Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mehmetaj pas intervistimit: Padinë e kam nga pushteti – prokurorja ishte e shqetësuar

07/03/2024 - 12:40
në Kryesore, Lajme
A A
Mehmetaj pas intervistimit: Padinë e kam nga pushteti – prokurorja ishte e shqetësuar
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gazetari Lirim Mehmetaj, ka thënë se padia i është bërë nga eksponentë të pushtetit, pra deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, derisa ka theksuar se gjatë intervistimit, prokurorja e rastit ka qenë e “shqetësuar”, dhe të njëjtës i ka ofruar “ndihmë” në rast se gjendet në presion nga dikush.

Këto komente, gazetari Mehmetaj i ka bërë në një prononcim për media, pas intervistimit nga prokurorja e rastit, Rukije Shasivar, e cila e ftoi gazetarin në cilësinë e të pandehurit për veprën penale “nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”.

“Unë nuk pata çka me deklaru, as nuk mora avokat, sepse nuk e trajtoj proces të rregullt ligjor. Prokurores i ofrova ndihmë, i thash kushdo që ka bërë presion, ne jemi në anën tende, dhe mundemi me ekspozu atë lloj shantazhusi që të ka detyru dhe obligu me përfshi vetën në këtë gbaim, që mundet me kushtu edhe me karrierë, ulje page”, ka deklaruar ai.

I pyetur se nga kush e ka padinë, ai ka bërë të ditur se e njëjta është bërë nga deputeti Dimal Basha.

“Mu më ka bë kallëzim penal pushteti, përmes deputetit fashist Dimal Basha. Basha e ka bërë një pretendim që disa qytetarë të një rajoni të Kosovës kanë mangu diçka nga disa qytetarë, ai ka nënkuptu që qytetarët e Drenicës që vijnë në Prishtinë, duhet mos me pasë kërkesa të shtuara, qysh thotë ai, ‘po lypin me u nxe’”, shtoi.

“Këtë gjuhë fashiste e kam ekzposu, unë përfundoj këtu, paramendojeni me çfarë akuze, se kam kriju mosdurim dhe përçarje…Prokurorja u shihke që është e shqetësume, që nuk është rehat. Tash mbase gjindet në një dilemë që nuk do ta kisha parë askënd”.

Lidhur me rastin e gazetarit Mehmetaj, ka pasur reagime të shumta nga shoqëria civile, personalitete të rëndësishme publike, opozita, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës etj, të cilët njëzëri e kanë dënuar veprimin e prokurores për thirrjen e kryeredaktorit të AP-së në cilësinë e të pandehurit për veprën penale “nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë