Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Meli, Buquku, Luka e të tjera: Ja emrat e disa kompanive që iu është pezulluar leja e importit të kafshëve për shkak dokumenteve të falsifikuara dhe evazionit fiskal

24/04/2025 - 19:04
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Jeton Buquku dhe Mensur Bunjaku

Jeton Buquku dhe Mensur Bunjaku

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

(Lajm i përditësuar) Më 18 prill ministri në detyrë i Ministrisë së Bujqësisë Faton Peci kishte njoftuar se Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka pezulluar lejet e importit për kafshë të gjalla nga Rajoni dhe BE për 28 operatorë ekonomik.

Peci kishte thënë se për dekada janë improtuar në Kosovë kafshë me dokumenta të falsifikuara, që sipas tij, paraqesin rrezik për sigurinë ushqimore deri te evazioni fiskal që i është shkaktuar shtetit në vlera qindra milionëshe.

Duke shfrytëzuar të drejtat që na i jep Ligji për Qasje në Dokumente Publike, Veriu.info ka kërkuar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë qasje në gjitha vendimet për pezullimin e lejeve të importit të kafshëve për 28 operatorët ekonomik që iu është pezulluar leje. Deri në momentin e publikimit të këtij artikulli AUV nuk na ka ofruar qasje, por që janë brenda afatit ligjor prej 7 ditësh.

Veriu.info ka siguruar emrat e disa kompanive nga 28 sosh, që u janë pezulluar lejet e importit (sapo të na jep qasje AUV do t’i publikojmë listën e plotë):

Elvis Lina Sh.P.K., Pronarë: Bislim dhe Ifran Spahiu; Adresa: Podujevë

Luka Company Sh.P.K.; Pronar: Arif Spahiu; Adresa: Podujevë

ERDA Com Sh.P.K.; Pronarë: Halim, Agon e Nexhmije Qerimi; Adresa Podujevë

BullsAgro Sh.P.K.; Adresa: Podujevë

NTP Nushi.; Adresa: Ferizaj

Beesi FB Group Sh. P.K.; Pronar: Besim Bunjaku; Adresa: Vushtrri

MELI Sh.P.K.; Pronar/aksionar: Meli Holding (Ramadan Bunjaku, Mensur Bunjaku e Besim Bunjaku); Adresa: Sallabajë – Podujevë

Buquku Sh.P.K.; Pronar: Jeton Buquku; Adresa: Pejë

FRON Sh.P.K.; Pronar: Mustafë Halili, Adresa: Prishtinë

Hudea Sh.P.K.; Pronar: Valmir Humolli; Adresa: Podujevë

DIBRANI COMPANY Sh.P.K.; Pronar: Dibran Gashi; Adresa: Suharekë

NARONI 2022 Sh.P.K.;  Adresa: Podujevë

AJLA 2021 Sh.P.K.; Pronar: Shaban Rrahimi: Adresa: Podujevë

Gezimi Mall Sh.P.K.; Pronar: Gëzim Bajrami; Adresa: Podujevë

Veriu.info ka dërguar pyetje në e-mail e numra telefonik të të gjitha kompanive të apostrofuara më sipër, për të kërkuar përgjigje për arsyen e pezullimit të lejeve të importit për kafshë të gjalla nga vendet e rajonit dhe BE, por përgjigje kemi marrë vetëm nga Buquku Sh.P.K. dhe Luka Company Sh.P.K.

Në pjesën e dytë të artikullit që do të pubkikohet sonte, mund të lexoni përgjigjet e kompanisë Buquku Sh.P.K., Luka Company Sh.P.K. dhe përgjigjen e Agjencisë së Veterinarisë dhe Ushqimit, ku kuptohet se si postimi i ministrit të Bujqësisë në detyrë, Faton Peci, ishte vetëm për konsum ditor, ani pse ai në postim thoshte se s’po ka interesim nga mediat për këtë ‘angazhim’.

P.S.: Veriu.info është duke hulumtuar edhe rastin e njërës prej kompanive që u është hequr licenca, ku në mjetin e tyre para disa vitesh në Serbi ishte konfiskuar një sasi e konsiderueshme e lëndëve narkotike. 

Sqarim: (Emrat e kompanive Erjoni Group Sh.P.K., Reisa 2022 Sh.P.K., Naroni Bulls Sh.P.K. dhe Learti – H Sh.P.K. janë përmendur gabimisht në shkrim, me ç’rast ju kërkojmë falje për këtë lëshim. Këtu tri kompani nuk gjenden në listën e lejeve të pezulluara, edhe pse ne iu kemi derguar pyetje 24 orë para publikimit të artikullit, por nuk kemi marr përgjigje)

Ekskluzive: Kjo është lista e 28 kompanive që AUV ua pezulloj lejet e importit të kafshëve, 18 prej tyre ua rikthej lejet

Peci u krenua për pezullimin e lejeve të importit të kafshëve për 28 kompani – AUV pa u bë një javë nisi shfuqizimet e vendimeve

JU REKOMANDOJMË

Halil Matoshi: Pas çdo deklarate të Grenellit, Vetëvendosja rritet me 5%

Halil Matoshi: Pas çdo deklarate të Grenellit, Vetëvendosja rritet me 5%
13/03/2026 - 01:32

Komentatori politik, Halil Matoshi në Politiko tha se reagimet dhe debatet rreth Richard Grenell, po ndikojnë indirekt në rritjen e mbështetjes për Lëvizjes Vetëvendosje. Sipas Matoshit, çdo deklaratë...

Më shumëDetails

Tetë vende myslimane dënojnë vendimin e Izraelit për mbylljen e xhamisë Al-Aksa gjatë Ramazanit

Tetë vende myslimane dënojnë vendimin e Izraelit për mbylljen e xhamisë Al-Aksa gjatë Ramazanit
13/03/2026 - 01:30

Disa vende myslimane dënuan mbylljen e portave të Xhamisë Al-Aksa për besimtarët myslimanë gjatë Ramazanit në mes të luftës SHBA-Izrael me Iranin dhe tensioneve rajonale. Kompleksi i Xhamisë...

Më shumëDetails

Japonia financon projektin për pastrimin e terreneve nga minat në zonën e Mitrovicës dhe të Graçanicës

Japonia financon projektin për pastrimin e terreneve nga minat në zonën e Mitrovicës dhe të Graçanicës
13/03/2026 - 01:26

Në kuadër të grantit për sigurinë njerëzore në nivel lokal (GGP), Ambasada e Japonisë në Kosovë ka organizuar ceremoninë e dorëzimit të projektit për pastrimin e terreneve nga...

Më shumëDetails

Dimal Basha: Unë jam argat, ku te sheh VV-ja se mund të ndihmoj, e marr atë pozitë

Dimal Basha: Unë jam argat, ku te sheh VV-ja se mund të ndihmoj, e marr atë pozitë
13/03/2026 - 00:30

Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, duke folur për raportet mes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, ka thënë se bashkëpunimi nuk mbahet përmes posteve. Mes tjerash, ai është shprehur...

Më shumëDetails

Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NATO-n

Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NATO-n
13/03/2026 - 00:24

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, konfirmoi më 12 mars se Serbia ka blerë raketa balistike supersonike CM-400 nga Kina.  “Ne kemi një numër të konsiderueshëm raketash dhe do...

Më shumëDetails

Kaplohet nga zjarri një banesë, humb jetën një i moshuar

Kaplohet nga zjarri një banesë, humb jetën një i moshuar
12/03/2026 - 22:59

Një i moshuar ka vdekur nga asfiksia, pasi zjarri ka kapluar katin e parë të një banese në Tiranë. Nga informacionet paraprake mësohet se ngjarja ka ndodhur në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dyshimet për keqpërdorim të parave, BIK thërret konferencë për media

    BIK-u shtrenjton vitrat këtë Ramazan, këto janë çmimet e reja

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Kryesia dhe anëtarësia e Guxo në Deçan japin dorëheqje kolektive pas moskandidimit të Osmanit për presidente

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Si në filma: Momenti kur arrestohen dy fajdexhi, tentuan t’i marrin viktimës shtëpinë dhe dy lokale në vlerë një milion euro

    316 Shpërndaje
    Shpërndaje 126 Tweet 79
  • Partitë vendosin, kjo pritet të jetë përbërja e re e KQZ-së

    268 Shpërndaje
    Shpërndaje 107 Tweet 67
  • Vdekja e 25-vjeçares Xhuana Nikollaj, çka zbuloi autopsia?

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë