Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mediat gjermane shkruajnë për grushtet mes deputetëve e ministrave të Kosovës

15/07/2023 - 22:13
në Kryesore, Lajme
A A
Mediat gjermane shkruajnë për grushtet mes deputetëve e ministrave të Kosovës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, foli për planet për të shpërshkallëzuar mosmarrëveshjen me Serbinë. Por së shpejti filluan incidentet, grushtet dhe rrahjet në Parlament, shkruajnë mediat gjermane.

Ndërsa kryeministri i Kosovës Albin Kurti prezantonte masat e qeverisë për uljen e tensioneve në veri në Parlamentin e Kosovës, deputeti i opozitës, Mërgim Lushtaku, iu afrua foltores dhe lagu me ujë atë dhe zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi, i cili më parë u ngrit nga vendi i tij dhe grisi një fotografi të vendosur në foltore nga deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu. Në videot për ngjarjen, të cilat i kanë publikuar disa media gjermane dhe ndërkombëtare, shihet se pas lagies me ujë, zëvendëskryeministri Bislimi gjuajti me shishe në drejtim të Lushtakut. Nuk ishte tërësisht e qartë, nëse Lushtaku u godit në fytyrë, por shumë shpejt aty erdhën edhe deputetë e ministra të tjerë dhe plasën grushtet rreth foltores.

Kryeministri Kurti fillimisht qëndroi në këmbë në foltore, por gjatë përleshjes u shty mënjanë dhe, sipas raportimeve, përfundimisht u shoqërua nga forcat mbrojtëse nga salla plenare, pa u goditur nga askush. Gjendja u qetësua vetëm pas futjes së forcave të policisë dhe vendosjes së tyre mes palëve.

Mediat gjermane njoftuan edhe për deklaratën e kryeparlamentarit Glauk Konjufca, i cili e cilësoi incidentin si të “papranueshëm” dhe urdhëroi shtyrjen e seancës për dy orë. Kur më në fund seanca rifilloi pas më shumë se katër orësh, deputetët e opozitës penguan deputetët e partisë në pushtet që të flasin në foltore.

Opozita: Kurti po “eksperimenton”

Ballafaqimi me Serbinë në Kosovë është një temë e komplikuar, shkruan “Spiegel” në portalin e tij në internet. Marrëdhëniet historikisht të vështira mes Prishtinës dhe Beogradit kohët e fundit janë acaruar edhe më shumë nga përleshjet e dhunshme në veri të Kosovës, që banohet kryesisht nga serbë. Gjendja është acaruar në veçanti pas dhunës ndaj policëve dhe ushtarëve të KFOR-it si dhe arrestimit të përkohshëm të tre policëve kosovarë nga Serbia.

Raporti i revistës rikujton se Kurti ka shpallur uljen e tensioneve dhe ka premtuar zvogëlimin e numrit të pjesëtarëve të njësive speciale të policisë para objekteve zyrtare në veri të Kosovës. Sipas këtyre planeve, në katër komunat në veri do të mbahen edhe zgjedhje të reja komunale.

Njoftimi për reduktimin e pranisë policore në veri dhe publikimi i një audio-inçizimi sekret të shefes së grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila me ish-shefin e grupit parlamentar të Listës Serpska Sllavko Simiq, shkaktoi zemërime të mëdha tek opozita.

“Opozita akuzon Kurtin se ka ‘eksperimentuar’ me javë të tëra dhe në këtë mënyrë minon pozitën ndërkombëtare të Kosovës”, shkruan “Spiegel”, por rikujton se “Bashkimi Evropian së fundi ka avokuar për reduktimin e prezencës policore të paralajmëruar nga Kurti.”

Hyrje në ngjarjet në Prishtinë

Për incidentin raporton edhe “Berliner Zeitung”, e cila u shpjegon lexuesve se cili ishte sfondi i ngjarjeve: “Në prill, serbët etnikë në veri të Kosovës bojkotuan zgjedhjet për kryetar komune. Shqiptarët u zgjodhën si kryetar bashkie në katër komuna, por pjesëmarrja në zgjedhje ishte shumë e ulët. Për inaugurimin (të zyrtarëve të sapo zgjedhur vendorë) në fund të majit, qeveria në Prishtinë dërgoi policinë speciale në veri”.

“Për këtë shkak kanë shpërthyer trazira të rënda. Serbët e dhunshëm sulmuan ushtarët e KFOR-it, të cilët u vendosën mes demonstruesve dhe Policisë së Kosovës. Dhjetëra ushtarë të KFOR-it u plagosën, disa në gjendje të rëndë”, kujton gazeta nga Berlini.

Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja fajësuan kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për trazirat, shkruan “Berliner Zeitung”. “Në këndvështrimin e tyre, ata duhet të kishin hequr dorë nga inaugurimi i kryetarëve të rinj dhe mbrojtja policore që erdhi atje. Partnerët perëndimorë vendosën sanksione ndaj qeverisë në Prishtinë, duke përfshirë një pezullim të përkohshëm të pagesave të ndihmave”./DW

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë