Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mediet franceze shkruajnë për debutimin madhështor në Paris të sopranos nga Mitrovica

27/04/2023 - 08:25
në Lajme, ShowBiz
A A
Mediet franceze shkruajnë për debutimin madhështor në Paris të sopranos nga Mitrovica
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sopranoja kosovare Elbenita Kajtazi së fundmi ka debutuar në opera në Paris.

Ajo me anë të një postimi në Facebook, ndau disa nga shkrimet e shtypit francez në lidhje me paraqitjen e saj.

Mediumi francez De La Cour Au Jardin e cilësoi Kajtazin si jashtëzakonisht bindëse në portretizimin e personazhit Micaela, me një vokal të fuqishëm e të mrekullueshëm.

“Micaela është sopranoja e shquar kosovare Elbenita Kajtazi, e cila po debuton në Opéra comique. Me një teknikë vokale të mrekullueshme dhe të paarritshme , një delikatesë të pamohueshme në timbër dhe një mjeshtëri të bukur në fuqin vokale. Ajo ishte jashtzakonisht bindëse në portretizimin e personazhit të brishtë, e paraqitur si një dashnore e pakënaqur e brigadierit”, ka shkruar mediumi De La Cour Au.

Edhe Forum Opera pati lëvdata për paraqitjen e Kajtazit, duke e cilësuar debutimin e saj si veçanërisht të shquar.

“Elbenita Kajtazi portretizon një Micaela të vendosur, e cila nuk heziton të puthë në buzë Don José në fund të duetit të tyre. Sopranoja kosovare bëri një debutim veçanërisht të shquar në Opéra-Comique. Aria e saj “Unë them se asgjë nuk më tremb”, interpretuar me ndjeshmëri të madhe dhe një zë të kthjellët me nota të larta rrezatuese, i dha asaj një duartrokitje të madhe nga publiku”, ka shkruar Forum Opera.

Mediumi France Info tha se sopranoja kosovare e shfaqi personazhin Micaela në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Një përmendje të veçantë meriton Elbenita Kajtazi e cila mishëron një Micaela jashtëzakonisht prekëse, të dashur dhe shumë të guximshme. Sopranoja kosovare u duartrokit gjatë në aktin e tretë, kur me zërin e saj të kristaltë arrin të bindë Don José, një ushtar dezertor i dashuruar marrëzisht pas Carmen, që ta ndjekë te nëna e saj që po vdes”, ka shkruar France Info.

JU REKOMANDOJMË

Në Veri zbulohen dy lokale ku organizohen lojëra te bixhozit, katër persona përfundojnë në Polici

Në Veri zbulohen dy lokale ku organizohen lojëra te bixhozit, katër persona përfundojnë në Polici
11/11/2026 - 23:31

Gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës ka asistuar Inspektorët sanitar në dy lokacione në Mitrovicë Veri ku zhvilloheshin lojëra të fatit-bixhozit. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar...

Më shumëDetails

Tha se vëllau i saj merret me tregtim të energjisë, Janina Ymeri e paralajmëron për padi Ilir Kërçelin

Tha se vëllau i saj merret me tregtim të energjisë, Janina Ymeri e paralajmëron për padi Ilir Kërçelin
11/11/2026 - 22:59

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai hedhi akuza së vëllai i deputetes Janina Ymeri është marre me tregtim të...

Më shumëDetails

Bajrami: Procesi në Hagë prek esencën e shtetësisë së Kosovës

Bajrami: Kushtetuta e Kosovës është ndër më të fortat në Evropë
11/11/2026 - 22:42

Akademiku Arsim Bajrami ka vlerësuar se procesi gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është jetik për historinë dhe të ardhmen e Kosovës, duke kërkuar...

Më shumëDetails

“Është blerë rrymë prej kompanive serbe”: Artane Rizvanolli i përgjigjet Daut Haradinajt

“Është blerë rrymë prej kompanive serbe”: Artane Rizvanolli i përgjigjet Daut Haradinajt
11/11/2026 - 22:23

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, i është përgjigjur deklarimeve të Daut Haradinajt lidhur me pretendimet për blerjen e energjisë elektrike nga kompanitë serbe. E ftuar në emisionin “Politiko”...

Më shumëDetails

Kapet në Zvicër, ekstradohet në Kosovë i kërkuari ndërkombëtarisht

Skenë si në filma në Prishtinë – pasagjeri i Audi-t ikën nga Policia, hedh sëpatën dhe lëndohet gjatë arrestimit
11/11/2026 - 22:05

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ekstraduar nga Zvicra për në Kosovë, një person që kishte urdhërarrest ndërkombëtar. Ky ekstradim, sipas forcave të rendit, është kryer nga...

Më shumëDetails

“Familjarët e Lumir Abdixhikut merren me tregtimin e rrymës”, Ilir Kërçeli me akuza për familjarë të LDK-së

“Familjarët e Lumir Abdixhikut merren me tregtimin e rrymës”, Ilir Kërçeli me akuza për familjarë të LDK-së
11/11/2026 - 21:42

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli i ftuar në emisionin “Pressing” në T7 ka foluar për çështjet politike në Kosovë, transmeton Gazeta Online Veriu.info. Deputeti Kërçeli tha se...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë dy të arrestuarit për keqpërdorimin e 62 mijë eurove në Hirano Mushroom, dyshohen për mashtrim me grante

    Këta janë dy të arrestuarit për keqpërdorimin e 62 mijë eurove në Hirano Mushroom, dyshohen për mashtrim me grante

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Lirim Mehmetaj paralajmëron incizim: Kryetari i komunës tregon se Kurti ia mundësoi hapjen e konkursit para zgjedhjeve

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Avni Ajeti, bashkëluftëtar i Zahir Pajazitit e quan zhvatës të Kurtit, Rrustem Mustafën: PDK-ja duhet të pastrohet nga këta injoranta!

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • I njëjti shef i prokurimit lidh dy kontrata me të njëjtën kompani në Mitrovicë brenda dy vitesh, por çmimet për të njëjtat shërbime janë deri në 132 mijë e 650 për qind më të larta

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • ‘Lufta’ e brendshme në LDK del prej kontrollit, Osmani i bën “diss” Bajramit

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë