Është mbajtur punëtoria e dytë “Promovimi i Vlerave Humane” nga Kryqi i Kuq dhe SHMLM “Dr Xheladin Deda” në Mitrovicë si pjesë e projektit, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Qëllimi i këtij projekti është përfshirja e të rinjve nga përkatësi të ndryshme etnike në projekte të përbashkëta që promovojnë mirëkuptimin, tolerancën, paqen, kulturën e dialogut dhe jo dhunën.
Ky projekt u mbështetet nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq – Misioni në Prishtinë.
Njoftimi i plotë:
Sot është mbajtur punëtoria e dytë “Promovimi i Vlerave Humane” (PVH)
Ky projekt, tashmë në vitin e tij të dytë në Kosovë, është zgjeruar dhe realizohet në 15 shkolla të mesme në 13 komuna.
Sot, SHMLM “Dr Xheladin Deda” në Mitrovicë si pjesë e këtij projekti mbajtën punëtorinë e dytë me nxënës vullnetarë mbeshtetur nga diseminatorët Blerta Aliu Lajçi, prof. dhe Ajete Miftari Morina, prof.
Qëllimi i projektit:
Përfshirja e të rinjve nga përkatësi të ndryshme etnike në projekte të përbashkëta që promovojnë mirëkuptimin, tolerancën, paqen, kulturën e dialogut dhe jo dhunën.
– Përfitimet për të rinjtë:
– Mundësi për të punuar në grupe dhe përmirësim i aftësive komunikuese.
-Zhvillimi i aftësive për zgjidhjen e problemeve shoqërore.
– Frymëzim për ndryshime personale dhe angazhim në aktivitete të dobishme.
– Çertifikime dhe letra rekomanduese për angazhimet e tyre.
Ky projekt mbështetet nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq – Misioni në Prishtinë.
*Atmosferë pune, kreativiteti e bashkëpunimi e karakterizuan diten e sotme .
Përgëzojmë profesoreshat dhe nxënësit vullnetarë për përkushtimin, rezultatet dhe bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet njëri-tjetrit!