Kombëtarja e Kosovës fitoi mbrëmë minimalisht 1:0 në stadiumin “Fadil Vokrri| në Prishtinë ndaj Irlandës në kuadër të Ligës së Kombeve.
Fitorja iu kushtua ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë, shkruan Gazeta Express.
E ngritja e fanellës me mbishkrimin “Drejtësi për Çlirimtarët” dhe “Jo në emrin tim” nga kapiteni i Kosovës, Vedat Muriqi iu ka djegur mediave në Serbi.
Mediumi i kontrolluar nga Vuçiq, Kurir ka shkruar rreth këtij rasti, ndërsa ka kërkuar nga UEFA edhe përjashtimin e Kosovës nga garat.














