Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se e ka mbyllur sot një biznes që merret me përpunimin e nënprodukteve të kafshëve të therura, pasi i njëjti po operonte ilegalisht dhe pa licencë, shkruan Veriu.info.
Në një postim në facebook AUV thuhet se përveç mungesës së dokumentacionit, hapësirat nuk posedonin kushtet teknike sanitare, minimale për të ushtruar veprimtarinë.
“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë pas raportimit nga një qytetar, ka gjetur një biznes i cili ishte duke operuar ilegalisht pa licencë, merrej me trajtimin- përpunimin e nënprodukteve të kafshëve të therura. Përveç mungesës se dokumentacionit, hapësirat nuk posedonin kushtet teknike sanitare, minimale për të ushtruar veprimtarinë” thuhej në njoftimin e AUV-it./Veriu.info
Njoftimi i plotë:













