Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Topi te Presidentja”/ Cilat janë afatet për konstituimin e Kuvendit, Jakaj e shpjegon në detaje

25/02/2025 - 18:34
në Kryesore, Lajme
A A
“Topi te Presidentja”/ Cilat janë afatet për konstituimin e Kuvendit, Jakaj e shpjegon në detaje
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Rezultati i zgjedhjeve të 9 shkurtit ka bërë që analistë dhe njohës të çështjeve politike të parashikojnë krizë dhe zvarritje në formimin e institucioneve të reja.

Formimit të qeverisë së re, duhet t’i paraprijë konstituimi i Kuvendit të Kosovës.

Por, cilat janë procedurat që duhet ndjekur për konstituimin e Kuvendit dhe cilat janë afatet?

Naim Jakaj nga IKD ka thënë për IndeksOnline se pas certifikimit të rezultateve përfundimtare, Presidentja e thërret seancën konstituive e cila duhet të mbahet brenda 30 ditësh nga dita e shpalljes zyrtare të rezultatit të zgjedhjeve.

“Në rast se ajo nuk është në gjendje të thërrasë seancën e parë, në mungesë të saj, Kuvendi mblidhet vetë. Sipas Rregullores së Kuvendit, në këtë rast, Kuvendi mblidhet vetë në ditën e tridhjetë. Kryetari i legjislaturës së mëparshme, jo më vonë se pesë (5) ditë para mbajtjes së seancës konstituive të Kuvendit, e thërret mbledhjen e përbashkët me kryetarët e subjekteve politike, që kanë fituar vende në Kuvend, për të përgatitur propozimin e rendit të ditës dhe për caktimin e vendeve të deputetëve në sallën e seancave plenare. Në rast se mbledhja nuk thirret nga Kryetari paraprak, brenda afatit pesë (5) ditorë, Kuvendi mblidhet vetë, në ditën e caktuar nga Presidenti. Seancën konstituive, deri në zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, e drejton deputeti më i vjetër në moshë, i ndihmuar nga më i riu. Në mungesë ose refuzimit të tyre, detyra i kalon deputetëve tjerë sipas të njëjtave kritere. Gjatë kësaj seance nuk zhvillohet debat”, ka thënë Jakaj.

Kryetari dhe nënkryetarët zgjidhen me shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit (61 vota për).

Më tutje, Jakaj thotë se në asnjërën nga dispozitat e Kushtetutës së Kosovës, nuk është parashikuar situata kur kryetari i Kuvendit ose kur Kuvendi nuk konstituohet brenda afatit prej 30 ditëve nga shpallja e rezultateve zgjedhore.

“Një gjë të tillë është vërejtur edhe nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, veçanërisht nëse dështimi për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit do të shkaktonte mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare. Por që sipas GjK-së, zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe e deputetëve është parakusht që Kuvendi të fillojë funksionimin si organ legjislativ. Kjo kërkon praninë dhe votimin e të gjithë deputetëve për ta konstituar atë. Për më tepër, Gjykata konsideron se seanca konstituive nuk mundet të konsiderohet se është realizuar plotësisht, nëse Kuvendi nuk e zgjedhë Kryetarin dhe nënkryetarët e tij. I takon partisë fituese që në rastin e konstituimit të Kuvendit, respektivisht propozimi për kryetar të Kuvendit dhe njërin nga nënkryetarët dhe partive të tjera të propozojnë nënkryetarët dhe të marrin pjesë në votim dhe ta konstituojnë Kuvendin, në mënyrë që më tutje t’i hapet rrugë formimit të qeverisë së Kosovës”, ka shtuar Jakaj.

Lëvizja Vetëvendosje është renditur subjekti i parë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, me afër 41% të votave.

JU REKOMANDOJMË

Ndërpritet emisioni, analisti i vërsulet Nexhmedin Spahiut

Ndërpritet emisioni, analisti i vërsulet Nexhmedin Spahiut
23/07/2026 - 22:05

Emisioni i debatit në Teve 1 është ndërprerë përkohësisht pasi analisti për ekonomi, Mustafë Kadrijaj iu vërsul profesorit të shkencave politike dhe analistit, Nexhmedin Spahiu. Gjithçka nisi kur...

Më shumëDetails

Hamza për Thaçin e Veselin: Nuk e di nëse do të kthehen në politikë pas përfundimit të procesit në Hagë

53 milionëshi, Hamza: S’kam qenë pjesë e këtij procesi, çështjen e kam deleguar te një zv.ministër
23/07/2026 - 21:58

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se nuk ka diskutuar me ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, për rikthimin e tyre...

Më shumëDetails

“Nerva po më shkojnë”, Kajtazi i ashpër me BE-në: Nuk po reagon për kapjen e shtetit nga Kurti

Albini që e doja”: Kajtazi ia kthen Kurtit një shkrim të 2019-ës për pabarazinë dhe varfërfinë
23/07/2026 - 21:23

Gazetari dhe opinionisti Vehbi Kajtazi është shprehur kritik ndaj reagimit të shteteve të BE-së për rrënimin e vilave buzë liqenit të Ujmanit. Kajtazi ka thënë se shtetet e...

Më shumëDetails

Euroja ndryshon pamje pas më shumë se 20 vitesh

Euroja ndryshon pamje pas më shumë se 20 vitesh
23/07/2026 - 21:08

Për herë të parë që nga lindja e euros, kartëmonedhat e monedhës së përbashkët po përgatiten të ndryshojnë pamje. Më 23 korrik, Banka Qendrore Evropiane do të prezantojë...

Më shumëDetails

38 vjeçari gjendet i vdekur në banesën e tij në Gjilan, Policia: Nga hetimet e deritanishme s’ka elemente të veprës penale

Dyshohet se kanosi dy zyrtarë policorë, arres’tohet dhe suspendohet polici në Fushë Kosovë
23/07/2026 - 21:00

Një person 38-vjeçar është gjetur i vdekur në banesën e tij në Gjilan, të enjten rreth orës 18:26. Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Valon Osmani, zëdhënësi...

Më shumëDetails

Qeveria amerikane paralajmëron se hakerë të lidhur me Iranin po ndërpresin shërbimet e ujit dhe energjisë

Qeveria amerikane paralajmëron se hakerë të lidhur me Iranin po ndërpresin shërbimet e ujit dhe energjisë
23/07/2026 - 20:47

Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka lëshuar një paralajmërim se hakerë të mbështetur nga shteti iranian po ndërhyjnë në sistemet e kontrollit industrial të furnizuesve amerikanë të ujit...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Policia deklarohet për Veriu.info për plagosjen në Vushtrri: I dyshuari gjendet në arrati (Video)

    Policia deklarohet për Veriu.info për plagosjen në Vushtrri: I dyshuari gjendet në arrati (Video)

    192 Shpërndaje
    Shpërndaje 77 Tweet 48
  • Aksident i rëndë në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, një grua humb jetën!

    179 Shpërndaje
    Shpërndaje 72 Tweet 45
  • LAJMI I FUNDIT: Plagoset një person në Vushtrri

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Dr. Gëzim Bajrami sfidon vendimin e shtetit, kryen analiza në poliklinikë edhe pas pezullimit të veprimtarisë

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Euroja ndryshon pamje pas më shumë se 20 vitesh

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë