
Sot dha dorëheqje Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ndërkaq detyra e Ministrit të Mbrojtjes iu dorëzua ushtarakut Ejup Maqedonci, shkruan Mitropol.
Pas dorëzimit dhe pranimit të detyrës së Ministrit të Mbrojtjes, Mehaj dhe Maqedonci kanë bërë homazhe tek varrezat e Jasharajve në Prekaz.
Këtë e bërë të ditur tashmë ish-ministri Mehaj, i cili tha se Adem Jashari është komandanti i cili prinë ushtrisë dhe popullit tonë për idealet që kemi.
“Rruga jonë drejt së ardhmes nisë nga Jasharajt e Prekazit”, tha tutje Mehaj.
Postimi i plotë:
Sot pas dorëzimit dhe pranimit të detyrës së Ministrit të Mbrojtjes, së bashku me z. Ejup Maqedonci bëmë homazhe tek varrezat e Jasharajve në Prekaz.
Prekazi është vendi ku janë vënë themelet e ushtrisë sonë, komandanti legjendar Adem Jashari do të mbetët përherë komandanti i cili i prinë ushtrisë sonë, na prinë neve dhe i prinë popullit në idealet që kemi.
Rruga jonë drejt së ardhmes nisë nga Jasharajt e Prekazit.












