Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Më ngacmoi të dashurën”, zbardhet dëshmia e autorit që vr@u me armë shokun e fëmijërisë në Korçë

09/08/2026 - 09:59
në Lajme
A A
“Më ngacmoi të dashurën”, zbardhet dëshmia e autorit që vr@u me armë shokun e fëmijërisë në Korçë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Është zbardhur dëshmia e autorit të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit Johan Zuko në Korçë.

Autori Kristjan Sterjo, i cili u kap pas rreth 6 orësh arrati, ka dhënë dëshminë e tij përpara grupit hetimor lidhur me motivin e ngjarjes së rëndë. Sipas dëshmisë së tij, konflikti mes dy të rinjve lidhej me disa episode të mëparshme, ndërsa një nga shkaqet që dyshohet se ka çuar në përshkallëzimin e situatës ka qenë ngacmimi i të dashurës së autorit të dyshuar.

Por, krahas këtij konflikti, hetuesit po marrin në konsideratë edhe përplasjet e mëparshme mes dy të rinjve, të cilët dyshohet se kishin pasur debate për shkak të pretendimeve se kush ishte “më i forti” i lagjes. Sipas të dhënave të deritanishme nga hetimi, autori i dyshuar dhe viktima ishin konfliktuar verbalisht disa ditë përpara ngjarjes. Dyshohet se të dy palët kishin pasur përplasje dhe ngacmime ndaj njëri-tjetrit, duke bërë që marrëdhënia mes tyre të përshkallëzohej.

Situata më pas do të merrte një tjetër përmasë. Sipas dëshmisë së autorit, ditën e ngjarjes ai ka marrë armën dhe ka shkuar në ndjekje të 20-vjeçarit, ndërsa e ka qëlluar me një plumb pas shpine, që rezultoi fatal për jetën e Johan Zukos, raporton TCH.

Konflikti, i cili dyshohet se kishte nisur për motive të dobëta, duke filluar nga pretendimet se kush konsiderohej “i forti” i lagjes, më pas është shoqëruar me ngacmime, sharje dhe përplasje të vazhdueshme mes dy të rinjve. Përplasja përfundoi tragjikisht me vrasjen e 20-vjeçarit Johan Zuko, ndërsa Kristjan Sterjo u largua nga vendi i ngjarjes dhe u arrestua rreth 6 orë më vonë nga forcat e policisë në afërsi të banesës së tij. Sterjo fshihej në një zonë në afërsi të varrezave të qytetit, por është larguar prej aty për tu afruar drejt banesës. Ka qenë ky moment që policia e ka pikasur dhe është ndërhyrë menjëherë për kapjen e tij.

Grupi hetimor vijon punën për të zbardhur të plotë dinamikën e ngjarjes, ndërsa dëshmia e autorit të dyshuar dhe provat e mbledhura pritet të ndihmojnë në përcaktimin e rrethanave dhe motivit të saktë që çoi në krimin e rëndë.

JU REKOMANDOJMË

Bastisje për bixhoz në Deçan, gjenden armë, fishekë e çipa pokeri – tre të arrestuar

Kapen 3 persona të dyshuar për bixhoz të paligjshëm në Podujevë
09/08/2026 - 09:41

Policia ka bastisur një lokal në Deçan, nën dyshimin se aty po zhvillohej veprimtari e kundërligjshme e organizimit të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm. Sipas raportit 24-orësh...

Më shumëDetails

Bie pak çmimi i naftës dhe benzinës në Kosovë, caktohen çmimet tavan për sot e nesër

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Çmimet e naftës do të jenë të larta të paktën deri në korrik
09/08/2026 - 09:15

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ka publikuar çmimin maksimal të lejuar për shitjen e derivateve në tregun vendor, për sot dhe nesër. Për datat 09-10.08.2026, çmimet...

Më shumëDetails

OVL-UÇK reagon ndaj deklaratës së Zelenskyt në Beograd

OVL-UÇK reagon ndaj deklaratës së Zelenskyt në Beograd
09/08/2026 - 08:47

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë vizitës së tij në Beograd, duke e akuzuar...

Më shumëDetails

Kurti e kaloi mbrëmjen në Çarshinë e Gjakovës, numër i madh policësh e truprojash e “shoqëruan” atje

Kurti e kaloi mbrëmjen në Çarshinë e Gjakovës, numër i madh policësh e truprojash e “shoqëruan” atje
09/08/2026 - 08:34

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka zhvilluar një vizitë mbrëmë në Çarshinë e Gjakovës. Në videon e ndarë nga Nacionale, Kurti shihet se përveç që është duke biseduar...

Më shumëDetails

A ka fluks këtë vikend? Kjo ështe gjendja në pikat kufitare

Përditësohen të dhënat, kaq po presin mërgimtarët për të hyrë në Kosovë
09/08/2026 - 08:15

Qarkullimi në pikat kufitare të Kosovës po zhvillohet kryesisht pa probleme, megjithatë në disa vendkalime janë raportuar pritje dhe kolona të automjeteve. Sipas të dhënave të fundit nga...

Më shumëDetails

Heshtja pas seancës që i kaloi “kufijtë”, kur do ta “çelë” Kuvendin përsëri kryesuesi Avni Dehari?

Heshtja pas seancës që i kaloi “kufijtë”, kur do ta “çelë” Kuvendin përsëri kryesuesi Avni Dehari?
09/08/2026 - 08:02

Deputetët e rinj të vendit u mblodhën sot për herë të dytë, në tentim për ta konstituar kuvendin. Megjithatë, si në herën e parë, edhe në atë të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Policia e Maqedonisë së veriut arreston biznesmenin kosovar Sedat Bashota, po kërkohej me urdhër-arrest nga Gjermania

    Policia e Maqedonisë së veriut arreston biznesmenin kosovar Sedat Bashota, po kërkohej me urdhër-arrest nga Gjermania

    206 Shpërndaje
    Shpërndaje 82 Tweet 52
  • I dyshuari për plagosjen që ndodhi mbrëmë, mesazh policisë: Nuk dorëzohem, kur nuk ka drejtësi, unë e kom trunin tem

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Ja ka shitë gjakun e Arbënorit e Astritit”, Krasniqi i ashpër ndaj Deharit, e quan paqavër

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Bie pak çmimi i naftës dhe benzinës në Kosovë, caktohen çmimet tavan për sot e nesër

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Bosch alarmon pas takimit Zelensky-Vuçiq: Ukraina po bëhet kërcënim për Kosovën dhe Ballkanin

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë