Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se që nga dita kur ka marrë mandatin, prioritet ka pasur armatimin e FSK-së.
Ministri derisa ka folur për armatimin e FSK-së, ka thënë se dronët Bayraktar është lloji më i fundit i armatimit që kanë blerë, transmeton Telegrafi.
“Që nga dita kur kam marrë mandatin si ministër në Qeverinë Kurti -II-, prioriteti im kryesor ka qenë blerja e armatimit dhe pajisja e FSK-së me armatim modern të teknologjjsë së fundit, të cilat gjithnjë janë sipas standardeve të NATO-së. Dronat Bayraktar janë lloji më i fundit i armatimit të cilat i kemi blerë, posedimit i të cilave kam vlerësuar së është i domosdoshëm për mbrojtjen e vendit tonë”, ka pohuar ai.











