Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Masa të shtuara për protestën thirrur nga OVL e UÇK, Policia: Pjesëmarrësit të mos përdorin maska e mjete të forta

18/09/2026 - 10:07
në Kryesore, Lajme
A A
Masa të shtuara për protestën thirrur nga OVL e UÇK, Policia: Pjesëmarrësit të mos përdorin maska e mjete të forta
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka përfunduar përgatitjet operacionale për protestën e paralajmëruar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, e cila pritet të mbahet sot, nga ora 12:00 në sheshet e Prishtinës.

Policia ka bërë të ditur se do të angazhojë njësi policore për të garantuar rendin dhe sigurinë publike, si dhe mbarëvajtjen e protestës.

Sipas Policisë, zyrtarët kompetentë kanë zhvilluar takim me përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të Luftës, me qëllim të koordinimit dhe njoftimit rreth organizimit të protestës dhe masave të sigurisë.

Policia u ka bërë thirrje pjesëmarrësve që të respektojnë ligjin dhe udhëzimet e zyrtarëve policorë, duke kërkuar që protesta të zhvillohet në mënyrë të qetë dhe pa incidente.

Në njoftim, PK-ja ka paralajmëruar pjesëmarrësit që të mos hedhin gjësende apo mjete të forta dhe të mos përdorin maska gjatë protestës.

Për shkak të lëvizjes së protestuesve, Policia ka paralajmëruar se mund të ketë kufizime ose ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në disa rrugë që çojnë drejt shesheve të kryeqytetit.

“Për shkak të zhvillimit të protestës dhe lëvizjes së pjesëmarrësve, mund të ketë kufizime ose ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut në disa rrugë që të shpien drejt shesheve të kryeqytetit, andaj janë paraparë edhe angazhime të njësive policore patrulluese të trafikut, në rast të nevojës për riorientim të trafikut në rrugët alternative”, thuhet në njoftim.

Policia ka thënë se zyrtarët e saj do të jenë të pranishëm në terren gjatë gjithë aktivitetit, duke theksuar se siguria e qytetarëve dhe mbarëvajtja e protestës mbeten prioritet.

 

JU REKOMANDOJMË

Senatorja amerikane: Duhet t’ua bëjmë të qartë rusëve se NATO në Kosovë dhe EUFOR-i në BeH janë në gatishmëri të lartë

Senatorja amerikane: Duhet t’ua bëjmë të qartë rusëve se NATO në Kosovë dhe EUFOR-i në BeH janë në gatishmëri të lartë
18/09/2026 - 10:03

Senatorja amerikane Jeanne Shaheen ka ngritur shqetësime për ndikimin rus në Ballkan, duke theksuar lidhjet e Serbisë dhe të serbëve në Republikën Sërpska me Moskën. Në një intervistë...

Më shumëDetails

Musliu: Kosova ka shpirt, ka rini dhe shpirti liridashës nuk vdes kurrë

Musliu: Su’lmi në Ibër-Lepenc u krye nga Radoiçiqi i mbështetur nga Serbia
18/09/2026 - 09:50

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar për protestat në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, duke shprehur kënaqësinë e saj për praninë e të rinjve të...

Më shumëDetails

Nurellari: Gjykata Speciale njollosi edhe Shqipërinë, duhet të mobilizohemi si shtet për mbrojtjen e UÇK-së

Rasti i Klan Kosovës, Nurellari i PDK-së e krahason Kurtin me liderë autoritarë
18/09/2026 - 09:27

Politologu Adri Nurellari ka kundërshtuar dënimet e Gjykatës Speciale ndaj krerëve të UÇK-së. Ai ka bërë me dije se kjo gjykatë njollosi jo vetëm Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës,...

Më shumëDetails

Wesley Clark: Edhe George Washington do të ishte dënuar në një gjykatë të tillë

Wesley Clark: Edhe George Washington do të ishte dënuar në një gjykatë të tillë
18/09/2026 - 09:19

Ish-gjenerali amerikan, Wesley Clark, deklaroi se me atë që ka parë në procesin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, edhe themeluesi i shtetit amerikan, George Washington do...

Më shumëDetails

Ç’mund të ndodhë me shtatë figurat e UÇK-së që u përmendën në aktgjykimin e 16 shtatorit?

Ç’mund të ndodhë me shtatë figurat e UÇK-së që u përmendën në aktgjykimin e 16 shtatorit?
18/09/2026 - 08:22

Lahi Brahimaj, Fatmir Limaj, Sylejman Selimi, Rrustem Mustafa, Latif Gashi, Shukri Buja dhe Sabit Geci nuk ishin të pandehur, por emrat e tyre u përmendën në aktgjykimin e...

Më shumëDetails

Nuk e pranojnë dënimin e liderëve të UÇK-së: Veteranët sot në protestë gjithëpopullore

Nuk e pranojnë dënimin e liderëve të UÇK-së: Veteranët sot në protestë gjithëpopullore
18/09/2026 - 08:15

Sot me fillim nga ora 12:00, veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë paralajmëruar protestë gjithëpopullore. Ata kanë kërkuar pjesëmarrje sa më të madhe të njerëzve por edhe...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kajtazi: Kryegjyqtari Smith veç sa nuk e falënderoi Rexhep Selimin

    Kajtazi: Kryegjyqtari Smith veç sa nuk e falënderoi Rexhep Selimin

    248 Shpërndaje
    Shpërndaje 99 Tweet 62
  • Befason Nait Hasani, tregon me emër kush e vrau veprimtarin e LDK-së

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Gjyqtari Smith që dënoi dje krerët e UÇK’së s’humb kohë, merr vendim të ri

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Ç’mund të ndodhë me shtatë figurat e UÇK-së që u përmendën në aktgjykimin e 16 shtatorit?

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • “KU JE SHPIUNE?” – Aksion në objektin e Ministrisë së Drejtësisë, të drejtuar nga Donika Gërvalla – Schwarz

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë