Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

‘‘Me ka thirr nga fronti’’, ‘‘dëgjoje zërin e lirisë’’, gruaja e Agim Ramadanit rrëfen momentet më emocionuese me të

11/04/2026 - 19:42
në Kryesore, Lajme
A A
‘‘Me ka thirr nga fronti’’, ‘‘dëgjoje zërin e lirisë’’, gruaja e Agim Ramadanit rrëfen momentet më emocionuese me të
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sot shënohen 27 vjet nga rënia e luftëtarit dhe Heroit të Kosovës, Agim Ramadani. Në akademinë përkujtimore kushtuar tij, bashkëshortja, Shukrije Ramadani, ka ndarë një nga momentet më emocionale që kishte përjetuar me Ramadanin gjatë luftës.

Ajo ka treguar se një nga kujtimet më të forta lidhet me një telefonatë nga fronti, kur Ramadani i kishte hapur altoparlantin në momentin e bombardimeve të para të NATO-s më 24 mars 1999.

“Një nga momentet më emocionale ka qenë kur më ka thirrur Agimi nga fronti dhe e ka hapur altoparlantin. Kam dëgjuar bombardimet e para të NATO-s më 24 mars. Zëri i tij ishte jashtëzakonisht emocionues. Më tha, ‘Unë po e shoh lirinë. Dëgjoje si janë jehonat e lirisë, si është zëri i lirisë. I gjithë qielli është zbardhur nga forcat e NATO-s që po godasin’. Kurrë nuk e harroj atë moment”, ka rrëfyer ajo.

Shukrije Ramadani ka folur edhe për një video që ka qarkulluar në rrjete sociale, ku Ramadani dëgjohet duke thënë “Fisnike, liria po vjen”, duke zbuluar rrethanat në të cilat ishte realizuar ajo.

Siç tregoi ajo për Klan Kosova, ishte hera e fundit kur ai kishte qenë në Zvicër, ku kishte shkuar për të marrë ushtarë dhe armatim, ndonëse në gjendje të rënduar shëndetësore.

“Ka qenë hera e fundit që ka ardhur në Zvicër. Kishte ardhur për të marrë ushtarë dhe armatim. Ka qenë shumë i sëmurë, me temperaturë, pa gjumë për më shumë se 48 orë dhe ishte ftohur. Edhe zëri i tij në video duket ndryshe. Kur dëgjoi për zhvillimet që po ndodhnin në front, u gëzua shumë dhe më thirri duke më thënë, ‘Fisnike, liria po vjen, e fituam”, tha ajo.

JU REKOMANDOJMË

Disa deputetë të Kuvendit të Kosovës vizitojnë Izraelin, synohet forcimi i bashkëpunimit dypalësh

Disa deputetë të Kuvendit të Kosovës vizitojnë Izraelin, synohet forcimi i bashkëpunimit dypalësh
19/10/2026 - 09:55

Disa deputetë të Kuvendit të Kosovës nga të gjitha partitë, kanë qenë për vizitë pune në Izrael, Për këtë ka njoftuar ambasada e Kosovës në Izrael. “Vizita e...

Më shumëDetails

Macron apel për qetësi pas trazirave në Francë: Ata që kërkuan të rrëzonin Republikën, do të mbahen përgjegjës

Macron apel për qetësi pas trazirave në Francë: Ata që kërkuan të rrëzonin Republikën, do të mbahen përgjegjës
19/10/2026 - 09:42

Presidenti francez Emmanuel Macron ka bërë thirrje për qetësi dhe rend pasi protestat u shndërruan në plaçkitje dhe trazira në qytetet kryesore të shtunën dhe vijuan ehde të...

Më shumëDetails

Arrestohet një person në Prishtinë, ja çka gjeti policia në makinën e tij

Babë e bijë në pranga për vrasjen e rëndë në Ferizaj – nëna si dëshmitare
19/10/2026 - 09:30

Një person është arrestuar mbrëmjen e së dielës në Prishtinë, pasi gjatë kontrollit policor i janë gjetur substanca narkotike dhe një thikë. Sipas policisë, rasti ka ndodhur më...

Më shumëDetails

Rrahje në Leposaviq, dy persona bëhen për spital

Qytetari gjen telefonin dhe portofolin e humbur, i dorëzon në polici
19/10/2026 - 09:12

Dy persona janë rrahur mes vete duke i shkaktuar njëri-tjetrit lëndime të rënda trupore. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka...

Më shumëDetails

“Kjo nuk është revoltë për arsimin”, Rama: Protestë ishte ajo e vitit 2018, ne gjetëm dialog

“Kjo nuk është revoltë për arsimin”, Rama: Protestë ishte ajo e vitit 2018, ne gjetëm dialog
19/10/2026 - 08:59

Kryeministri Edi Rama, në një deklaratë të përbashkët për mediat me ministrin e Brendshëm, Ervin Demo, dhe efektivë të Policisë së Shtetit, ka reaguar ashpër ndaj akteve të...

Më shumëDetails

Rama: Protesta të ngjashme po zhvillohen në Francë, Itali e Belgjikë, por askund nuk përkrahet dhuna ndaj policisë

Rama: Protesta të ngjashme po zhvillohen në Francë, Itali e Belgjikë, por askund nuk përkrahet dhuna ndaj policisë
19/10/2026 - 08:43

Kryeministri Edi Rama ka folur në një deklaratë për mediat me forcat e Policisë së Shtetit mbi protestat e dhunshme që po ndodhin në vend. Rama nënvizoi se...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Arrestimi për kontrabandim të barnave të falsifikuara: Ky është personi që u vu në pranga mbrëmë në Fushë Kosovë

    Arrestimi për kontrabandim të barnave të falsifikuara: Ky është personi që u vu në pranga mbrëmë në Fushë Kosovë

    456 Shpërndaje
    Shpërndaje 182 Tweet 114
  • Pritet largimi i Bedri Hamzës nga drejtimi i PDK-së, ja kush do të jetë U.D i kryetarit

    142 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Pas ankesës së pacientit për rezultatet e analizave, Inspektorati zbulon një “mal” me antibiotikë të skaduar në poliklinikën “Elita Plus”

    137 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 34
  • Vazhdon konflikti i Elshanëve dhe Kelmendëve, therje me thika sot në qendër të Pejës

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Ia qëllon me pushkë qenin që po ruante bagëtitë në Skenderaj – Policia bastis shtëpinë e fqinjit, gjen armë artizanale e 25 fishekë

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë