Halil Matoshi tha në Politiko në Kanal10 se asnjë forcë politike apo ligjore, s’do të mund ta zhbëj marrëveshjen e arritur në Bruksel për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
Sipas komentatorit politik, kryeministri Albin Kurti ka përsuar “vdekje politike” për këtë marrëveshje në debatin e sotëm në Kuvendin e Kosovës, ku foli për dialogun me Serbinë.
Matoshi shtoi se 51% e qytetarëve që e kanë votuar Kurtin për kryeministër, do t’i kërkojnë llogari atij në rast të zbatimit të marrëveshjes së Asociacionit, shkruan Gazeta10.
PROMOTED CONTENT
Diabeti zhduket përgjithmonë! Bëni këtë një herë para gjumit!
DiaTea
“S’ka më zot e as ligj që e zhbën Asociacionin. Po mundohet me i thanë opozitës hajdeni ndihmomni tash pak se s’po mund ta largoj vetën prej lloqit që e kam shti. Kurti ka mendu që pushteti merret me shpatë. Një proverb biblik thotë se kush jeton nga shpata, nga shpata vdes. Ëje politike ka pësuar. Sepse 51% ka me lypë llogari prej tij. VV-ja e vërtetë që s’janë laku hala, kanë me lypë llogaridhënie. Sepse nuk e ka shti askush me mashtru 15 vjet”, tha Matoshi në Politiko.













