Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Mehmeti-Selimi, ka rikujtuar ngërçin politik të vitit 2014, duke e krahasuar atë me diskutimet aktuale për bllokadën institucionale.
Mehmeti-Selimi ka theksuar se pas zgjedhjeve parlamentare të 8 qershorit 2014, institucionet e Kosovës u konstituuan më 8 dhjetor, duke nënvizuar se vendi kishte kaluar rreth gjashtë muaj pa institucione të konstituuara.
“183 ditë pa institucione të konstituuara. Gjashtë muaj. Zgjedhjet u patën mbajtur më 8 qershor. Ndërsa Kuvendi u konstituua më 8 dhjetor”, ka shkruar ajo në “Facebook”.
Deputetja ka kritikuar, siç ka thënë ajo, ndryshimin e qasjes politike ndaj bllokadave institucionale, duke iu referuar atyre që, sipas saj, në vitin 2014 e kishin cilësuar periudhën e gjatë të pritjes si “dialog politik”.
“Sot, ata që na mbajnë leksione për ‘bllokadën’ janë të njëjtët që dikur i quanin gjashtë muajt dialog politik”, ka shkruar Mehmeti-Selimi.













