Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mbi 128 milionë euro rrymë e importuar brenda gjashtë muajve- afro 30 milionë vetëm gjatë qershorit

22/07/2026 - 14:21
në Lajme
A A
Mbi 128 milionë euro rrymë e importuar brenda gjashtë muajve- afro 30 milionë vetëm gjatë qershorit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kosova ka shpenzuar hiç më pak se 128 milionë e 19 mijë e 585 euro për import të energjisë elektrike vetëm gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2026.

Të dhënat nga Dogana e Kosovës për periudhën janar-qershor, të analizuara nga Gazeta Infokus, të bazuara në regjistrat e importit për kodin tarifor të energjisë elektrike (2716000000), tregojnë se nga janari deri në fund të qershorit në vend janë importuar 1 milion e 193 mijë e 288.04 MWh energji elektrike.

Pavarësisht këtyre shifrave gjigante dhe miliona eurove të shpenzuara për të siguruar energji nga jashtë, qytetarët sërish nuk i kanë shpëtuar reduktimeve të energjisë elektrike.

Gjatë kësaj periudhe, në shumë raste janë raportuar ndërprerje dhe kufizime në furnizim.

Mbi 35.8 milionë euro vetëm në janar

Muaji janar ishte më i kushtueshmi për importin e energjisë elektrike.

Gjatë këtij muaji u importuan 293,207.09 MWh, me një vlerë prej 35,806,685.09 euro.

Importi më i madh erdhi nga Shqipëria, ndërsa Maqedonia e Veriut ishte importuesi i dytë më i madh gjatë muajit.

Shqipëria – 173,880.09 MWh (20,275,436.26 euro)

Importi më i madh erdhi nga Shqipëria, ndërsa Maqedonia e Veriut ishte importuesi i dytë më i madh gjatë muajit.

Shqipëria – 173,880.09 MWh (20,275,436.26 euro)

Shkurti – mbi 21 milionë euro

Edhe gjatë shkurtit importi mbeti në nivele të larta.

Kosova importoi 166,070 MWh, me një kosto prej 21,081,077.18 euro.

Dy shtetet kryesore ishin:

Shqipëria – vendi i dytë me sasinë më të madhe të energjisë së importuar.

Maqedonia e Veriut – 82,806 MWh (11,152,028.30 euro)

Marsi – mbi 16.6 milionë euro

Në muajin mars janë importuar 184,615.85 MWh, me një vlerë prej 16,689,268.33 euro.

Importi dominohet nga:

  1. Shqipëria – 123,089.85 MWh (10,307,922.47 euro)
  2. Maqedonia e Veriut – renditet e dyta.

Afro 17 milionë euro edhe në prill

Në prill Kosova importoi 150,130.77 MWh, me një vlerë prej 16,866,538.25 euro.

Dy furnizuesit kryesorë ishin:

Shqipëria – 71,020.77 MWh (8,137,216.03 euro)

Maqedonia e Veriut – vendi i dytë.

Maji – mbi 15.7 milionë euro

Edhe pse temperaturat u rritën dhe vendi hyri në sezonin pranveror, importi nuk u ndal.

Gjatë muajit maj u importuan 162,362.92 MWh, me një kosto prej 15,710,488.98 euro.

Importi u kryesua nga:

  1. Maqedonia e Veriut – 77,305 MWh (7,359,414.69 euro)
  2. Shqipëria – 69,139.92 MWh (6,636,480.63 euro)

Në prag të verës mbi 21.8 milionë euro import – Qershori

Shifrat bëhen edhe më shqetësuese në muajin qershor.

Në muajin kur konsumi zakonisht është më i ulët sesa gjatë dimrit, Kosova importoi 236,901.41 MWh, duke paguar 21,865,528.15 euro.

Importi më i madh erdhi nga:

Shqipëria – 112,610.41 MWh (10,043,298.24 euro)

Maqedonia e Veriut – furnizuesi i dytë më i madh.

Mbi 128 milionë euro në gjashtë muaj

Në total, nga janari deri në fund të qershorit 2026:

janë importuar 1,193,288.04 MWh energji elektrike;

janë shpenzuar 128,019,585.98 euro.

Importi nga Serbia nuk u ndal as në gjysmën e parë të vitit

Përkundër faktit se pjesa dërrmuese e energjisë elektrike është importuar nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, të dhënat e analizuara tregojnë se Kosova ka importuar energji elektrike edhe nga Serbia gjatë vitit 2026.

Edhe pse sasitë janë dukshëm më të vogla krahasuar me shtetet e tjera, importi nga Serbia nuk ka munguar, duke u regjistruar në tre muaj të ndryshëm të gjysmës së parë të vitit.

Sipas të dhënave, gjatë kësaj periudhe nga Serbia janë importuar gjithsej 820 MWh energji elektrike, me një vlerë prej 91,692.39 euro.

Importi sipas muajve është si vijon:

  1. Shkurt – 440 MWh, në vlerë prej 50,260.39 euro;
  2. Mars – 240 MWh, në vlerë prej 29,952 euro;
  3. Qershor – 140 MWh, në vlerë prej 11,480 euro.

JU REKOMANDOJMË

Kurti i kërkon Danimarkës mbështetje për avancimin e Kosovës drejt statusit kandidat në BE

Kurti i kërkon Danimarkës mbështetje për avancimin e Kosovës drejt statusit kandidat në BE
26/09/2026 - 00:49

Kryeministri Albin Kurti ka kërkuar mbështetjen e Danimarkës për avancimin e statusit të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, gjatë një takimi lamtumirës me ambasadorin jo...

Më shumëDetails

Sherifi i drejtohet VV-së për Specialen: Një betejë nuk fitohet duke dëshmuar se ke pasur të drejtë para se të fillonte

Sherifi i drejtohet VV-së për Specialen: Një betejë nuk fitohet duke dëshmuar se ke pasur të drejtë para se të fillonte
25/09/2026 - 23:04

Bilall Sherifi, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në vend pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së dhe debateve për themelimin e Gjykatës...

Më shumëDetails

Protestë kundër Speciales edhe në Prizren, LKE ndan pamje, mijëra pjesëmarrës: Jo në emrin tim

Protestë kundër Speciales edhe në Prizren, LKE ndan pamje, mijëra pjesëmarrës: Jo në emrin tim
25/09/2026 - 22:42

Protestë kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK’së është zhvilluar edhe në Prizren. Platforma Liria ka Emër ka ndarë pamje nga atje, ku shihen mijëra të pranishëm. ‘’Mijëra qytetarë...

Më shumëDetails

Bllokada në Kuvend, miliona euro humbje

Bllokada në Kuvend, miliona euro humbje
25/09/2026 - 22:38

Kosova ka humbur zyrtarisht mbi 40 milionë euro nga Bashkimi Evropian për shkak të bllokadës politike në Kuvend, gjë që ka shtyrë kryeministrin Albin Kurti të paralajmërojë rrezikun...

Më shumëDetails

Gruda për votimin e Presidentit dhe Ligjin për Specialen: Do të ishte e pandershme të na kërkohej vota në këmbim

Gruda për votimin e Presidentit dhe Ligjin për Specialen: Do të ishte e pandershme të na kërkohej vota në këmbim
25/09/2026 - 22:27

Përparim Gruda, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në emisionin “Tempus” në T7, ka folur për votimin e ligjit për Gjykatën Speciale dhe, ndër të tjera, ka...

Më shumëDetails

Belgjika nuk ndalet, shënon golin e dytë ndaj Italisë

Belgjika nuk ndalet, shënon golin e dytë ndaj Italisë
25/09/2026 - 22:25

Belgjika e ka shënuar edhe golin e dytë. Lukebakio ka realizuar në minutën e 71-të. Rezultati tashmë është 0 me 2 në ndeshjen ndaj Italisë. Ja pamjet –...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Publikohet për herë të parë snajperi me të cilin policët qëlluan terroristët serbë me 24 shtator

    Publikohet për herë të parë snajperi me të cilin policët qëlluan terroristët serbë me 24 shtator

    195 Shpërndaje
    Shpërndaje 78 Tweet 49
  • Takimi Kurti-Hamza pas vendimit në Hagë, çka u diskutua? Rrahman Rama jep detaje

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • “Seks or*l me detyrim, drogë me shokët e shefit, trafikim”-Supremeja vërteton dënimin me burgim për pronarin e stript-klubit

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Haxhiu e ka dërguar në Qeveri projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Apetit Group sqaron situatën lidhur me ngarkesat me mish nga Brazili

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë