Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

​“Më se keqi të plakesh në Kosovë”, pensionistët protestojnë në ditën e tyre

01/10/2022 - 13:52
në Kryesore, Lajme
A A
​“Më se keqi të plakesh në Kosovë”, pensionistët protestojnë në ditën e tyre
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Të moshuarit në Prishtinë zgjodhën Ditën Ndërkombëtare për të Moshuarit që të mblidhen para objektit të Qeverisë së Kosovës dhe të ngrenë zërin për të drejtat e tyre. Disa pëllumba fluturuan në qiell si simbol për t’ju kujtuar qeveritarëve që të bëjnë më shumë për pensionistët.

Kryetari i Shoqatës së Pensionistëve të Kosovës, Nijazi Gashi, u shpreh se dolën në protestë duke kërkuar rritjen e pensioneve për shkak të situatës me inflacionin.

Gashi: Qeevria e ka obligim ligjor të rrisë pensionet

“Problemi më i madh është që qeveria nuk po respekton ligjin aktual, në nenin 14 në të cilën thuhet që pensioni do të rritet komfor inflacionet që ndodh brenda një viti. Qeveria ka për obligim sipas atij ligji të bëjë vlerësimin e inflacionit dhe në bazë të saj ti rris pensionet, ajo këtë nuk po e bënë”, tha ai.

Gashi ka kërkuar që të hiqen kriteret diskriminuese për pensionim, sidomos stazhi i punës prej 15 vitesh deri më 1 janar 1999. 

Sipas tij, të moshuarit në Kosovë jetojnë me vështirësi ndërsa thotë se jemi vendi i vetëm në Evropë pa fond të sigurimeve pensionale.

Gashi: Më së keqi është të plakesh në Kosovë

“Në bazë të kësaj që po shohim nuk na vlerësojnë fare… Mirë nuk është mu plak por më së keqi është të plakesh në Kosovë… Besoj që se Kosova gjithë ka pasur personalitete të cilët janë udhëhequr nga vlerat morale dhe besoj që në këtë ganiturë të qeverisjes të deputetëve do të gjinden individë të cilët do të na përkrahin… Kosova është i vetmi shtet në Evropë që nuk ka fond të sigurimeve pensionale. Thërrasim qeverinë të hartojë ligjin për fondet e sigurimeve pensionale dhe më këtë do të zgjidhet e tërë problematikat e pensionale”, përfundoi ai.

Një tjetër i moshuar, Hasan Beselica, thotë se në vazhdimësi ka ka kontribuar nga rroga e tij edhe para luftës por meqë ato “janë zhdukur” thotë se e mirëkupton shtetin. 

Beselica: Aq ka mundësi Kosova për të moshuarit

“Në kohën kur kam punuar i kemi paguar prej rrogës tonë kontributin për pension ku me ato kontribute sot kishte me qenë pensioni shumë i madh por mbasi që ato mjete janë zhdukur nuk ke ku ti kërkosh, qeveria nuk ka mundësi ti krijoj”, tha ai.

Pensionisti Hisen Sylejmani, shprehet i revoltuar dhe i pakënaqur me kushtet aktuale për pensionistët, duke thënë se janë në gjendje të rëndë. Ai thotë se për 43 vite kontribut merr vetëm 80 euro.

Sylejmani : Me 180 euro pension as për barna nuk të dalin

“Mbytë na ka, 50 përqind e popullit i ka ‘shtre për toke’ me këto çmime. Rrogat nuk i lëvizin fare askund në botë nuk sheh vetën në Kosovë… Për barna nuk të dalin se jo për ndonjë gjë tjetër…  Nuk ke çfarë të bësh flasim kot, këta si të duan vet po bëjnë… Me rrit pensionet me 180 euro nuk janë asgjë, 80 euro i marr që kam punuar 43 vite sepse ato 100 euro po i merr edhe ai që nuk ka punuar dhe kjo nuk është e drejtë… Ka punuar njeriu në Trepçë nuk ka parë drite me sy 10 orë dhe po i merr 80 euro është marre për ta”, tha ai. 

Pensionisti Izet Seferin konsideron që i qeveria i nuk i vlerëson aspak të moshuarit. Ai kërkon që qeveria të kthejë kokën nga pensionistët. 

Seferi: Të moshuarit në Kosovë nuk i vlerësojnë

“Të moshuarit në Kosovë po thuajse zero i vlersojnë… Mu plakë është shumë mirë po më vështirë është të plakësh tek ne… Aspak fare nuk jemi të kënaqur kemi punuar 45 vite pensionit e kemi thuajse social. Në vitet e ‘90-ta deri në vitin 1999 kemi qenë të larguar prej regjimit të dhunshëm serb në ato kohë, ato vite nuk na pranohen dhe jemi mbetur pa asgjë…  Për Qeverinë e Kuvendin dhe ata deputetët që i kanë rrogat e mira kërkojmë nga ata me na rregulluar pensionet dhe vitet ‘90-‘99 të pranohet stazhi i punës dhe të njihet përvoja e punës e atyre viteve dhe për ta marrë pensionin e plotë”, tha ai.

Sipas të dhënave të Fondit të Kombeve të Bashkuara për Popullsinë, aktualisht numri i personave mbi 65 vjeç përbën 9 për qind të banorëve të Kosovës./KP

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë