Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mashtrimi i HIB Petrol: Posedonte mbi 3 milionë litra naftë rezervë, rriste çmimin në kurriz të popullatës

18/03/2022 - 18:45
në Ekonomi, Kryesore, Lajme
A A
Mashtrimi i HIB Petrol: Posedonte mbi 3 milionë litra naftë rezervë, rriste çmimin në kurriz të popullatës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Është zbuluar se kompanitë e derivateve të naftës kanë pasur mjaftueshëm rezerva për të mos i varfëruar xhepat e qytetarëve në ditët e para të muajit mars, në kohën e pikut të luftimeve në Ukrainë.

Mirëpo nuk e kishin bërë një gjë të tillë. Vendosën që të shfrytëzojnë rastin dhe të përfitojnë majmë në kohë krize.
Tri ditë pasi kryeministri Albin Kurti mori një vendim lidhur me industrinë e naftës, kompanive të këtij sektori iu erdhi një kërkesë nga Administrata Tatimore e Kosovës.

Iu kërkohej që të deklaronin se sa litra naftë i posedonin në stoqet e tyre. Kjo kërkesë është bërë me qëllimin që të implementohej vendimi i Kurtit për të mos lejuar korporatata e naftës që të kenë më shumë se 6 përqind fitim në shitjet me pakicë.

Ndërsa në shitjet me shumicë vendimi parashihte marzhë prej vetëm 4 përqind.
Kërkesës së ATK-së i ishte përgjigjur edhe korporata Hib Petrol, pronë e Ibrahim e Kujtim Bucaliut.
Kishte njoftuar ATK-në se korporata posedonte mbi 3 milionë litra derivate të naftës në stoqet e saj.

Gazeta Insajderi posedon raportet e korrespodencat mes ATK-së e kësaj kompanie private.

Kjo rezerve milionëshe i ndihmonte kompanisë që të mos rriste çmimin e derivateve të naftës. Mirëpo në praktikë ndodhi e kundërta.

Përkundër sasisë enorme rezervë, korporata HIB Petrol vendosi që të rrisë çmimin disa herë brenda dhjetë ditëve-nga data 4 mars deri më 14 mars të vitit 2022.

Gjersa gjatë muajit shkurt çmimi i një litre naftë në këtë kompani ishte nga 1 deri në 1 euro e 6 cent, në kohën e fryrjës së çmimeve situata kishte eskaluar.

Deri më datën 14 mars çmimi ishte rritur mbi 5 herë, përderisa në bursë kishte pasur më pak lëvizje. Prej 1 euro e 6 cent në fund të shkurtit, çmimi i një litre naftë në këtë kompani kishte shkuar mbi 1 euro e 80 cent.

Ministria e Tregtisë, ATK dhe Prokuroria në gjumë

Pasi Gazeta Insajderi ka zbuluar se kompanitë e derivateve të naftës kanë pasur mjaftueshëm rezerva në stok por pavarësisht kësaj kishin rritur cmimin e derivateve deri në 1 euro e 80centë, ka kërkuar të dijë nga insitucionet shtetore se a kanë dalur në inspektim.

Këto të dhëna i posedon Administrata Tatimore e Kosovës. Ky insitucion nuk ka treguar nëse për të njëjtat e ka njoftuar Prokurorinë e Shtetit.

Gazeta ka kërkuar të dijë nëse Prokuroria dhe Ministria e Tregëtisë kanë nisur hetime rreth kësaj cështje.

Por, asnjëra nga Insitucionet shtetore nuk është përgjigjur në pyetjet e gazetës. Nuk kanë treguar nëse kanë qenë në dijeni të sasisë së rezervave që kanë pasur kompanitë e derivateve.

Ato nuk kanë treguar as nëse kanë nisur hetime ndaj kompanive që rritën cmimet në kurriz të varfërimit të qytetarëve duke u shkaktuar panikë te ta pikërisht në kohën e shpërthimit të luftës në Ukrainë.

Gazeta lidhur me këtë çështje ka dërguar pyetje edhe tek kompania Hib Petrol, por deri në momentin e publikimit të këtij teksti nuk ka kthyer përgjigje.

Ministrja e kryeinspetorja e tregut vizita në HIB  – Nuk treguan nëse shqiptuan gjobë për rritjen e çmimeve

Me 11 mars në një pikë të kompanisë Hib Petrol, në vizitë kishte dalë edhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Rozeta Hajdari bashkë edhe me kryeinspektoren e Tregut Lebibe Haliti.

Për këtë vizitë Hajdari ka publikuar fotografitë në Facebook, mirëpo ajo nuk ka treguar se e cfarë natyre ka qenë vizita e saj e as nëse i është shqiptuar ndonjë gjobë për rritjen e çmimeve të shitjes së karburanteve nga Hib Petroli.

Pikërisht gjatë ditës kur Ministrja Hajdari dhe kryeinspektorja Lebibe Haliti kishin vizituar këtë pikë karburantesh, çmimi i karburanteve ishte me rritje.

“Së bashku me Këshilltarin për inspektime, Kushtrim Dakaj, Ud. Kryeinspektoren e Tregut, Lebibe Haliti, vizituam pikat shitëse të derivateve dhe u njoftuam nga afër për çmimet aktuale në tregun tone”.

“Bizneset janë shtylla e zhvillimit ekonomik në Republikën e Kosovës dhe mirëfunksionimi i tyre është gjithmonë prioritet i yni.

Njëkohësisht angazhohemi në zbatimin e masave që kemi ndërmarrë sipas ligjit, për krijimin e ambientit të përshtatshëm të të bërit biznes në Kosovë, përfshirë mirëqenien e përgjithshme të qytetarëve tanë”, këto janë të vetmet fjale që Hajdari shkruan për vizitën në Hib Petrol.

JU REKOMANDOJMË

CNN: S’është është hera e parë që Trump i anulon sulmet ndaj Iranit

Inaugurimi i Trump do të bëhet në ambiente të mbyllura | Hera e fundit që ndodhi kështu ishte në vitin 1985
03/08/2026 - 18:25

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi të shtunën se i anuloi sulmet e planifikuara ndaj Iranit, duke shtuar më vonë se zyrtarë nga Uashingtoni dhe Teherani do të takohen...

Më shumëDetails

Abdixhiku e pranon ftesën e Kurtit, nesër në 18:00 takohen në Kuvend

Abdixhiku e pranon ftesën e Kurtit, nesër në 18:00 takohen në Kuvend
03/08/2026 - 18:14

Kryeministri në detyrë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku do të takohen nesër. Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa konfirmoi...

Më shumëDetails

“S’ka rrezik të arratiset, por mbetet në paraburgim” – si arsyetoi Specialja vendimin ndaj ish-presidentit Thaçi

“S’ka rrezik të arratiset, por mbetet në paraburgim” – si arsyetoi Specialja vendimin ndaj ish-presidentit Thaçi
03/08/2026 - 17:49

Gjykata Speciale ka vendosur për zgjatjen e paraburgimit ndaj Hashim Thaçit në rastin ndaj tij dhe të tjerëv e në çështjen gjyqësore kundër administrimit të drejtësisë, me arsyetimin...

Më shumëDetails

Hamza refuzon takimin me Kurtin: Në rrethanat aktuale, qëndrimi ynë është që të mbetemi në opozitë

Bedri Hamza me rrëfim emocional për familjen dhe vlerat me të cilat është rritur (Video)
03/08/2026 - 17:23

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza e ka refuzuar ftesën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti për takim. Hamza, në një letër të cilën e ka...

Më shumëDetails

Sveçla: Në varrezën masive në Jabukë janë gjetur të paktën katër trupa

Sveçla: Në varrezën masive në Jabukë janë gjetur të paktën katër trupa
03/08/2026 - 16:54

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili po qëndron në Jabukë, lokacion ky tjetër në të cilin është zbuluar një varrezë masive në komunën...

Më shumëDetails

Hoti: Analizat e ADN-së vonohen minimalisht gjastë muaj, dërgohen në laborator në Hagë

Hoti: Analizat e ADN-së vonohen minimalisht gjastë muaj, dërgohen në laborator në Hagë
03/08/2026 - 16:11

Ministri në detyrë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka thënë se analizat e ADN-së për trupat që u zbuluan në varret masive, vonohen...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Klinika e ish Miss Kosova, Roksana Ibrahimi, u kap duke ofruar implante, Sinus Lifting e filler pa licencë, por u gjobit me vetëm 3 mijë euro

    Klinika e ish Miss Kosova, Roksana Ibrahimi, u kap duke ofruar implante, Sinus Lifting e filler pa licencë, por u gjobit me vetëm 3 mijë euro

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • Në zemër të Skenderajt nis ndërtimi i një hoteli luksoz, pritet të jetë ndër më të bukurit në rajon (Foto)

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Ndërron jetë bashkëshorti i deputetes së PD-së

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Për kaq euro shitet një litër naftë sot në Kosovë

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Kjo është gruaja që u godit për vdekje nga treni në Pejë

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë