
Media shtetërore iraniane konfirmoi se sulmet hakmarrëse me drone janë nisur kundër objektivave në Izrael.
Sipas Press TV iranian, Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) “ka nisur sulme të gjera me dronë kundër objektivave në territoret e pushtuara”, një term që Irani përdor për të përshkruar Izraelin, raporton CNN, transmeton Veriu.info.
Një deklaratë e IRGC-së u lexua gjithashtu në TV shtetëror iranian.
“Në përgjigje të krimit të regjimit sionist në sulmin ndaj seksionit konsullor të ambasadës iraniane në Damask, forcat ajrore të IRGC-së goditën objektiva të caktuara në territoret e regjimit sionist me dhjetëra dronë dhe raketa”, thuhet në deklaratë.












