Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Martin Berisha për televizionin kroat: Aktgjykimi i Hagës nuk e vë në pikëpyetje pavarësinë

20/09/2026 - 12:14
në Lajme
A A
Martin Berisha për televizionin kroat: Aktgjykimi i Hagës nuk e vë në pikëpyetje pavarësinë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp
OSE

Martin Berisha, ambasadori i Kosovës në Kroaci, në një intervistë për HRT (Radiotelevizionin kroat), i ka quajtur drakonike dënimet e shqiptuara nga Haga ndaj krerëve të UÇK ndërsa ka shprehur dyshime mbi besueshmërinë e një pjese të dëshmive mbi të cilat bazohet vendimi.

Njëkohësisht, Berisha për audiencën kroate theksoi se Tribunali i Hagës duhet të dallohet nga Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë.

“Ato dy gjykata nuk kanë absolutisht asgjë të përbashkët. Dhomat e Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, janë themeluar nga Kuvendi i Kosovës me shumicë prej tri të katërtave”, tha Berisha.

Ai gjithashtu theksoi se ky është një vendim i shkallës së parë, i cili ende nuk është përfundimtar.

Duke folur për reagimet ndaj vendimit, Berisha tha se në Kosovë ekziston një indinjatë e madhe.

“Nuk duhet t’i nënvlerësojmë emocionet që janë shfaqur te qytetarët”, tha ai.

Njëkohësisht, Berisha hodhi poshtë pretendimet se UÇK-ja ishte një strukturë e kriminalizuar dhe theksoi se procedurat kanë të bëjnë me përgjegjësinë individuale, e jo atë kolektive.

Ai gjithashtu potencoi se qytetarët e Kosovës nuk i kanë harruar krimet e kryera gjatë luftës dhe fatin e shqiptarëve të vrarë, trupat e të cilëve u transportuan në Serbi për të fshehur krimin.

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk luftoi jashtë Kosovës. Ajo mbrojti vatrat e saj, jetët e saj dhe jetët e familjeve të saj”, tha Berisha.

Ambasadori beson se vendimi nuk do të jetë në favor afatgjatë të politikave të presidentit serb Aleksandar Vuçiç, edhe pse, siç vëren ai, Vuçiçi mund ta shfrytëzojë atë gjatë fushatës zgjedhore.

“Ky është një tentim për të relativizuar fajin ose për të krijuar përçarje. Vrulli që aktualisht po e nxit politikën serbe në prag të zgjedhjeve do të shuhet shumë shpejt,” tha Berisha. Ai ripërsëriti se bëhet fjalë për vendim të shkallës së parë.

Tutje, Berisha shtoi se Kosova do të vazhdojë një dialog serioz me aleatët e saj, kryesisht me Shtetet e Bashkuara, dhe nuk do të lejojë që vendimi të përdoret për të forcuar politika të tilla në planin afatgjatë.

Berisha e hedh poshtë pretendimin se vendimi vë në dyshim legjitimitetin e pavarësisë së Kosovës.

“Ajo teori nuk qëndron, as faktikisht e as ligjërisht. Pavarësia e Kosovës u shpall në vitin 2008 dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë konstatoi se shpallja e pavarësisë nuk e shkeli të drejtën ndërkombëtare,” tha Berisha.

JU REKOMANDOJMË

Buja pas vërdiktit në Hagë: Ku është qeveria, parlamenti, dhe partia ime, kështu nuk mbrohet askush

Buja pas vërdiktit në Hagë: Ku është qeveria, parlamenti, dhe partia ime, kështu nuk mbrohet askush
20/09/2026 - 13:15

Anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së, Shukri Buja ka ngritur disa pyetje pas verdiktit dënues në Hagë. Buja ka thënë se qytetarët përmes protestave në Kosovë dhe jashtë...

Më shumëDetails

Sëmureni gjatë pushimeve jashtë Zvicrës? Ja çfarë mbulon sigurimi shëndetësor

Shantazhonte burrat e moshuar në Zvicër, kosovari dënohet me 10 muaj burg me kusht
20/09/2026 - 12:51

Një trajtim urgjent jashtë vendit mund të kushtojë shumë, sidomos në shtete si SHBA-ja. Për personat e siguruar në Zvicër, niveli i mbulimit varet nga vendi ku ndodh...

Më shumëDetails

Ilir Deda me një varg propozimesh për ta kundërshtuar aktgjykimin e Speciales: T’i kërkohen NATO-s dokumentet relevante nga arkiva

Ilir Deda: Çdo pushtet që e lufton median, humb!
20/09/2026 - 12:41

Analisti politik Ilir Deda ka publikuar në Facebook një postim me një varg propozimesh përtejkalimin e situatës politike në Kosovë dhe për mbështetjen e proceseve të apelimit lidhur...

Më shumëDetails

Ahengu në Prizren përfundon me 11 gëzhoja në tokë: 21-vjeçari ndalohet për 48 orë

Një burrë e qëllon me armë zjarri një tjetër në Pejë – i lënduari në spital, i dyshuari shkon vetë në polici
20/09/2026 - 12:27

Një aheng familjar në fshatin Lukinje të Prizrenit është shoqëruar me të shtëna me armë zjarri mbrëmjen e 19 shtatorit, çka ka aktivizuar Policinë. Burimet e Sinjalit bëjnë...

Më shumëDetails

Idriz Rrecaj është njëri nga tre viktimat e konfirmuara nga gjetjet në varrezën masive në veri, njofton djali i tij!

Idriz Rrecaj është njëri nga tre viktimat e konfirmuara nga gjetjet në varrezën masive në veri, njofton djali i tij!
20/09/2026 - 12:00

Idriz Rrecaj nga Llausha e Skënderajt është njëri prej tre viktimave të konfirmuara nga analizat e ADN-së të mbetjeve mortore të gjetura në lokacionet e varrezave masive në...

Më shumëDetails

Kraki: Boll më me ndasitë, e kemi një UÇK dhe një qëllim

Kraki ironizon ish-opozitën: Matematika e tyre nuk ekziston askund në botë, ndoshta mbushen mend
20/09/2026 - 11:54

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki, ka reaguar kundër ndarjeve politike e shoqërore që lidhen me luftën dhe UÇK-në. Kraki ka shkruar se Kosova nuk ka lluksin”që secila...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Trump: Iranianët e rrëzuan helikopterin amerikan mbi Ngushticën e Hormuzit

    “Siguroni ushqime dhe strehim”, SHBA alarm për luftë, Trump kthehet herët nga Camp David

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Këta janë tre veprimtarët e njohur të identifikuar pas zhvarrosjeve në Mitrovicë

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Lajme të këqija për presidentin serb Vucic, nisi procedura kundër partisë së tij

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Guxo me komunikatë 3 ditë pas dënimit të krerëve të UÇK-së: Dënimin e quan drakonik por askund të padrejtë, kërkesën për dorëheqje të Gërvallës e lidh me ligjin për pasuri të pajustifikueshme

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Konfirmohet identiteti i tri viktimave nga varrezat në Zubin-Potok, i përkasin “Grupit të Intelektualëve”

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë