Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) është mbledhur të hënën në Kuvendin e Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Mediat janë lejuar të marrin pamje vetëm para fillimit të takimit, pasi mbledhja është e mbyllur.
Sipas rendit të ditës, komisioni pritet të shqyrtojë dhe miratojë projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndarjet buxhetore të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2026, si dhe Planin e Punës për sesionin vjeshtor të këtij viti.














