Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

11/03/2025 - 09:39
në Kryesore, Lajme
A A
Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Qeveria e ardhshme e Kosovës mund të formohet pa Listën Serbe, nëse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i konfirmon rezultatet aktuale të zgjedhjeve të 9 shkurtit, sipas të cilave, një nga dhjetë vendet parlamentare – të rezervuara për komunitetin serb – i ka shkuar Partisë së Nenad Rashiqit për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë.

Kështu tha Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës.

Kjo do të ishte hera e parë që Lista Serbe nuk do të ishte pjesë e Qeverisë së Kosovës që nga themelimi i saj në vitin 2013, pasi që, deri më tash, ajo i ka fituar të dhjetë vendet parlamentare, të rezervuara për komunitetin serb.

Me Kushtetutën e Kosovës, një pozitë ministrore në Qeverinë e Kosovës i është rezervuar komunitetit serb, ndërsa një tjetër komuniteteve tjera minoritare joserbe.

E, nëse Qeveria e Kosovës përbëhet nga më shumë se dymbëdhjetë ministri, atëherë emërohet edhe një ministër tjetër nga radhët e komuniteteve joshumicë.

Përzgjedhja e këtyre ministrave bëhet në konsultim me partitë parlamentare dhe nëse dikush emërohet prej partive që nuk kanë hyrë në Kuvend, atëherë është i nevojshëm miratimi zyrtar nga shumica e deputetëve të komunitetit, nga i cili është emëruar ministri.

Bazuar në këtë nen të Kushtetutës, Cakolli thotë se një qeveri pa Listën Serbe – nëse konfirmohen rezultatet e tanishme preliminare – sigurisht që do të ishte legjitime në aspektin juridik, por se konsultime do të duhej të bëheshin me të gjitha partitë parlamentare, përfshirë Listën Serbe.

JU REKOMANDOJMË

Kos thotë se ka zhvillime “inkurajuese” lidhur me pesë shtetet që s’e njohin Kosovën

Kos thotë se ka zhvillime “inkurajuese” lidhur me pesë shtetet që s’e njohin Kosovën
20/04/2026 - 19:07

Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, i cilësoi si “inkurajuese” zhvillimet rreth pesë vendeve evropiane që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Gjatë një mbledhjeje të...

Më shumëDetails

Oferta e Kurtit për LDK-në, Hykmete Bajrami: Shantazh i paketuar si zgjidhje

Oferta e Kurtit për LDK-në, Hykmete Bajrami: Shantazh i paketuar si zgjidhje
20/04/2026 - 17:56

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas takimit të kryeministrit Albin Kurti dhe krytarit të LDK-së Lumir Abdixhiku. Bajrami përmes një postimi në facebook është shprehur se...

Më shumëDetails

Më 24 prill shpallet aktgjykimi për Banjskën, Prokuroria ka kërkuar burgim të përjetshëm

Më 24 prill shpallet aktgjykimi për Banjskën, Prokuroria ka kërkuar burgim të përjetshëm
20/04/2026 - 17:50

Të premten do të shpallet aktgjykimi ndaj tre të akuzuarve për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, në shtator të vitit 2023. Seanca do të nisë në orën...

Më shumëDetails

Dosja e të arrestuarve për bixhoz të paligjshëm në Mitrovicë, ja për çka dyshohen nga prokuroria (Emrat)

Rasti i bixhozit, Prokuroria e Mitrovicës do të kërkojë 30 ditë paraburgim – hetimet përfshijnë edhe incizime të fshehta
20/04/2026 - 17:19

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për 19 persona të dyshuar për organizim të bixhozit të paligjshëm dhe lojërave të fatit online, në...

Më shumëDetails

Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë i dyshuari për grabitje, kërkohej nga INTERPOL-i

Arrestohet në Prishtinë një shtetas serb me urdhërarrest ndërkombëtar
20/04/2026 - 15:57

Një shtetas i Kosovës i kërkuar me letër-rreshtim ndërkombëtar është ekstraduar nga Gjermania në Kosovë më 20 prill 2026, ka njoftuar Policia e Kosovës. Sipas autoriteteve, i dyshuari...

Më shumëDetails

Haxhiu autorizon dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Gaza

Haxhiu autorizon dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Gaza
20/04/2026 - 15:54

Presidentja në detyrë, Albulena Haxhiu sot ka autorizuar dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në operacion ndërkombëtar paqeruajtës, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza. Këtë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë të arrestuarit për bixhoz ilegal në Mitrovicë (Emrat)

    Këta janë të arrestuarit për bixhoz ilegal në Mitrovicë (Emrat)

    594 Shpërndaje
    Shpërndaje 238 Tweet 149
  • Dosja e të arrestuarve për bixhoz të paligjshëm në Mitrovicë, ja për çka dyshohen nga prokuroria (Emrat)

    182 Shpërndaje
    Shpërndaje 73 Tweet 46
  • Nuk ndalet Eliona, vjen edhe me një foto ‘bombastike’ nga Egjipti (+16)

    173 Shpërndaje
    Shpërndaje 69 Tweet 43
  • Elijona ‘përvëluese’ me fotot e fundit me bikini nga Egjipti

    216 Shpërndaje
    Shpërndaje 86 Tweet 54
  • Rasti i bixhozit, Prokuroria e Mitrovicës do të kërkojë 30 ditë paraburgim – hetimet përfshijnë edhe incizime të fshehta

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë