
Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, para dy javësh ishte sulmuar fizikisht në qytetin e tij.
Por konflikti mes dy palëve sot është përmbyllur me pajtim, i cili është ndërmjetësuar nga Xhavit Haliti dhe Vehbi Shala, raporton Veriu.info.
Mësohet se kryetari Gazmend Muhaxheri ka vendosur që t’i fal sulmuesit per sulmin ndaj tij, duke hequr dorë nga mundësia e ndjekjes penale prej tij dhe kërkesave evetuale pasurore në procedurë gjyqësore./Veriu.info











