Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

MASHT-i: Orët e humbura do të kompensohen sipas kalendarit të ri

13/10/2022 - 10:31
në Kryesore, Lajme
A A
MASHT-i: Orët e humbura do të kompensohen sipas kalendarit të ri
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministria e Arsimit, ka bërë të ditur për Radio Kosovën se kompensimi i orëve të humbura si pasojë e grevës, do të bëhet sipas kalendarit të përmirësuar. Ndërkohë, Sindikata e Arsimit dhe Këshilli i Prindërve janë shprehur kundër kompensimit të orëve sipas kalendarit të ri, pasi kjo është e rregulluar me Kontratë Kolektive.

Orët e humbura si pasojë e grevës në arsim do të kompensohen sipas kalendarit të ri, i cili është publikuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI). Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Arsimit në një përgjigjeje me shkrim për Radio Kosovën. Në përgjigje thuhet se ministria gjatë rishikimit të kalendarit shkollor, ka analizuar me kujdes të gjithë faktorët, përfshirë përmbajtjen mësimore për gjysmëvjetorin e parë dhe të dytë, balancimin e periudhave mësimore dhe shmangien e mbingarkesës. Si rezultat i këtyre analizave ka ardhur deri te vendimi për plotësimin dhe ndryshimin e kalendarit shkollor. Për sa i përket propozimeve që kompensimi i 22 ditëve të humbura të bëhet duke shtuar nga 5 orë brenda javës për çdo nxënës, kjo praktikisht dhe teknikisht është e pamundur të realizohet si nga aspekti pedagogjik, ashtu edhe ai logjistik.

Ndërkohë, kundër këtij vendimi të ministrisë është Sindikata e Arsimit. Ymer Ymer, nga kjo sindikatë, i tha Radio Kosovës se orët e humbura gjatë kohës së grevës në këtë sektor nuk kompensohen, për arsye se kështu është e rregulluar me Kontratë Kolektive.

“ Këtë çështje e kemi të rregulluar me Kontratë Kolektive e e cila është e nënshkruar ndërmjet MASHT-it dhe SBASHK-ut. Një nën i cili thotë se orët e humbura gjatë kohës së grevës në këtë sektor nuk mbahen ose kompensohen përveç nëse ka një marrëveshje të veçantë ndërmjet të dyja palëve. Ministria e Arsimit as nuk ka biseduar dhe nuk e ka ftuar SBASHK-un për ndonjë konsultim për arritjen e ndonjë marrëveshje. Përderisa nuk ka një marrëveshje të tillë, ne, mendojmë, se ai vendim për zëvendësimin e orëve është i pavlefshëm”, tha Ymeri.

Po ashtu, edhe Këshilli i Prindërve të Kosovës është shprehur kundër kompensimit të orëve ditëve të shtuna. Kryetari i Këshilli, Jeton Demi, në një përgjigjeje për Radio Kosovën tha se prindërit në mënyrë unanime janë deklaruar kundër kompensimit të orëve pasi kjo po shkakton çrregullim të planifikimit familjar dhe aktiviteteve të tjera.

“Të shtunat ligjërisht janë ditë pushimi, mbajtja e mësimit ditëve të shtuna e pengojnë procesin mësimor gjatë ditëve të tjera të javës. Po ashtu pengojnë aktivitetin jashtë shkollor të fëmijëve. Dhe po ashtu shumica dërrmuese e prindërve kanë qenë kundër kompensimit të orëve gjatë të shtunave dhe vazhdojmë të mbajmë këtë qëndrim”, tha Demi

Ministria e Arsimit ka bërë të ditur se gjatë një muaji të grevës, janë humbur gjithsej 22 ditë mësimi apo rreth 12 për qind e ditëve të vitit shkollor.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë