Emigrimi nga fshati në qytet është një dukuri e cila e ka përcjellë Kosovën që nga paslufta, por ajo është shumë më e theksuar viteve të fundit.
Një nga rajonet ku vërehet dukshëm ky fenomen është rajoni i komunës së Mitrovicës, saktësisht Shala e Bajgorës.
Gazeta Online Veriu.info ka realizuar reportazh nga fshatrat e Shalë së Bajgorës, ku tash e disa vite shumë shkolla janë mbyllur për shkak të mungesës së nxënësve, familjet e të cilëve janë larguar nga këto vende.
Ekipi i Veriu.info ka qëndruar në disa nga këto fahatra ku ka parë nga afër se shkollat janë të mbyllura e fshatrat me shumë pak banorë.
Videon e plotë mund ta shihni më poshtë:













