Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mbrojtja e Thaçit tregon për vështirësitë në sigurimin e dëshmitarëve për të mos humbur kohë në gjykatë

31/10/2025 - 16:02
në Lajme
A A
Specialja rrëzon kërkesën e Prokurorisë që Thaçit t’i kufizohen vizitat me disa persona

Former Kosovo president Hashim Thaci, left, appears before the Kosovo Tribunal as he defends himself against charges including murder, torture and persecution allegedly committed during his country's war for independence from Serbia in the Hague, Monday, April 3, 2023. The trial of Kosovo's ex-president and three other former high-ranking members of the Kosovo Liberation Army charged with war crimes and crimes against humanity opens Monday. (Koen van Weel/Pool via AP) LGK101

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Mbrojtja e Hashim Thaçit e përfaqësuar nga Luka Mishetiq ka treguar për problemet që kanë pasur për sigurimin e dëshmisë ë dëshmitarëve në sallën e gjyqit.

Sipas tyre, kjo ka ndikuar edhe në planifikimin e orarit e që rrjedhimisht kanë quar edhe me anulimin e seancave.

Sipas mbrojtjes, dëshmitari i planifikuar për javën që ka filluar 29 shtator e më pas edhe me 27 tetor 2025 fillimisht e kishte shtyrë dëshminë e tij e më pas ishte tërhequr për shkak të çështjeve që nuk ishin parashikuar në fillim të rastit të tyre.

Po ashtu, edhe për njërin nga dëshmitarët e parë që ishte planifikuar të dëshmonte me 15 shtator në vend të James Rubi, mbrojtja thotë se dëshmia e tij është dashur të shtyhet vazhdimisht për shkak të çështjeve që janë jashtë kontrollit të mbrojtjes.

Ndërsa, dëshmia e tij është planifikuar që të mbahet me 3 nëntor 2025 e që janë në pritje të dickaje e cila është e redaktuar për publikun.

Sipas mbrojtjes, ata i kanë kontaktuar me 23 dhe 24 tetor të gjithë dëshmitarët e propozuar që kanë mbetur të konfirmohen për disponueshmerinë e tyre për të dëshmuar.

Por, mbrojtja thotë nëse dëshmitari që është planifikuar që të dëshmojë me 3 nëntor 2025 nuk dëshmon, atëherë nuk ka asnjë dëshmitar të disponueshem për atë javë.

Kjo sipas mbrojtjes se Wesley Clark u autorizua që të dëshmoj mirëpo duke i respektuar procedurat, ai nuk është në gjendje që të fillojë dëshminë e tij përpara 12 nëntorit 2025.

Në anën tjetër, sipas mbrojtjes, Clark ka njoftuar se ka detyrime profesionale që e bëjnë të padisponueshëm përpara 17 nëntorit 2025.

Mbrojtja thotë se Clark e ka konfirmuar gatishmërinë e tij që të udhëtoj drejtë Hagës me 17 nëntor 2025 për ta filluar pasdite dëshminë e tij.

Ndërsa, për dëshmitarin tjetër që mban kodin 1DW-008 mbrojtja thotë se ka detyrime profesionale në ShBA e që rrjedhimisht nuk është në gjendje që të dëshmojë përpara 9 nëntorit 2025.

Pra, sipas mbrojtjes, ai është në gjendje që të fillojë dëshminë vetëm me 10 nëntor 2025.

Kurse, për dëshmitarin 1DW-009 mbrojtja thotë se fillimisht ishte planifikuar të dëshmonte në javën e 3 nëntorit 2025, por që është planifikuar që dëshmia e tij të filloj pas përfundimit të dëshmisë së 1DW-008.

“Megjithatë, për shkak të pasigurisë dhe mungesës së informacionit në lidhje me [E REDAKTUAR], dhe kërkesave nga të dy 1DW-009 dhe Zyra për Mbrojtjen e Dëshmitarëve për të finalizuar datat e propozuara të dëshmisë, Mbrojtja e planifikoi dëshminë e tij në javën e 10 nëntorit 2025, pas përfundimit të dëshmisë së 1DW-008”, thuhet në parashtrim.

Për këtë dëshmitar, thuhet se nuk është në gjendje që të udhëtojë drejtë Hagës në javën që fillon me 3 nëntor 2025.

Sipas mbrojtjes, ndonëse trupi gjykues i ka thënë që të shoh mundësinë që të marrë dëshmitë përmes video-lidhjes, për Clark thonë se është e pamundur.

Madje edhe për dëshmitarët e tjerë thuhet se gjenden në vende që janë në diferencë kohore me Hagën prej gjashtë deri në shtatë orë.

“Mbrojtja është e vetëdijshme nga përvoja e mëparshme në këto procedura se logjistika e organizimit të dëshmisë përmes video-konferencës në këto rrethana është veçanërisht e ndërlikuar, duke përfshirë një orar të ndryshuar të seancave për të përshtatur diferencat e zonave kohore,11 që i shkurton ditët e seancave ndjeshëm dhe për rrjedhojë do të zgjaste kohëzgjatjen e pritur të dëshmive të dëshmitarëve”, thuhet në parashtresën e mbrojtjes.

Veç kësaj, mbrojtja ka thënë se paraqitja e provave të tyre përmes videolidhjes do të dëmtonte në mënyrë efektive paraqitjen e rastit dhe do të ndikonte në të drejtat e të akuzuarit.

Kësisoj, mbrojta thotë se pajtohet që vonesat ndikojnë në përfundimin e shpejtë dhe efektiv të çështjes por duhet të shihet se të akuzuarit janë në paraburgim që pesë vjet e gati gjysma e këtyre viteve është periudha e procedurës paraprake.

Sipas mbrojtjes, Prokurorisë ju lejua më shumë se dy vjet për ta paraqitur çështjen e saj duke përfshirë edhe mocionet e paraqitura në fund të çështjes së saj.

“Po ashtu, ndërsa e drejta për t’u gjykuar brenda një afati të arsyeshëm është një e drejtë themelore e të Akuzuarit sipas Nenit 21(4)(d) të Ligjit, të Akuzuarit gjithashtu kanë të drejtën sipas Nenit 21(4)(f) “të shqyrtojnë, ose të kenë të shqyrtuar, dëshmitarët kundër tij ose asaj dhe të sigurojnë paraqitjen dhe shqyrtimin e dëshmitarëve në emër të tij ose saj në të njëjtat kushte si dëshmitarët kundër tij ose asaj”, thuhet në parashtrim.

Mbrojtja në parashtresë thotë se parasheh se kjo e drejtë duhet të respektohet Thaci duhet të ketë 70 ditë për të thirrur dëshmitarët në emër të tij, ku Prokurorisë i janë dhënë mbi dy vjet.

Ndryshe, në të njëjtën parashtresë, mbrojtja e Thaçit i është kundërpërgjigjur trupit gjykues për vonesat e shkaktuara në këto procedura.

Mbrojtja e Thaçit ka thënë se ky nuk është një problem unik pasi edhe Prokuroria gjatë çështje së saj është përballur me gjëra të tilla duke mos qenë në gjendje që t’i mbante të gjitha seancat e planifikuara.

“Mbrojtja vëren se ky nuk është një problem unik; SPO është përballur me pengesa të ngjashme gjatë gjithë çështjes së saj, dhe nuk ka qenë në gjendje t’i mbushë të gjitha ditët e planifikuara të seancës, veçanërisht në fund të çështjes së saj për shkak të çështjeve të disponueshmërisë së dëshmitarëve”, ka thënë mbrojtja në parashtresën e saj.

Mbrojta e Thaçit e përfaqësuar nga avokati, Luka Mishetiq ka thënë se çdo seancë e anuluar ose e mbajtur pjesërisht ka qenë për shkak të rrethanave që janë jashtë kontrollit të mbrojtës.

Gjatë kësaj linje të parashtrimeve, mbrojtja mori shembull edhe përfundimin e shpejtë të ndonjë dëshmie për shkak të vlerësimeve të pasakta.

Ndërkohë, më 15 prill 2025, Prokuroria ka njoftuar se ka përfunduar paraqitjen e provave në këtë rast.

Ndërsa, mbrojtja kishte bërë kërkesë sipas Rregullës 130, e cila parasheh kërkesën për rrëzimin e ndonjë akuze apo akuzave në tërësi në aktakuzë. Vendimi mbi këtë kërkesë ishte marrë më 16 korrik 2025. Sipas kryetarit të trupit gjykues, Charles Smith III, ajo që kishte kërkuar mbrojtja ishte mosmbështetja në pretendime për krime lufte që kanë të bëjnë me incidente që kanë ndodhur para majit të 1998-ës dhe pas 20 qershorit të 1999-ës.

“Trupi gjykues vëren se incidentet dhe ngjarjet që kanë ndodhur në kohën që kundërshtohen prej mbrojtjes nuk janë akuza brenda kuptimit të Rregullës 130”, tha kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III.

Si rrjedhojë, ishte rrëzuar ky mocion me arsyetimin se trupi gjykues s’e ka autoritetin për të rrëzuar materiale që përbëjnë akuzat që kanë të bëjnë me shkaqe kohore. Ndërsa, po të njëjtën ditë, mbrojtja e viktimave kishte paraqitur provat e veta duke thirrur dy dëshmitare eksperte për të dëshmuar njëkohësisht.

Përveç që dëshmuan më 16 korrik 2025, dëshmia e këtyre dy dëshmitareve vazhdoi edhe më 17 korrik 2025, duke përfunduar kështu edhe marrja e dëshmive të dëshmitarëve të mbrojtjes së viktimave.

Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020. /BetimipërDrejtësi

JU REKOMANDOJMË

Deputeti i VV-së thotë se përfshirja e presidentit në negociatat për qeverinë rrezikon demokracinë

Deputeti i VV-së thotë se përfshirja e presidentit në negociatat për qeverinë rrezikon demokracinë
15/07/2026 - 08:01

Sipas deputetit të zgjedhur të Vetëvendosjes, Ardian Gola, përfshirja e zgjedhjes së presidentit në negociatat për formimin e qeverisë është e rrezikshme për demokracinë. Ai ka theksuar se...

Më shumëDetails

Rrahje masive në sheshin e Skënderajt, disa të rinj bëhen “llom” (Video)

Rrahje masive në sheshin e Skënderajt, disa të rinj bëhen “llom”  (Video)
14/07/2026 - 23:32

Një përleshje fizike në mes disa personave raportohet se ka ndodhur sonte në sheshin “Adem Jashri” në Skenderaj. Media lokale “Skenderaj Live” ka publikuar pamje nga vendi i...

Më shumëDetails

Parashikimi i motit për të mërkurën

Parashikimi i motit për të mërkurën
14/07/2026 - 22:56

Të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell në orët e mëngjesit, të cilat gjatë ditës pritet të shtohen dhe të sjellin rrebeshe lokale shiu orëve të...

Më shumëDetails

Azemi: Nuk kam informacion për nënshkrime kundër Abdixhikut, nesër mblidhet Kryesia e LDK-së në Ferizaj

Azemi: Nuk kam informacion për nënshkrime kundër Abdixhikut, nesër mblidhet Kryesia e LDK-së në Ferizaj
14/07/2026 - 22:46

Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj, Visar Azemi, ka deklaruar se nuk ka informacion për ndonjë nismë të delegatëve të degës për mbledhjen e...

Më shumëDetails

Kajtazi: Pushteti e di që s’i ka punët mirë me ShBA-në, shkak qasja e gabuar

Kajtazi e quan inskenim alarmin e sotëm në Kuvend, jep tri arsye pse
14/07/2026 - 22:17

Opinionisti Vehbi Kajtazi ka deklaruar se Kosova po mbetet prapa në raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova tha se, pavarësisht...

Më shumëDetails

Serwer: Dialogu strategjik mes Serbisë dhe SHBA-së e ndihmon Vuçiqin

Serwer: Dialogu strategjik mes Serbisë dhe SHBA-së e ndihmon Vuçiqin
14/07/2026 - 22:12

Shtetet e Bashkuara po e bëjnë një përpjekje të re për ta afruar Serbinë me synimet e tyre strategjike, ka thënë për Radion Evropa e Lirë (REL) Daniel...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Rrahje masive në sheshin e Skënderajt, disa të rinj bëhen “llom”  (Video)

    Rrahje masive në sheshin e Skënderajt, disa të rinj bëhen “llom” (Video)

    135 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Ky është personi i plagosur sonte në Pejë

    158 Shpërndaje
    Shpërndaje 63 Tweet 40
  • Vritet ish-basketbollisti i Golden Eagle Ylli

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Skandali i radhës me naftëtarët: Inspektorati e dërgon në gjykatë “DHF Company” të Hysen Jusajt për abuzim me çmimet e naftës

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Plagosja në Pejë, policia jep detajet e fundit

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë