Ish-ministër i Mbrojtjes, Armend Mehaj e ka shoqëruar pasardhësin e tij në takimin me atasheun amerikan, derisa ky i fundit kishte shkruar për t’i uruar Ejup Maqedoncit detyrën e re si ministër.
Mehaj ka thënë se për Kosovën partner strategjik dhe i përhershëm do të mbeten SHBA-të me mbështetjen e të cilëve e kanë hedhur se çdo hap drejt forcimit të ushtrisë së Kosovës.
“Së bashku me Ministrin Maqedonci sot kemi pritur në takim atasheun Amerikan kolonel Mosley. Në një frymë pozitive të takimit, kolonel Mosley i uroj detyrën e re Ministrit Maqedonci duke shprehur gjithë gatishmërinë e tij për bashkëpunim të mëtutjeshëm si vazhdimësi e raporteve të shkëlqyera që kemi pasur deri më tani. Për ne partner strategjik dhe i përhershëm do të mbeten Shtetet e Bashkuara të Amerikës me mbështetjen e të cilëve kemi hedhur çdo hap drejt forcimit të ushtrisë dhe shtetit tonë” shkruan Mehaj
Shkrimi i plotë:












