Gazeta Insajderi të premtën ka tentuar të marr një konfirmim nga deputeti Mirsad Shkreta lidhur me raportime se në shtëpin e tij kanë hyrë hajnajt.
Por, deputeti Shkreta nuk e ka konfirmuar lajmin duke u përgjigjur në mënyrë të vrazhdë pas hapjes së telefonit.
“Të lutëm a mund të me leni të qetë se po me shqetësoni”, ishin fjalët e vetme të deputetit Shkreta për Insajderin.
Ndërsa sot po raportohet se atij i janë vjedhur një shumë parash prej 50 mijë euro kesh në shtëpinë e tij.
Fillimisht lajmi ishte raportuar si “vjedhje” nga Policia e Kosovës.













