Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mbindërtim pa leje në çatinë e “Mitrovica Mall”, Inspeksioni i jep një ditë afat investitorit Riad Bashota ta demolojë

10/07/2025 - 10:24
në Kryesore, Lajme
A A
Mbindërtim pa leje në çatinë e “Mitrovica Mall”, Inspeksioni i jep një ditë afat investitorit Riad Bashota ta demolojë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Drejtoria e Inspeksionit në Komunën e Mitrovicës së Jugut më 07.07.2025 ka marrë vendim për rrënimin e mbindërtimit nga konstruksioni metalik, i ndërtuar pa leje në çatinë e rrafshët të qëndrës tregtare “Mitrovica Mall”, në rrugën “Isa Boletini”, me investitor Riad Bashota.

Në arsyetimin e Inspektoratit thuhet se më 14.06.2025 gjatë mbikëqyrjes inspektuese konstatohet se Bashota kishte filluar mbindërtimin nga konstruksioni metalik në çatinë e rrafshët të kësaj qendre tregtare pa poseduar leje/pëlqim ndërtimi të lëshuar nga organet kompetente, përkatësisht nga Drejtoria për Planifikim dhe Urbanizëm.

Sipas Drejtorisë së Inspeksionit, pala u urdhërua t’i ndërpresë punimet deri sa të pajiset me leje/pëlqim, mirëpo ai nuk i kishte ndërprerë.

Pas dy ditësh, sot më 09.07.2025, Inspektorati doli në terren për ta bërë rrënimin e këtij ndërtimi.

Të pranishëm ishin pjesëtarë të Policisë dhe investitori, Riad Bashota.

Ky i fundit kishte kundërthënie me zyrtarët e Inspeksionit dhe nuk pranonte assesi rrënimin e këtij projekti.


Mbindërtimi pa leje në “Mitrovica Mall” | 09 07 2025 | Foto: Florinda Kelmendi/ KALLXO.com

E pas gati 40 minutash u morën vesh që vetë investitori ta demolojë këtë objekt deri nesër, më 10.09.2025, në të kundërtën Komuna do ta rrënojë.

“Me kërkesën e përfaqësuesit Riad Bashota, Inspeksioni në bashkëpunim me Drejtorinë, i pranohet kërkesa për demolimin e konstruksionit metalik ta largojë vetë. Pala udhëzohet ta fillojë demolimin në orën 8:00, të nesërmen. Në të kundërtën hyn në fuqi vendimi i ekzekutimit”- thuhet në procesverbalin e datës 09.07.2025.

Drejtor i Inspeksionit, Valon Brahimi, tregoi se në këtë pjesë supozohet të ndërtohet atraksion për të rinj.

“Një mbindërtim me konstruksion metalik, pala synon që ta shfrytëzojë hapësirën në fjalë për afarizëm. Është mendu që do të jetë një lokal për të rinj, me muzikë, e ngjashme. Por kjo është irelevante për neve. Esenca është se ndërtimi e mbindërtimi pa leje sanksionohet me ligj”- tha Brahimi.

Se pse po synohet ndalimi i punimeve në çatinë e qendrës tregtare “Mitrovica Mall”, drejtori tha se mund të ketë humbje të stabilitetit të objektit.

“Mund të jetë shkak i rrezikut të përgjithshëm për shkak të humbjes së stabilitetit të objektit, po supozojmë, kjo nuk është çështje e jona. Çështja jonë është që ne e respektojmë Ligjin për ndërtim, i cili nuk lejon asnjë ndryshim në strukturë të objektit në fjalë, pa marrë leje ndërtimore”- përfundoi ai.

KALLXO.com provoi të marrë një version nga investitori, Riad Bashota, mirëpo i njëjti nuk pranoi të përgjigjej.

Si erdhi deri te vendimi për rrënimin e objektit?

Sipas vendimit të Drejtorisë së Inspeksionit, më 23.06.2025 gjatë kontrollit të radhës u konstatua se punimet kishin vazhduar pa u siguruar leja apo pëlqimi përkatës, me ç’rast u konservua me shirit.

Gjatë inspektimit, më 25.06.2025 është vërtetuar se pala ka larguar shiritin dhe prapë ka vazhduar punimet në mënyrë të paligjshme.

Pas kësaj, Inspektorati komunal i Ndërtimit më 26.06.2025 nxjerr aktvendim për rrënim.

“Pala nuk ka respektuar urdhërat e inspeksionit, ku me datë 26.06.2025 është nxjerr vendimi i ekzekutimit por pala ka aplikuar për t’u pajisur me leje apo pëlqim, Inspeksioni e ka pezulluar vendimin e ekzekutimit për t’i dhënë hapëisirë për t’u shqyrtuar kërkesa nga DPU për pajisje me pëlqim, pala nuk e ka respektuar urdhërin e inspeksionit për ndalimin e punimeve. Poashtu u konstatua me procesverbalin e datës 04.07.2025 që t’i ndërpres punimet derisa të pajisjet me një dokument nga DPU, por pala prapë ka vazhduar punimet”- thuhet në vendimin e Inspektoratit.

Vazhdimi i punimeve u konstatua më 07.07.2025 nga Inspeksioni i Ndërtimit.

Çka përmbante kontrata mes Komunës dhe qendrës tregtare?

Në vitin 2018, Komuna (e cila në atë kohë drejtohej nga Agim Bahtiri), i ka dhënë pronën në shfrytëzim me qira përfaqësuesit të kompanisë “URBAN Events& Marketing”, Riad Bashotës.

Pra bëhet fjalë për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër, 15 vjet, të qendrës tregtare “Mitrovica Mall”.

Në kontratë, të cilën e ka siguruar KALLXO.com, mes Komunës dhe palës, të lëshuar në vitin 2018, thuhet se operatori ekonomik përveç qiramarrjes së qendrës tregtare ka për obligim të sigurojë operimin e qendrës tregtare si një qendër tregtare moderne dhe atraktive dhe nuk do të ndryshojë destinimin e objektit pa pajtim paraprak me shkrim nga autoriteti kontraktues.

Po ashtu në kontratë thuhet se operatori ekonomik do të jetë përgjegjës për mirëmbajtjen e objektit në standarde më të larta, të renovojë pjesë të objektit ose tërësinë e tij sipas nevojës. /KALLXO.com

JU REKOMANDOJMË

U kap nga policia dhe inspektorët duke injektuar botox dhe fillerë ilegalisht – Klinika “Revita” e Besa Berishës sfidon shtetin, vazhdon punën edhe pse ka ndalesë aktive

U kap nga policia dhe inspektorët duke injektuar botox dhe fillerë ilegalisht – Klinika “Revita” e Besa Berishës sfidon shtetin, vazhdon punën edhe pse ka ndalesë aktive
22/03/2026 - 13:23

Në Kosovë, ndërhyrjet estetike si Botox dhe fillerët po përhapen me shpejtësi, por një pjesë e madhe e tyre ofrohet jashtë ligjit dhe pa mbikëqyrje profesionale. Injektimi i...

Më shumëDetails

Ambasadori i Shqipërisë e mohon se Donika Gërvalla është shpallur “non-grata” nga Edi Rama

Ambasadori i Shqipërisë e mohon se Donika Gërvalla është shpallur “non-grata” nga Edi Rama
22/03/2026 - 13:14

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ka mohuar raportimet se Donika Gërvalla, ministre e Drejtësisë, është shpallur person i padëshiruar në Tiranë. Në një prononcim për media,...

Më shumëDetails

Macron – Kurtit në urimin për rizgjedhjen kryeministër: U takon t’i zbatoni angazhimet e marra në marrëveshjet e fundit me Serbinë

Macron – Kurtit në urimin për rizgjedhjen kryeministër: U takon t’i zbatoni angazhimet e marra në marrëveshjet e fundit me Serbinë
22/03/2026 - 12:59

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i ka dërguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti një letër urimi më 23 shkurt, për ta uruar për mandatin e ri qeverisës. Zyra...

Më shumëDetails

Merz i kërkon Kurtit “përparime të tjera” në dialog me Serbinë: Para teje qëndrojnë detyra sfiduese

Merz i kërkon Kurtit “përparime të tjera” në dialog me Serbinë: Para teje qëndrojnë detyra sfiduese
22/03/2026 - 12:30

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti “përparime të tjera” në dialogun me Serbinë, në një letër urimi që ia ka dërguar...

Më shumëDetails

37 aksidente dhe mbi 1 mijë gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë

37 aksidente dhe mbi 1 mijë gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë
22/03/2026 - 12:16

37 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në Kosovë, prej të cilave 10 kanë qenë me të lënduar dhe 27 me dëme materiale. Sipas statistikave...

Më shumëDetails

Pretendimi i Enver Dugollit: PDK-ja dhe LDK-ja ishin të prerë që nuk e përkrahin Vjosa Osmanin

Pretendimi i Enver Dugollit: PDK-ja dhe LDK-ja ishin të prerë që nuk e përkrahin Vjosa Osmanin
22/03/2026 - 11:31

Enver Dugolli, deputet i VV-së, ka bërë një pretendim të çuditshëm në lidhje me çështjen e rizgjedhjes së presidentes Vjosa Osmani. Në Tëvë 1, Dugolli ka pretenduar që...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandali i injektimit të fillerëve ilegalisht/ U kap duke punuar pa licencë, inspektorati mbylli klinikën “Miliona” të Salih Imerit (Dokument)

    Skandali i injektimit të fillerëve ilegalisht/ U kap duke punuar pa licencë, inspektorati mbylli klinikën “Miliona” të Salih Imerit (Dokument)

    423 Shpërndaje
    Shpërndaje 169 Tweet 106
  • 3 vite injektim ilegal të botox-it dhe fillerëve, gjobë minimale ‘favorizuese’ nga inspektorja Blakqori për “QEI Beauty Academy” të Obertica Kosumit

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Dyshime për ndalesë në vend të pasigurt – 27-vjeçari humbi jetën në Pestovë gjatë kohës së ndaljes nga një patrullë e policisë?

    377 Shpërndaje
    Shpërndaje 151 Tweet 94
  • Një muaj paraburgim për shoferin që shkaktoi aksidentin tragjik në Vushtrri ku 27-vjeçari humb jetën pasi u godit në shiritin emergjent

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Ekskluzive: Veprimtari pa licencë e anesteziolog pa licencë, Inspektorati gjobiti dhe mbylli klinikën “Care & Hair Fix” të Fehim Halitit (Dokument)

    231 Shpërndaje
    Shpërndaje 92 Tweet 58

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë