
Sot është mbajtur mbledhje solemne e Kuvendit Komunal të Vushtrrisë, kushtuar Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan Gazeta Online Veriu.info.
Në këtë seancë solemne morën pjesë shumë mysafirë, organizatave të dalura nga Lufta e UÇK-së (familjeve të dëshmorëve, martirëve, veteranëve dhe invalidëve si dhe ish të burgosurve politikë), përfaqësuesve të subjekteve politike dhe medieve.
Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi tha se Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të
Kosovës përbën aktin themeltar të shtetit tonë, ndërsa Emblema e UÇK-së është vula e lirisë./Veriu.info










