Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mbi 500 mijë euro: Vazhdojnë kontratat e dyshimta njëburimore në KEK

31/03/2024 - 11:57
në Lajme
A A
Mbi 500 mijë euro: Vazhdojnë kontratat e dyshimta njëburimore në KEK
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Korporata Energjetike e Kosovës nuk e ka ndërmend të ndalet.

Pavarësisht se është ndërmarrja që kryeson listën e institucioneve për lidhjen e tenderëve njëburimorë, KEK-u po vazhdon avazin.

Dy kontrata njëburimore, të dyshimta, janë lidhur vetëm ditën e premte. Dhe atë, në afat për vetëm dy muajt e ardhshëm. Vlera e dy kontratave shkon në mbi 500 mijë euro.

Njëra kontratë është lidhur me kompaninë e sigurimit “Rojet e Nderit” me qëlllim të ruajtjes dhe sigurimit të objekteve të KEK-ut për muajt prill dhe maj 2024.

Vlera e kësaj kontrate është saktësisht 453 mijë e 122 euro. Kjo kontratë është dhënë pa shpallje publike, por vetëm me njoftim diretk publik në faqen e KRPP-së.

Sipas raportimeve që kanë ndodhur në të kaluarën, Auditori kishte gjetur një numër parregullsish në kompaninë në fjalë.

Po të njëjtën ditë, Korporata Energjetike e Kosovës lidhi një tjetër kontratë, gjithashtu njëburimore. Kjo ndërlidhet me transportin e punëtorëve për muajt prill dhe maj.

Njëra kontratë u lidh me kompaninë “AutoTransporti” në vlerë mbi 122 mijë ero, kurse një tjetër me kompaninë Bujar Dervishi në vlerë mbi 25 mijë euro.

Edhe për këtë njoftim zyrtarizimi u bë në faqen zyrtare të KRPP-së.

Për këtë çështje, ka reaguar ditën e premte deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami.

“Tregoni dikush Zogianit se sot derisa ai e ka postu tekstin që ja kanë dërgu nga qendra e LVV-së, KEK-u ka nënshkru edhe dy kontrata sekrete, njëra prej tyre është kontrata e 14-të me radhë me të njëjtën kompani, për sigurim fizik, 13 i ka pasë të negociume në vlerë prej 5.6 milionë euro, sot është nënshkru kontrata e 14 në vlerë prej 453,122.72 euro (sigurim fizik vetëm për 2 muaj), sipas njoftimit të KRPP-së, të publikur sot në webfaqen e tyre”, ka shkruar ajo.

“E derisa dje ne kishim tri orë debat parlamentar, ministrja Rizvanolli që është përgjegjëse për ndërmarrjet publike nuk e nxori asnjë fjalë nga goja edhe pse disa herë u pyet nga deputetët për 112 kontrata sekrete të KEK-ut dhe 102 milionë të shpenzuara, LVV sot paska vendosë që përmes Avni Zogianit të me pyes mua e ish Kryeministrin Hoti, jo për ministritë me të cilat ne kemi udhëhequr, por për ministrinë që ka udhëhequr Blerand Stavileci. Edhe njëherë dje ministrja Rizvanolli përgjegjëse për KEK-un ansnjë fjalë se ka thënë për 112 kontratat e KEK-ut në vlerë prej 102 milionë eurove dhe siç po e shifni kontratat sekrete po vazhdojnë”, reagoi deputetja Bajrami.

“Ju bëj thirrje ta votoni komisionin hetimor parlamentar, për kontratat 2021-2023. LVV le të bëj kërkesë për komision hetimor për vitet 2015-2017, nëse dojnë edhe për me herët kthehemi prej kohës kur shefja e grupit parlamentar të LVV e pat shitë distribucionin e KEK-ut për 26.3 milionë euro dhe unë ju premtoj se Grupi Parlamentar i LDK-së do t’i votoj të gjitha komisionet”, theksoi ajo.

Për këtë temë ditën e enjte pati debat parlamentar në Kuvendin e Kosovës. Aty Lëvizja Vetëvendosje refuzoi krijimin e një komisioni parlamentar që do të merrej me hetimin e kontratave njëburimore, vlera e të cilave ka shkuar në mbi 20 milionë euro.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë