Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mashtrimi në tender, kompania nga Gjakova futet në listë të zezë

05/05/2026 - 15:35
në Lajme
A A
Mashtrimi në tender, kompania nga Gjakova futet në listë të zezë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

 operatorin ekonomik “Norway Travel” me pronar Mergim Alija nga pjesëmarrja në të gjitha aktivitetet e prokurimit publik për një periudhë tremujore, duke e futur kështu në “listën e zezë” të prokurimit.

Ky vendim vjen pas kërkesës së Komunës së Gjakovës , e cila raportoi se kompania u tërhoq nga disa pjesë të një tenderi për transportin e nxënësve, veprim ky që sipas tyre shkaktoi dëmtimin e buxhetit komunal.

Çka thuhet në vendim?

Sipas dokumentit të lëshuar nga Paneli Shqyrtues i Prokurimit, operatori “Norway Travel” diskualifikohet nga pjesëmarrja në prokurimin publik për një periudhë prej tre muajve, konkretisht nga data 4 maj 2026 deri më 3 gusht 2026.

Ky vendim u mor pasi paneli vlerësoi se kompania ka vepruar në kundërshtim me nenin 99 të Ligjit për Prokurimin Publik dhe nenin 25.9 të Rregullores për Prokurim.

Arsyeja kryesore lidhet me tërheqjen e operatorit nga lotet 4, 6, 7, 10, 37 dhe 53 të aktivitetit për transportin e nxënësve , veprim ky që e detyroi Komunën e Gjakovës të vazhdojë me ofertën e dytë me radhë, duke dëmtuar kështu buxhetin e autoritetit kontraktues.

Çka deklaroi kompania?

Kompania u mbrojt me deklarimin se tërheqja ishte vullnetare për arsye objektive ekonomike dhe mungesë kapaciteti, ndërsa mohoi kategorikisht paraqitjen e të dhënave të rreme apo dokumenteve të falsifikuara.

“OE Norway Travel, në përgjigjen e dhene ka deklaruar se subjekti ynë ekonomik është tërhequr vullnetarisht nga loti i fituar para nënshkrimit të kontratës, për arsye objektive ekonomike dhe mungesë kapaciteti për realizimin e shërbimit në përputhje me kushtet e ofertuara. Nuk është paraqitur asnjë e dhënë e rreme; Nuk është dorëzuar asnjë dokument i falsifikuar; Nuk ka pasur asnjë element mashtrimi apo deklarimi të pavërtetë gjatë procedurës së prokurimit“, kanë deklaruar nga kompania.

OSHP-ja konstatoi se dështimi në dorëzimin e dokumentacionit pas njoftimit për synim të dhënies së kontratës mbetet bazë për sanksionim.

Rrjedhimisht, hodhi poshtë pretendimet e operatorit, duke argumentuar se dështimi në përmbushjen e detyrimeve pas shpalljes fitues çon automatikisht në procedurë diskualifikimi.

Kundër këtij vendimi nuk lejohet ankesë, por pala e pakënaqur mund të nisë padi në gjykatën kompetente brenda 30 ditësh./Insajderi

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë