Të paktën 288 persona janë vrarë dhe 850 të tjerë janë plagosur në një përplasje të trenave në shtetin lindor të Indisë, Odisha, thonë zyrtarët.
Kryesekretari i Odishas bën të ditur se më shumë se 200 ambulanca u dërguan në vendngjarje në distriktin Balasore.
Një tren pasagjerësh mendohet se ka dalë nga shinat para se të goditet nga një tjetër në shinat ngjitur vonë të premten.
Ky është aksidenti më i rëndë i trenit në Indi këtë shekull. Zyrtarët thonë se numri i të vdekurve pritet të rritet më tej.
Siç raporton BBC, më shumë se 100 mjekë të tjerë ishin mobilizuar.
Kryeministri indian Narendra Modi tha se ai ishte i shqetësuar nga incidenti dhe mendimet e tij ishin me familjet e viktimave.













