Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mbeti jashtë listës së LDK-së për deputet pasi votoi kundër që Vjosa Osmani të jetë bartëse e listës, vjen reagimi i ashpër nga Xhavit Ukaj

12/05/2026 - 21:13
në Kryesore, Lajme
A A
Mbeti jashtë listës së LDK-së për deputet pasi votoi kundër që Vjosa Osmani të jetë bartëse e listës, vjen reagimi i ashpër nga Xhavit Ukaj
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Anëtari i LDK-së nga Prizreni, Xhavit Ukaj ka reaguar pasi u la jashtë listës për deputet për zgjedhjet e 7 qershorit, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Ukaj ka shkruar se ai u la jashtë listës pasi siç thotë ai, me emrin e tij nuk u pajtuan ata që ‘erdhën sot në LDK’.

Ukaj deklaron se në Këshillin e Përgjithshëm të kësaj partie votoi kundër që Vjosa Osmani të jetë bartëse e listës në zgjedhjet e 7 qershorit.

“Me propozimin e Degës së LDK-së në Prizren dhe me unanimitet të plotë, u propozova që të jem pjesë e listës për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit. Megjithatë, ata që erdhën sot në LDK nuk u pajtuan që unë të jem pjesë e asaj liste, përkundër faktit që gjithmonë, pa asnjë interes personal dhe pa asnjë çmim, jam angazhuar për LDK-në në kohët më të vështira të saj”, ka shkruar Ukaj.

Postimi i plotë:

Të dashur anëtarë, veprimtarë dhe simpatizantë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, qytetarë të nderuar,

Me propozimin e Degës së LDK-së në Prizren dhe me unanimitet të plotë, u propozova që të jem pjesë e listës për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit. Megjithatë, ata që erdhën sot në LDK nuk u pajtuan që unë të jem pjesë e asaj liste, përkundër faktit që gjithmonë, pa asnjë interes personal dhe pa asnjë çmim, jam angazhuar për LDK-në në kohët më të vështira të saj.

Pikërisht për këtë, e ndjej obligim moral dhe politik të flas hapur për një zhvillim me të cilin nuk pajtohem dhe që, sipas bindjes sime, nuk i shërben frymës së vërtetë të LDK-së.

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm kam votuar kundër që Vjosa Osmani të jetë bartëse e listës. Jo nga inati personal dhe jo sepse kam qenë kundër bashkimit. Përkundrazi, gjithmonë kam qenë që LDK të bashkohet dhe të ecim të gjithë bashkë. Por kam besuar dhe vazhdoj të besoj se bashkimi duhet të jetë i vërtetë — një bashkim që respekton dhe vlerëson ata që kanë qëndruar pranë LDK-së në çdo kohë, sidomos në ditët më të vështira.

Sepse vetëm kur respektohen vlerat, sakrifica dhe besnikëria, atëherë mund të ndërtohet një bashkim i sinqertë dhe i qëndrueshëm.

Ky nuk është bashkim. Bashkimi ndërtohet duke respektuar njerëzit që i kanë qëndruar pranë LDK-së në ditët më të mira dhe në ditët më të vështira. Ata që nuk u larguan kurrë. Ata që nuk e tradhtuan asnjëherë.

Fakti që pas gjithë kontributit tim nuk u konsiderua e arsyeshme që unë të jem pjesë e listës, natyrisht se lë zhgënjim. Jo për shkak të një pozite, por për mënyrën se si po trajtohen njerëzit që për vite kanë qenë në terren, pranë qytetarëve dhe pranë LDK-së.

Megjithatë, unë nuk kam qenë dhe nuk jam në politikë për interesa personale. LDK për mua nuk është interes i momentit, por bindje, identitet dhe shtëpi politike.

PRANDAJ, EDHE NË KËTË SITUATË, NUK LARGOHEM. NUK DORËZOHEM. NUK TRADHTOJ.

Në këto zgjedhje do të jem përkrah atyre që i kanë qëndruar LDK-së besnikë në çdo kohë. I ftoj të gjithë anëtarët, aktivistët dhe simpatizantët që të angazhohen fuqishëm për LDK-në dhe të votojnë njerëzit që gjithmonë kanë punuar për LDK-në, në çdo kohë dhe në çdo rrethanë.

Besnikëria nuk matet kur gjithçka shkon mirë. Besnikëria dëshmohet pikërisht atëherë kur ke arsye të largohesh, por zgjedh të qëndrosh.

DHE UNË ZGJEDH TË QËNDROJ.

Sepse LDK ishte, është dhe mbetet shtëpia ime e vetme politike.

JU REKOMANDOJMË

Befasi, ky do të jetë numri i Ramush Haradinajt në listën e AAK-së

Haradinaj nga Krusha e Madhe: Siguria është jetike, duhet ta mbajmë fort me Amerikën që të mos na përsëritet historia
12/05/2026 - 22:06

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është në fazën finale të përpilimit të listës me emrat e kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit. Befasi është pozicionimi i...

Më shumëDetails

Paçarizi ironizon: LVV-ja s’ka nevojë me publiku listën, mjafton që është Kurti – të tjerët janë jo relevantë

Paçarizi ironizon: LVV-ja s’ka nevojë me publiku listën, mjafton që është Kurti – të tjerët janë jo relevantë
12/05/2026 - 22:01

Opinionisti Rrahman Paçarizi ka ironizuar me listën e kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje. Në Rubikon të Klan Kosova, ai tha se rëndësi në këtë listë ka emri...

Më shumëDetails

“Tony Blair e Bill Clinton me hy në zgjedhje 5 herë, bahen bajat – Albini o veç vetë n’parti, kon te shtin ai, është i parëndësishëm, Valon Syla

“Tony Blair e Bill Clinton me hy në zgjedhje 5 herë, bahen bajat – Albini o veç vetë n’parti, kon te shtin ai, është i parëndësishëm, Valon Syla
12/05/2026 - 21:51

Analisti Valon Syla deklaroi në Pressing se emrat e njëjtë në pesë palë zgjedhje në listat për deputetë bëhen “bajat”. Ai mori një shëmbull duke thënë: “Tony Blair...

Më shumëDetails

Kandidatët për deputetë do t’i nënshtrohen verifikimit institucional nga KQZ

Kandidatët për deputetë do t’i nënshtrohen verifikimit institucional nga KQZ
12/05/2026 - 21:35

Partitë politike duhet që gjatë së martës t’i dorëzojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit. Ndërkohë, KQZ-ja...

Më shumëDetails

Elvira Ibrahimi-Hoti i bashkohet LVV, pjesë e listës për deputete

Elvira Ibrahimi-Hoti i bashkohet LVV, pjesë e listës për deputete
12/05/2026 - 21:25

Kryetari i LVV-së, Albin Kurti, ka prezantuar aderimin e radhës në këtë parti. Ajo është Elvira Ibrahimi-Hoti kontabiliste dhe auditore e certifikuar e cila do të jetë pjesë...

Më shumëDetails

Bekim Haxhiu kandidat për deputet nga PDK me numër 109

Bekim Haxhiu kandidat për deputet nga PDK me numër 109
12/05/2026 - 21:05

Bekim Haxhiu nga PDK ka vendosur që t’i hyjë garës për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit, raporton Gazeta Online Veriu.info. Ai ka thënë se arsyeja për këtë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Daka: Nëse “referendumi” dështon, kryetarët në veri mund ta çojnë mandatin deri në fund

    Valdete Daka pjesë e Kuvendit? Ish kryetarja e KQZ-së tregon a do të kandidon për deputete

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Lista për deputetë, kjo raportohet se është 10-tshja e parë e PDK-së

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Ish-deputeti i PD-së aderon në LDK, prezantohet nga Vjosa e Lumiri

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Konfirmohet nga “specialisti” i merkatos, Real Madrid arrin marrëveshjen me trajnerin e ri

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Policia aksion në klinikat e QKUK-së, dyshime për manipulime me barna esenciale e listat e pritjes për intervenime invazive

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë
https://veriu.info/wp-content/uploads/2026/04/Emona-Center-Banneri-v2.mp4