Me ftesë të Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, dhe të Princit arab, Bin Farhan Al Saud, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporë Donika Gërvalla po merr pjesë konferencën e Koalicionit Global kundër DAESH-it që po mbahet në Riad të Arabisë Saudite.
Koalicioni Global për të mposhtur IS-in përfshin më shumë se 80 vende dhe vazhdon të koordinojë veprimet kundër grupit ekstremist, i cili më parë kishte kontrolluar pjesë të mëdha të Sirisë dhe Irakut.
Ministrja Gërvalla ka thënë se Kosova është e palëkundur në vendosmërinë e saj për të forcuar angazhimet për të drejtat e njeriut dhe sigurinë ndërkombëtare.
Në kuadër të kësaj konference Gërvalla po zhvillon edhe takime tjera palë të Global Coalition.















