Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mbi 20 organizata nga Kosova letër Komisionit Evropian: Tërhiqeni propozimin që i lejon udhëtim pa viza serbëve të Kosovës me pasaporta të lëshuara nga Serbia

21/11/2023 - 12:33
në Lajme
A A
Mbi 20 organizata nga Kosova letër Komisionit Evropian: Tërhiqeni propozimin që i lejon udhëtim pa viza serbëve të Kosovës me pasaporta të lëshuara nga Serbia
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Mbi 20 organizata të shoqërisë civile në Kosovë sot i kanë bërë thirrje Komisionit Evropian që të tërheq Propozimin që i lejon udhëtim pa viza bartësve të pasaportave të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese e Serbisë.Në një letër drejtuar Ylva Johansson, Komisionere Evropiane për Çështje të Brendshme, organizatat e shoqërisë civile theksojnë se propozimi i Komisionit Evropian vjen në një kohë ku ka shumëfishim të numrit të qytetarëve serbë që kërkojnë të pajisen me dokumente të Kosovës, përfshirë pasaportat dhe targa të veturave dhe kjo sipas tyre është një zhvillim tejet pozitiv dhe jashtëzakonisht premtues për kthim të normalitetit në veri të vendit.
Ndryshe, ditë më parë Komisioni Evropian, duke pasur parasysh heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës, ka propozuar që vizat të hiqen edhe për bartësit e pasaportave të Republikës së Serbisë, të cilët banojnë në territorin e Kosovës.Lexoni të plotë letrën e organizatave të shoqërisë civile:
Po ju shkruajmë si aktivistë e pjesëtarë të shoqërisë civile në Kosovë të shqetësuar thellë lidhur me propozimin nga Komisioni Evropian për Këshillin e Bashkimit Evropian COM(2023) 733 për ndryshimin e Rregullores (BE) 2018/1806 sa i përket mbajtësve të pasaportave të Serbisë të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese e Serbisë (Koordinaciona uprava), me arsyetimin që ky grup i qytetarëve janë të vetmit në Ballkanin Perëndimor që nuk do të gëzojnë liri të lëvizjes në Zonën Shengen.Ky propozim i juaji vjen në një kohë kur qytetarët serbë të Kosovës kanë filluar që masivisht të aplikojnë për pasaporta të Kosovës, duke ushtruar të drejtën e tyre të garantuar me Kushtetutë dhe legjislacionin e aplikueshëm, si dhe kur institucionet e Kosovës në bashkëpunim me organet tjera të sigurisë si KFOR-i dhe EULEX janë duke ofruar siguri të plotë për të gjithë qytetarët e vendit, e në veçanti për ata të komunitetit serb në veri të Kosovës.
Kjo si pjesë e luftës së përbashkët të këtyre institucioneve ndaj strukturave kriminale prezentë në veriun e Kosovës për vite me radhë e të cilat kanë parandaluar me forcë çfarëdo përpjekje të qytetarëve serbë të Kosovës për t’u integruar në jetën shoqërore dhe politike të Kosovës. Si rrjedhojë e masave shtesë të sigurisë për qytetarët serbë si dhe, ndër të tjera, marrëveshjeve në mes të Kosovës dhe Serbisë të lehtësuara nga BE, shumëfishimi i numrit të qytetarëve serb që kërkojnë të pajisen me dokumente të Kosovës, përfshirë pasaportat dhe targa të veturave, është një zhvillim tejet pozitiv dhe jashtëzakonisht premtues për kthim të normalitetit në veri të vendit.Në anën tjetër, të gjitha marrëveshjet në mes të Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuara nga BE të vitit 2023 dhe ato paraprake të viteve 2013 dhe 2015, e po ashtu edhe kriteret teknike të procesit të liberalizimit të vizave, njohin autoritetet e Kosovës si autoritetet e vetme legjitime që kanë të drejtën e lëshimit të pasaportave për qytetarët e Kosovës, përfshirë përgjegjësinë për verifikim të dhënave të bartësve të dokumenteve të udhëtimit, obligimet për riatdhesim, si dhe të gjitha përgjegjësitë tjera që përfshihen në këtë kuadër.
Nëse do të miratohet, ky propozim: do ta lëndojë seriozisht qëllimin dhe zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë të vitit 2023 që bazohen në parimin e respektimit të integritetit dhe sovranitetit të dyanshëm, marrëveshjeve paraprake për largimin nga Kosova të strukturave paralele të shtetit të Serbisë, si dhe besueshmërinë e Bashkimit Evropian si një ndërmjetësues i paanshëm në këtë dialog;do të sfidojë seriozisht përparimet në integrimin e qytetarëve serb të Kosovës nëpërmjet pajisjes me dokumente të Kosovës, manifestuar ndër të tjera edhe nëpërmjet pajisjes masive me pasaporta të Kosovës gjatë javëve të fundit;
do t’i nxisë dhe inkurajojë strukturat kriminale që veprojnë në pjesën veriore të Kosovës që të vazhdojnë me kërcënime e kanosje të qytetarëve serb të Kosovës që synojnë të integrohen në jetën shoqërore dhe politike të vendit;do të pranojë dokumente personale të lëshuara nga autoritete të cilat nuk kanë mundësi as teknike e as ligjore të verifikojnë të dhënat e bartësve të këtyre dokumenteve, rrjedhimisht të vendosë në rrezik gjithë zbatimin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, proces ky i pritur aq gjatë nga ne; dhe
do të instalojë një precedent të rrezikshëm ku Bashkimi Europian do të legjitimonte pretendimet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës, të manifestuar në këtë rast nëpërmjet lëshimit të paligjshëm të dokumenteve për qytetarët e një vendi tjetër.Si aktivistë të palodhur për një Kosovë demokratike, të të gjithë qytetarëve të saj e të integruar në BE, jemi të lumtur që nga 1 janari 2024 nuk do të ketë qytetarë të asnjë prej vendeve të Ballkanit Perëndimor të cilët me pasaportat e shtetit të tyre nuk do të mund të lëvizin lirshëm në Zonën Shengen. Kjo i përfshinë edhe qytetarët serb të Kosovës të cilët kanë të drejtën dhe mundësinë që të pajisen me pasaporta të Kosovës dhe të udhëtojnë lirshëm sikurse të gjithë kosovarët tjerë. Për këtë, ne do të vazhdojmë angazhimin tonë të pa ndalur që të kërkojmë dhe ndihmojmë veprime të institucioneve të Kosovës që të lehtësojnë integrimin e qytetarëve serb të Kosovë, përfshirë nëpërmjet pajisjes së përshpejtuar me pasaporta të Kosovës.
Megjithatë, për të na fuqizuar në këtë përpjekje tonën, ne kemi nevojë për një Bashkim Evropian që do të jetë një partner i besueshëm dhe i drejtë, i cili nuk përjetohet se mban anë në një proces kaq të ndjeshëm politik, dhe që i respekton vlerat, premtimet dhe marrëveshjet e veta.Mbi këto, ju bëjmë thirrje që pa vonesë të tërhiqni Propozimin COM(2023) 733 për ndryshimin e Rregullores (BE) 2018/1806 sa i përket mbajtësve të pasaportave të Serbisë të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese e Serbisë (Koordinaciona uprava).
Gjithashtu, ju bëjmë thirrje që në përputhje me qëllimet dhe përmbajtjen e marrëveshjeve në mes të Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuara nga BE, të na bashkoheni në përkrahjen aktive të përpjekjeve të qytetarëve serbë për t’u pajisur me pasaporta të Kosovës, respektivisht të autoriteteve të Kosovës për të përshpejtuar procedurat e pajisjes së qytetarëve serbë me pasaporta të Kosovës.Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)
Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS)
Instituti i Kosovës për Politika Europiane (EPIK)
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD)DokuFest
ÇOHU!Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP)
Instituti i Kosovës për Demokraci (KDI)Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ)
Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS)Lëvizja FOL
Demokraci Plus (D+)Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK)
Iniciativa Kosovare për Stabilitet (IKS)Instituti GAP
Demokracia për Zhvillim (D4D)Iniciativa për Progres (INPO)
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS)Fondi për Zhvillim të Komunitetit (CDF)
Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA)GERMIN.

JU REKOMANDOJMË

Haziri: Jemi rivali kryesor i VV’së, po luftojmë për vendin e parë – Dallimi i LDK-së me partinë e Albin Kurtit, si nata me ditën
Lajme

Haziri: Kurti e bën një hap para e dy prapa – Ai po sillet me dy standarde, po e vuajmë këtë mendësi

18/07/2025 - 22:55
Sveçla konfirmon ndalimin e Igor Popoviq: Nuk do të tolerojmë fyerje dhe përdhosje të historisë sonë
Lajme

Sveçla konfirmon ndalimin e Igor Popoviq: Nuk do të tolerojmë fyerje dhe përdhosje të historisë sonë

18/07/2025 - 22:36
Berlin: Deputeti gjerman kërkon që të drejtat e shqiptarëve në Serbi të trajtohen si të serbëve në Kosovë
Kryesore

Berlin: Deputeti gjerman kërkon që të drejtat e shqiptarëve në Serbi të trajtohen si të serbëve në Kosovë

18/07/2025 - 22:27
Arrestimi i Popoviqit në Rahovec për shkak të fjalimit anti UÇK, Petkoviq e njofton Brukselin: Të lirohet urgjentisht
Lajme

Arrestimi i Popoviqit në Rahovec për shkak të fjalimit anti UÇK, Petkoviq e njofton Brukselin: Të lirohet urgjentisht

18/07/2025 - 22:23
Frenimi i luftës: BE dhe Mbretëria e Bashkuar ulin çmimin e naftës ruse
Lajme

Frenimi i luftës: BE dhe Mbretëria e Bashkuar ulin çmimin e naftës ruse

18/07/2025 - 22:13
Policia gjen produkte medicinale në një objekt në Mitrovicë të Veriut, nuk dihet të kujt janë
Lajme

Rreziku nga spiunët, Serbia synon destabilizimin e Kosovës

18/07/2025 - 22:09

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Thellohet skandali: Në vend të rrënimit, ‘Medi Premium’ ndërton edhe një ‘Penthouse’ pa leje – inspektorët nënshtrohen përballë biznesmenit Albert Halilaj

    Thellohet skandali: Në vend të rrënimit, ‘Medi Premium’ ndërton edhe një ‘Penthouse’ pa leje – inspektorët nënshtrohen përballë biznesmenit Albert Halilaj

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Skandal: 40 vjeçarja nga Podujeva u operua për kancer, por i doli vetëm zorra qorre

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • As Benzema, as Vinicius Jr., por Butrint Imeri: Publikon video me influenceren shqiptare, Melissa

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Incidenti në Pejë: Zbraz kallashin në ajër pasi nuk u lejua të parkohej te një biznes privat (VIDEO)

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Formohet një subjekt i ri politik në Kosovë

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë