Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Me ligjin e ri vendoset një limit, jo më shumë se kaq kosovarë do të mund të marrin vizë pune për në Gjermani

08/04/2022 - 09:11
në Kryesore, Lajme
A A
Me ligjin e ri vendoset një limit, jo më shumë se kaq kosovarë do të mund të marrin vizë pune për në Gjermani
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nga Ambasada gjermane kanë folur për numrin e kosovarëve që do t’u lëshohen viza pune sivjet.

Mijëra aplikime për viza dorëzohen çdo muaj në Ambasadën gjermane në Prishtinë. Shumë kosovarë ia mësyjnë këtij misioni diplomatik për të marrë një vizë që u siguron një vend pune në shtetin gjerman.

Kjo ambasadë i lëshon 500 deri në 800 viza pune çdo muaj, e për to aplikojnë rreth 50 mijë kosovarë.

Këto termine do të ofrohen derisa të arrihet numri maksimal që është i lejuar për një vit.

Nga Ambasada kanë deklaruar për Express se gjatë këtij viti, jo më shumë se 5 mijë e 500 aplikues kosovarë do të mund të marrin një vizë për nisje të punësimit atje.

“Në fakt ambasada mund t’i ofrojë rreth vetëm 500 deri në 800 termine për aplikim në muaj, derisa të arrihet numri maksimal prej 5.500 viza për një vit për aplikuesit nga Kosova. Do të thotë në vitin 2022 gjithsej jo më shumë se 5.500 aplikues nga Kosova do të mund të marrin një vizë për nisje të punësimit sipas Rregullores së Ballkanit Perëndimor”, thanë nga ambasada gjermane.

Sipas ambasadës gjermane në Prishtinë te shumica e regjistrimeve të reja për terminë bëhet fjalë për personat e njëjtë.

“Shifrat që po qarkullojnë në mediat kosovare rreth aplikacioneve për viza kinse të parashtruara në ambasadë janë çorientuese. Në secilin muaj, që nga dhjetori e këndej për një termin sipas procedurës së shortit janë regjistruar rreth 45.000 – 55.000 persona. Regjistrimet për termine, të cilat nuk kanë qenë të suksesshme, pas përzgjedhjes me anë të shortit duhet të fshihen. Kush do që dëshiron të marrë pjesë në procedurën e shortit për muajin e ardhshëm, duhet të regjistrohet sërish nga e para. Në këtë mënyrë sigurohet që kërkesat për termin janë edhe më tej aktuale. Mund të llogaritet në atë, se ata, të cilët nuk kanë pasur sukses në procedurën e shortit, të regjistrohen sërish në muajt e ardhshëm. Prandaj tek shumica e regjistrimeve të reja bëhet fjalë për personat e njejtë, të cilët janë regjistruar në muajt paraprakë. Kështu që vetëm mbledhja e shifrave të regjistrimeve për të gjithë muajt çon në rezultate të gabuara, gjegjësisht çorientuese”, thuhet në përgjigjen e ambasadës gjermane për Gazetën Express.

Nga kjo ambasadë njoftojnë se në muajin mars 2022 kanë pranuar 48 mijë e 44 aplikime për viza pune.

“Për shkak të kërkesës tejet të madhe për termine për viza me qëllim fillimin e punësimit sipas Rregullores së Ballkanit Perëndimor, e cila i tejkalon dukshëm terminet që janë në dispozicion dhe për të siguruar mundësi të barabarta gjatë aplikimit për një termin, që nga dhjetori i vitit 2021 këto termine në shtetet e Ballkanit Perëndimor jepen çdo muaj nëpërmjet një procedure të shortit.

Për procedurën e shortit në mars 2022 ambasada i ka pranuar 48.044 kërkesa për terminet që janë në dispozicion për aplikim për vizë. Nga të gjitha regjistrimet, nga gjeneratori i rastësishëm i drejtuar në mënyrë kompjuterike në një procedurë të shortit janë përzgjidhur ata, të cilët e marrin një termin për aplikim në muajin e ardhshëm. Amabsada ofron rreth 500 deri në 800 termine çdo muaj për këtë kategori, derisa të arrihet numri maksimal i vizave prej 5.500 në vit. Mund të llogaritet, se ata, të cilët nuk kanë sukses për të rezervuar një termin, provojnë sërish në muajt pasues”, thuhet në përgjigjen e ambasadës.

Ndryshe, Presidentja Osmani në një intervistë para dy ditësh tha se edhe pse është brengosëse numri prej 50 mijë aplikantëve për viza, numri i tyre nuk shtohet çdo muaj.

“Neve na është qartësuar nga ambasadat respektive që 2-3 mijë aplikacione trajtohen por pastaj janë të njëjtit ata 50 mijë që aplikojnë përsëri, pra është një numër i njerëzve në masë të madhe që janë të njëjtit por që riaplikojnë deri sa të ju vijë radha dhe derisa të ju trajtohet aplikacioni sepse nuk ka kapacitete asnjë ambasadë t’i trajtojë 50 mijë. Në qoftë se prej 53-54 mijëve, 3-4 mijë trajtohen tani pas një kohe pas 2-3 muajve pak a shumë janë të njëjtit ashtu jemi informuar zyrtarisht nga ambasadat respektive. Pra pak a shumë po flasim për këtë numrin rreth 50 mijë. Por natyrisht edhe në këtë masë është brengosëse, prandaj për ne prioritet mbi prioritete duhet të jetë jeta e qytetarëve në mënyrë që sidomos gjeneratat e reja ta gjejnë perspektivën këtu”, tha ajo në Atv.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë