Pavarësisht se ndeshja luhet larg Sarajevës, atmosfera në stadium pritet të jetë në favor të boshnjakëve. Toronto është shtëpia e një komuniteti të madh boshnjak, ndërsa mijëra tifozë kanë udhëtuar enkas për ta mbështetur kombëtaren e tyre.
Sipas raportimeve të mediave, duke iu referuar informacioneve nga Ambasada e Bosnjës dhe Hercegovinës në Kanada, në tribunat e stadiumit pritet të jenë rreth 30 mijë tifozë boshnjakë. Duke pasur parasysh se stadiumi ka kapacitet prej 45 mijë ulësesh, dy të tretat e tij mund të dominohen nga ngjyrat e Bosnjës dhe Hercegovinës.
Kjo mbështetje masive pritet të jetë një shtysë e madhe për boshnjakët në përpjekjen për ta nisur Botërorin me fitore ndaj njërit prej organizatorëve të turneut.










