Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist sot do të mbajë protestë, duke filluar në ora 18:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë në kujtim të viktimave të femicidit dhe për sigurinë e çdo vajze dhe gruaje në Kosovë.Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist fton të gjithë në këtë solidarizim mbarëkombëtar.“Ne shprehim revoltën tonë dhe e paralajmëruam protestën tonë gjithë popullore e cila do të bëhet të martën, duke filluar nga ora 18:00, në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë.Ju ftojmë të gjithave/ëve në organizim dhe solidarizim mbarëkombëtar. Në kujtim të viktimave të femicidit dhe për sigurinë e çdo vajze e gruaje në Kosovë”, thuhet në njoftim.Në mesin e të dyshuarve kryesor për vrasjen e 30-vjeçares është edhe burri i saj, Naim Murseli.Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masë paraburgimi prej një muaji ndaj tre të dyshuarve Naim Murselit, Granit Plavës, dhe Kreshnik Kokallës, të dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt.
Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....
Më shumëDetails











