Ish-Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka rikujtuar punën e tij gjatë viteve 2021-2023 ku edhe ka nxjerrë një grafikon me shifra të blerjeve të armëve të Forvcës së Sigurisë së Kosovës, ku kapet shifra rreth 292 milionë euro.
Mehaj shprehet se objektivi kryesor ka qenë investimi në ushtri të Kosovës, teksa edhe falënderon përveç qeverisë edhe aleatët e NATO-s në krye me ShBA-në .
Shkrimi i Mehajt:
Me arritë këtë investim në ushtrinë e Kosovës, ka qenë objektivi ynë kryesore gjatë drejtimit të Ministrisë së Mbrojtjes (mars 2021-gusht 2023).
Jam i lumtur që gjate periudhës 2021-2023 për fushën e mbrojtjes janë arritur shifra të larta të investohen në blerjen e armatimit për nevojat e ushtrisë së Kosovës. Kjo është arritur fal punës sonë, bashke me Kabinetin tim, Shtabin e FSK-së, personelin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe fal përkrahjes të kryeministrit Albin Kurti. Në këtë zinxhir të bashkëpunimit nuk harrojmë as aleatet tonë të NATO-së në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe marrëveshjet shtet me shtet që i bëra gjatë mandatit.
Me këtë rast ftoj bashkëkombësit tonë kudo që jonë që të përkrahin Fondin e Sigurisë së Kosovës.
Kosova, duhet të anëtarësohet në NATO sepse kjo është siguri për vet NATO-në, Ballkanin dhe Republikën e Kosovës.
Uroj që objektivat e fushës së mbrojtjes të i arrinë edhe me tytje nga 2024.
Konsideroj se e kam kryer një pjesë të amanetit në drejtimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe falënderoj dëshmorët e kombit, familjet e tyre, veteranët dhe invalidet e luftës.
Uroj vitin e ri 2024 gjithë shqiptarëve ku do që janë dhe vendeve tona partnere, me shpresën për paqe, siguri e stabilitet në gjithë botën.
Një fjalë e urtë popullore thotë: “punë shumë, e fjalë pak” e konsideroj se populli është vlerësuesi me i drejte i punës sime dhe punës sonë në shërbim të popullit.
Në vizitë që ju kam bëre mbi 500 familjeve të deshmorve gjithandej Kosovës dhe shqiprisë, kam theksuar se misioni im i vetëm është forcimi i ushtrisë së Kosovës, objektiv të cilën e kemi arritur si asnjëherë me parë.
Atëherë kur e kërkon populli dhe shteti, unë si asnjëherë me parë jam i gatshëm të i shërbej atdheut tim🫡.













