investimeve të huaja, sepse çdo investitor që vjen në Kosovë i prodhon dhe eksporton mallrat në këto vende të EFTA-s”, pohon Rafuna.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh i bindur pas nënshkrimit të marrëveshjes në Davos të Zvicrës se ajo “do të sjellë përfitime për bizneset, industritë dhe qytetarët e të gjitha vendeve [palë]”.

Kush përfiton më së shumti nga kjo marrëveshje?

Marrëveshja mes Kosovës dhe EFTA-s mbulon fusha si tregtia e mallrave dhe shërbimeve, të drejtat e pronësisë intelektuale, lehtësimin tregtar, zhvillimin e qëndrueshëm tregtar, dhe provizionet ligjore e horizontale.

Sipas Rafunës, prodhuesit vendës do të përfitojnë më së shumti nga kjo marrëveshje, për arsye se do ta kenë mundësinë që të gjitha produktet me origjinë të Kosovës t’i eksportojnë në këto vende, pas pasur nevojë të paguajnë tarifë doganore. E njëjta do të vlejë edhe për mallrat që hyjnë në Kosovë nga këto vende.

“Ne kemi diasporë shumë të madhe në Zvicër, dhe falë kësaj marrëveshjeje ata do të përfitojnë, për t’i tërhequr produktet e Kosovës në tregun zviceran, por edhe produktet e tyre, apo partnerëve të tyre, në tregun kosovar, pa tarifë doganore”, thotë Rafuna.

Kompania “S//Sprint”, me bazë në Podujevë, e cila merret me prodhimin e veshjeve sportive, ka vite që eksporton prodhimet e veta në anëtaren e EFTA-s, Zvicrën, si dhe në vende të tjera rajonale dhe evropiane.

Pronari i saj, Sami Sopa, thotë për Radion Evropa e Lirë se kompania është përballur në të kaluarën me vështirësi për të eksportuar në tregun zviceran, duke u detyruar të paguajë tarifë shtesë doganore.

“Kur është futur malli i Kosovës në Zvicër, ata kanë menduar që është evropian, më vonë kanë konstatuar që është nga Kosova, dhe kanë kërkuar pagesë shtesë deri në 10 për qind”, tregon Sopa.

Ai shpreson se marrëveshja do t’ia lehtësojë eksportin në tregun zviceran, të cilin e cilësoi si “shumë të volitshëm dhe të rëndësishëm për ne, sepse kemi shumë mërgimtarë atje, të cilët i blejnë produktet tona”.

Rreth 115.000 kosovarë jetojnë në Zvicër, sipas të dhënave të fundit nga viti 2022 të Sekretariatit Shtetëror të Zvicrës për Imigrim. Agjencia e Statistikave e Kosovës ende s’i ka publikuar të dhënat e regjistrimit të popullsisë të vitit 2024 për kosovarët që jetojnë në Zvicër.

Sopa thotë se kompania e tij do të synojë ta shfrytëzojë edhe mundësinë që marrëveshja e re ndërmjet Kosovës dhe EFTA-s ua ofron kompanive kosovare për të eksportuar mallra edhe në tregjet e vendeve të tjera.

Cili është bilanci tregtar mes Kosovës dhe EFTA-s?

Tregtia dypalëshe mes Kosovës dhe EFTA-s nisi qysh në vitin 2008, pas pavarësimit të vendit.

Prej atëherë, ka shënuar rritje të vazhdueshme, ndërsa më 2023 e arriti shifrën më të lartë: 176 milionë euro, sipas të dhënave në ueb-faqen e kësaj organizate.

Gjatë vitit 2023, Kosova eksportoi në vendet e EFTA-s mallra në vlerë prej 76 milionë eurosh, ndërsa importoi produkte nga to në vlerë prej 99 milionë eurosh.

Shkalla mesatare e importit shënoi rritje prej 20.4 për qind në pesë vjetët e fundit, ndërsa ajo e eksportit 26.6 për qind gjatë asaj periudhe.

Tregtia ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës gjatë vitit 2023 arriti vlerën e 141 milionë eurove. Kosova eksportoi mallra në vlerë prej 75 milionë eurosh në Zvicër, ndërsa importoi në vlerë prej 66 milionë eurosh nga ajo. Në të dhënat për tregtinë me Zvicrën futet edhe Lihtenjshtajni, pasi këto dy vende kanë doganë të përbashkët, sipas EFTA-s.

Kosova eksporton në vendet e EFTA-s kryesisht mallra si orendi, plastika, hekur dhe çelik, si dhe produkte të drurit, ndërsa importon nga to kryesisht vetura, produkte farmaceutike, duhan dhe makineri.

JU REKOMANDOJMË

Sadik Zeqiri: Në Hagë po shkelen të drejtat e njeriut, ish krerët e UÇK-së nuk i lejuan as në varrime të familjarëve

Sadik Zeqiri: Në Hagë po shkelen të drejtat e njeriut, ish krerët e UÇK-së nuk i lejuan as në varrime të familjarëve
01/05/2026 - 00:55

Komentatori politik Sadik Zeqiri, në Adresa tha se raportet mbi funksionimin e Dhomave e Specializuara, evidentojnë shkelje serioze të të drejtave të njeriut. Sipas tij, praktikat e ndjekura...

Më shumëDetails

Kongresmeni Torres me rezolutë kërkon që trupat amerikane të mbeten në Kosovë deri në fund të misionit të KFOR-it

Kongresmeni Torres me rezolutë kërkon që trupat amerikane të mbeten në Kosovë deri në fund të misionit të KFOR-it
01/05/2026 - 00:52

Kongresmeni amerikan Ritchie Torres ka iniciuar një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, përmes së cilës kërkohet që trupat amerikane të mbeten pjesë e misionit...

Më shumëDetails

E dhimbshme: 30 vjeçari ndërron jetë në Gjermani në vendin e punës

E dhimbshme: 30 vjeçari ndërron jetë në Gjermani në vendin e punës
01/05/2026 - 00:51

Granit Tahiri nga komuna e Podujevës ka ndërruar jetë sot gjatë ditës në vendin e tij të punës në Hanover të Gjermanisë. Lajmin për vdekjen e 30 vjeçarit...

Më shumëDetails

Hashim Thaçi intervistë të hënën nga Haga

Specialja rrëzon kërkesën e Prokurorisë që Thaçit t’i kufizohen vizitat me disa persona
30/04/2026 - 22:59

Moderatori i emisionit Opinion në Tv Klan, Blendi Fevziu bëri të ditur se të hënën e javës që vjen, do të transmetojë një intervistë me ish-presidentin e Kosovës...

Më shumëDetails

Qeveria mban mbledhje elektronike, këto janë vendimet e marra

Mbledhja e qeverisë, këto janë vendimet që u morën
30/04/2026 - 22:52

Qeveria e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës. Sipas njoftimit është mbajtur mbledhje elektronike. Në këtë mbledhje janë marr disa vendime. Vendimet e marra: Miratuar...

Më shumëDetails

“Zgjedhjet 10 milionë euro”, Spahiu më mirë do ishte Kurti me ato para 5 milionë t’i merrte për vete e 5 tjera të ndërtonte ura

Spahiu: Ka shumë mundësi për luftë në Kosovë, mund të na bëjnë përshesh
30/04/2026 - 22:50

Analisti Nexhmedin Spahiu, ka komentuar në “Pressing” të T7, shkuarjen e Kosovës në zgjedhje. Ai tha se buxhetit të shtetit i kushtojnë 10 milionë euro, duke thënë se...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dramë brenda LDK-së, japin dorëheqje Kujtim Shala dhe Gazmend Muhaxheri?

    Dramë brenda LDK-së, japin dorëheqje Kujtim Shala dhe Gazmend Muhaxheri?

    374 Shpërndaje
    Shpërndaje 150 Tweet 94
  • Ekskluzive: Rama po synon ta merr drejtimin e LDK-së nga java e ardhme, nis takimet për shkarkimin e Abdixhikut

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Edhe kompania ALBI e Tahir Humolli kapet nga shteti duke i mashtruar konsumatorët me çmime (Dokument)

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • Edhe një skandal: “Viva Fresh” e Xhevdet Rexhepit kapet duke mashtruar me çmime, produktet shiten 39% më shtrenjtë në arkë se sa në raft

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Fejohet motra e Gjestit, kush është personi që i ka marrë zemrën

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë