Është shtyrë deri me 23 gusht afati për konvertimin e patent-shoferëve nga ata ilegalë, në patent-shoferë zyrtar të Kosovës.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se shtyrja e afatit është bërë për shkak të kërkesave të shumta.
Vetëm të mërkurën, ka pasur 273 kërkesa për konvertimin e patent-shoferëve, ka deklaruar Sveçla.
Në total, mbi pesë mijë kërkesa janë realizuar në MPB.
“5588 qytetarë nga radhët e komunitetit serb kanë aplikuar për konvertimin e patentshoferëve nga ata të lëshuar nga institucionet ilegale serbe në patentshoferë zyrtar të Republikës së Kosovës”, ka thënë sot Sveçla.













