Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mehmeti: S’mjafton kjo rritje ekonomike përballë papunësisë, shqetësuese rritja e kredive familjare

06/10/2024 - 09:55
në Lajme
A A
Mehmeti: S’mjafton kjo rritje ekonomike përballë papunësisë, shqetësuese rritja e kredive familjare
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka thënë se parashikimet për rritjen ekonomike 3.9 për qind është e pamjaftueshme për të adresuar sfidat që i ka Kosova, e që janë papunësia dhe deficiti i lartë tregtar.

Shqetësuese sipas tij është edhe rritja e përqindjes së kredive familjare. Sipas tij, gjendja e rëndë pas inflacionit tregon “se familjet në Kosovë janë duke pasur vështirësi me kalu nga muaji në muaj me pagat të cilat i kanë”.

Mehmeti ka thënë se për ta përmbushur konceptin e rritjes ekonomike, duhet ndryshuar struktura e ekonomisë në vend në favor të ndërmarrjeve prodhuese.

“Nëse i referohemi raportit ose parashikimeve që jep Banka Botërore si institucion financiar kredibil ndërkombëtar. Parashihet që të kemi rritje ekonomike këtë vit rreth 3.9 për qind e nxitur nga investimet dhe konsumet. Si rritje ekonomike prej 3.9 për qind, parashtrohet pyetja a është një rritje e mjaftueshme për të adresuar sfidat që i ka Kosova, që është papunësia dhe deficiti i lartë tregtar. Nuk është një rritje e mjaftueshme, ne kemi pasur rritje ekonomike, po flas para pandemisë, 4.5 kemi pasur 4.2, ka qenë një rritje e pamjaftueshme për të adresuar sfidat që ka Kosova. Në rastin konkret problem e shoh në Kosovë strukturën e ekonomisë në vend, pra për ta përmbushur atë definicionin ose konceptin e rritjes ekonomike”, ka thënë Mehmeti, teksa negative e sheh edhe thellimin e deficit tregtar.

“Duke pasur parasysh se nëse e shohim strukturën e ekonomisë në vend ajo dominohet prej ndërmarrjeve tregtare. Duhet të punohet më shumë në drejtim të asaj që të ndërrohet struktura e ekonomisë në vend në farorë të ndërmarrjeve prodhuese. Vetëm në këtë mënyrë ne mund të gjenerojmë rritje ekonomike diku përafërsisht rreth 6-7 për qind që e konsideroj të mjaftueshme për t’i adresuar sfidat që i përmenda më herët. Në këtë kontekst nëse e shohim tash vetëm gjashtëmujorin e këtij viti kemi një thellim të deficit tregtar të mallrave, për 8.21 për qind apo mbi 2.2 miliard euro, pra kemi një rritje të importeve 2.7 miliard me një rritej rreth 8 për qind, eksportet janë rreth 450 milionë në rritje përafërsisht rreth 5 për qind dhe kemi thellim të deficit tregtar në përqindje 8.21 për qind”, u shpreh Mehmeti.

Ish-guvernatori i BQK-së thekson nevojën e subvencionimit të prodhuesve vendës, siç ishte pako e ringjalljes ekonomike.

“Ka qenë një momentum i mirë pas pandemisë që kjo pakoja e ringjalljes ekonomike në vend që përmes asaj pakoje të shkohet dhe të punohet më shumë në drejtim të asaj që të subvencionohet, të përkrahet, të shtyhet përpara që të kemi sa më shumë prodhim në vend për të përmbushur nevojat e Kosovës që ka për produkte e ndryshme. Kjo do të ndikonte në masë të madhe në ndërrimin e strukturës së ekonomisë së vendit, në favor të ndërmarrjeve prodhuese. Pra vetëm rritje e ndërmarrje prodhuese, rritjen e prodhimit mund të adresojmë këto sfidat, punësimin dhe deficitin e lartë tregtar. Ne në vazhdimësi jemi duke parë që po kemi vetëm rritje të importit prej vitit në vit. Vetëm në gjashtëmujor kemi thellim të deficiti tregtar për 8.21 për qind. Duhet të punohet që të kemi sa më shumë investime të brendshme dhe të jashtme në favor të ndërmarrjeve prodhuese”, ka deklaruar Mehmeti, teksa shumicën e investimeve të huaja direkte i sheh nga diaspora.

Konsideron se këto investime nuk janë fushat e prodhimit, por kryesisht në patundshmëri.

“Problemi është në strukturën e investimeve të huaja direkte, nëse e shohim si strukturën rreth 60 për qind e këtyre investimeve të huaja direkte janë prej diasporës, në blerjen e patundshmërive, banesave dhe tokave. Pjesa tjetër janë shërbimet financiare përafërsisht rreth 30 për qind, që faktikisht i bie që janë para të cilat i kanë institucionet, bankat me kapital të huaj ose institucionet e tjera që atë para nuk e kanë tërhequr. Nuk jemi duke folur për investime më fushat e prodhimit, por kryesisht investimet e huaja direkte në patundshmëri”, u shpreh ai.

Shqetësim tjetër sipas tij është edhe rritja e përqindjes së kredive familjare, të cilët sipas tij nuk janë për zhvillim të qëndrueshëm por për t’i tejkaluar krizat që kanë rrjedhë nga inflacioni.

“Është fakt që konsumi është një prej atyre faktorëve që po ndikon në rritjen ekonomike, mirëpo vjen prej shumë faktorëve që ndikojnë në rritjen e konsumit, në këtë rast e kemi edhe rritjen e aktivitetit që është një prej atyre faktorëve. Tash ka shënuar, me të dhënat e fundit kemi një rritje rreth 20 për qind rritjen e kredive, po flas 15 për qind në total, nëse i shohim vetëm kredit familjarë kanë shënuar rreth 20 për qind që i bie një rritje shumë e lartë e kredive. Kjo lënë të kuptohet që individ ose kompanitë janë duke hyrë në kredi, janë duke pasur vështirësi për të tejkaluar kriza që është në Kosovë si rezultat i inflacionit që ka rrjedh prej pandemisë dhe faktorëve të tjerë”, u shpreh tutje Mehmeti.

“Edhe vlera e lartë e kredive është një prej atyre indikatorëve që tregon që individ, kompanitë janë duke pasur vështirësi, ose nëse flasim për individ janë duke pasur familjet. Kryesisht flasim për kredi familjarë. Në kuadër të kredive që kanë rritje 15 për qind, vetëm kredit familjare shënojnë rritje diku rreth 20 për qind. Tregon që familjet në Kosovë janë duke pasur vështirësi me kaluar nga muaji në muaj me pagat të cilat i kanë. Për këtë arsye obligohen që të marrin kredi të ndryshme për t’i tejkaluar problemet e sfidat që i kanë në familjet e tyre”, deklaroi Mehmeti. /EO

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë