Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Martin Berishaj i buzëqesh biznesmenit kontravers serb Kariq, shpërblehet bashkë me zyrtarin e Serbisë

05/07/2024 - 13:29
në Lajme
A A
Martin Berishaj i buzëqesh biznesmenit kontravers serb Kariq, shpërblehet bashkë me zyrtarin e Serbisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Martin Berishaj, ambasador i Kosovës në Kroaci, është përfolur që një kohë të gjatë për përfshirjen në një aferë financiare në Slloveni. Krahas kësaj, Berishaj është duke u hetuar nga Prokuroria Speciale në Kosovë për shpëlarje parash. Tash Berisha është bërë sërish i gjallë. Ai është parë në shoqërinë e Boguljub Kariqit, biznesmen kontravers serb, që është i sanksionuar nga Bashkimi Evropian për lidhjet me presidentin bjellorus, Aleksander Lukashenkon, ndërsa kompania ndërtimore e familjes Kariq është e sanksionuar nga SHBA-ja.

Berishaj dhe Kariqi janë takuar në një organizim në Bosnjë dhe Hercegovinë, të quajtur “Ceremonia e 45-të e çmimeve të menaxherit, kompanisë më të madhe dhe personalitetit të vitit 2024”. Në videon e publikuar në Youtube, Berishaj dhe Kariqi janë të ulur shumë afër njëri-tjetrit, me vetëm një person që i ndan fizikisht.

Gjatë tërë kohës së ceremonisë, Berishaj është parë afër Kariqit, biznesmen me të kaluar të dyshimtë, që është pronar i “BK Group”. Madje, në momentin kur Kariqi çohet në këmbë për ta marrë shpërblimin, Berishaj i buzëqesh në mënyrë miqësore.

Pllakata për Berishën

Ambasadori i Kosovës është shpërblyer për kontributin e tij në fushat e arsimit, shkencën dhe kulturës. Për këtë pllakatë kishte shkruar vetë Berishaj në profilin e tij në “Facebook”, duke dhënë detaje për mirënjohjen me të lartë të Agjencisë së Pavarur, Shoqatës Evropiane të Menaxherve dhe Revistës EuroManager.

Megjithatë, Berishaj nuk e kishte përmendur fare praninë e Kariqit në këtë ceremoni, ashtu siç e kishte fshehur në shumicën dërrmuese të fotove, përveç në njërën, ku shihet vetëm gjysma e fytyrës së Kariqit.

“Sonte në ceremoni solemne në prani të autoriteteve më të larta shtetit të Bosnjës dhe Hercegovinës, ministrave te jashtëm të Evropës juglindore dhe qëndrore, profesorëve universitarë, dhe akademikëve të mirënjohur, në Hotel Holidayn në Sarajevë, sipas vlerësimit të jurisë së pavarur evropiane, më është ndarë çmimi më i lartë, i titulluar “PERSONI EVROPIAN I VITIT” – PLLAKË E ARTË për punë shumëvjeçare, jashtëzakonisht të suksesshme në fushën e shkencës dhe arsimit, veçanërisht për lidhjen rajonale dhe promovimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor në kuadrin evropian dhe botëror”, kishte shkruar Berishaj për këtë ceremoni.

Në shkrimin e tij, Berisha nuk kishte përmendur edhe një fakt tepër të rëndësishëm. Berisha ishte shpërblyer me këtë pllakatë së bashku me Zoran Gjorgjeviqin, ish-ministër i Mbrojtjes i Serbisë në vitet 2016-2017 dhe aktualisht drejtor i përgjithshëm i Postës së Serbisë.

Për dallim nga Kariqi dhe Gjorgjeviqi, Berishës nuk iu ofrua mundësia për të folur në këtë ceremoni.

Kush është Kariqi?

Boguljub Kariqi është biznesmen me të kaluar të dyshimtë, i cili u bë i pasur gjatë kohës së regjimit të Sllobodan Millosheviqit, ish-president autoritar serb, i njohur gjerësisht si “Kasapi i Ballkanit”. I lindur në Pejë, pasuria e Kariqit llogaritet të përfshijë kompani të ndryshme të ndërtimit, telekomunikacionit, tregtisë e fusha të tjera.

Kompania ndërtimore e familjes Kariq, “Dana Holdings Limited (Dana Holdings)”, e udhëhequr nga djali i Kariqit, Nebojsha Kariq, është e sanksionuar nga Thesari i SHBA-së.

“Dana Holdings Limited (Dana Holdings) është një firmë e regjistruar në Qipro me lidhje me familjen Karic të Serbisë, e cila u ngrit në famë duke financuar sundimin e Slobodan Millosheviçit në vitet 1990. Familja Karic konsiderohet e afërt me Lukashenkën; për shembull, Dana Holdings dyshohet se u ofroi punonjësve një ditë pushimi për pjesëmarrje në një tubim pro-Lukashenkës pas zgjedhjeve mashtruese të 9 gushtit 2020, është shfaqur në fletushka pro-Lukashenka dhe strehon një galeri arti të drejtuar nga nusja e Lukashenkës -ligji në një qendër tregtare në Minsk. Shtetasi serb dhe qipriot Nebojsa Karic luan një rol udhëheqës në kompani”, thuhej në njoftimin e Departamentit amerikan të Thesarit.

Ndërsa vetë Kariqi është i sanksionuar nga Bashkimi Evropian, bllok që e akuzonte për lidhjet financiare me Aleksander Lukashenkon, president i Bjellorusisë, që konsiderohet si “diktatori i fundit në Evropë”./Nacionale

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë