Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Meliza Haradinaj: LVV dhe PSD janë sinkronizuar në sulmet ndaj presidentes Osmani

02/05/2026 - 12:31
në Lajme
A A
Meliza Haradinaj: LVV dhe PSD janë sinkronizuar në sulmet ndaj presidentes Osmani
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Meliza Haradinaj, ish-këshilltare e presidentes Vjosa Osmani, ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje dhe PSD janë bashkuar në sulmet ndaj ish- presidentes, duke e cilësuar këtë veprim si një kalkulim politik të dy partive që ndajnë një ideologji të ngjashme dhe që kanë si qëllim krijimin e tensioneve politike në vend.

Haradinaj ka argumentuar se sulmet ndaj Presidentes Osmani nuk janë vetëm një sulm ndaj saj si individ, por një përpjekje për të dobësuar pozitat e Kosovës në arenën ndërkombëtare, sidomos lidhjet e forta që ajo ka krijuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe mbrojtjen e integritetit territorial të Kosovës.

“Afrimi strategjik i Vjosës me Trump dhe kodifikimi i garancive amerikane në ligj për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës u prit me rezistencë nga KM Kurti, e jo me unitet. Pse? Sepse kjo aleancë e zhvendos qendrën e gravitetit nga ideologjia në siguri reale shtetërore, dhe kjo i prish llogaritë e atyre që ushqehen politikisht me konflikt të brendshëm dhe tension të jashtëm. Kur kësaj i shtohet fakti që partia simotër PSD ka përkrahur hapur idenë e shkëmbimit të territoreve, ndërsa VV sulmon pikërisht figurën që mishëron mbrojtjen e integritetit territorial, pasqyra bëhet e qartë: njëra plotëson tjetrën në qëllimin e njejtë. Është ndarje rolesh”, ka shkruar Haradinaj.

Sipas Haradinajt, ky koordinim i dy grupeve politike shërben për të avancuar interesat ideologjike të tyre, duke minuar njëkohësisht interesat kombëtare të vendit.

Në reagimin e saj, Meliza Haradinaj ka përmendur edhe pjesëmarrjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti në ngjarjen “koalicioni anti-Trump”, siç e quajti ajo, në Barcelonë, që, sipas saj, është një sinjal i rrezikshëm politik.

Ajo ka theksuar se ky angazhim në një shtet që nuk e ka njohur ende Kosovën është një formë rreshtimi ideologjik, që është në kundërshtim me interesat shtetërore të Kosovës.

“Pra, pyetja nuk është nëse ka koordinim Kurti – Molliqaj. Pyetja është: deri ku shkon ky koordinim? Sepse kur dy parti që relativizojnë rreziqet si shkëmbimi territorial bashkohen në goditje ndaj figurës që e mbron vijën e kuqe të shtetit, atëherë kemi të bëjmë kryekput me një skemë të rrezikshme politike. Dhe projekti është i qartë: elimino politikisht figurën që ankoron Kosovën në aleanca strategjike dhe në integritet territorial, për të hapur rrugë për narrativa që i shërbejnë pushtetit e jo shtetit. Kjo është thelbi. Të tjerat janë zhurmë”, përfundoi Haradinaj. /Klankosova.tv

https://www.facebook.com/share/p/1Bz6j5f7Mh/?mibextid=wwXIfr

JU REKOMANDOJMË

Nurellari tregon pse Kurti s`bëri kompromis për president: I leverdisë të qeverisë pa Kuvend, me Haxhiun synon kapjen e institucionet

Nurellari tregon pse Kurti s`bëri kompromis për president: I leverdisë të qeverisë pa Kuvend, me Haxhiun synon kapjen e institucionet
02/05/2026 - 13:26

Analisti Adri Nurellari ka treguar pse lideri i VV-së, Albin Kurti, nuk bëri kompromis me opozitën për zgjedhje e presidentit. Ai ka bërë me dije se Kurtit i...

Më shumëDetails

Emërimet e zëvendësministrave nga Kurti, Bajrami: Është koha të shkoni në opozitë se e keni grryer shtetin

Bajrami i reagon Muratit që iu tha qytetarëve se mund t’i refuzojnë 100 eurot e ndara për pensionistë e fëmijë: Ke mbledh taksa, s’është buxheti yt
02/05/2026 - 13:09

Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritikuar ashpër veprimet e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti gjatë periudhës kur qeveria është në dorëheqje.Ajo ka theksuar...

Më shumëDetails

Gruaja e Thaçit bën homazhe te varri i vëllaut të saj, i vrarë në masakrën e Studimes

Gruaja e Thaçit bën homazhe te varri i vëllaut të saj, i vrarë në masakrën e Studimes
02/05/2026 - 12:54

Në Studime të Vushtrrisë ka përkujtuar vëllanë e saj të ndjerë, gruaja e ish-presidentit Hashim Thaçi, Lumnije Thaçi, i cili u vra më 2 maj të vitit 1999....

Më shumëDetails

NATO reagon pas tërheqjes së 5,000 trupave amerikane: Aftësitë e mbrojtjes mbeten të paprekura

NATO reagon pas tërheqjes së 5,000 trupave amerikane: Aftësitë e mbrojtjes mbeten të paprekura
02/05/2026 - 12:17

NATO thotë se mbetet e bindur në aftësitë e saj të mbrojtjes dhe parandalimit pavarësisht tërheqjes së 5,000 trupave të ShBA-së nga Gjermania. “Ne po punojmë me SHBA-në...

Më shumëDetails

Nis afati për aplikim e partive dhe dorëzimin e listave për deputetë, KQZ: Duhet të bëhen deri me 10 dhe 12 maj

KQZ funksionalizon platformën elektronike për aplikimin online të subjekteve politike
02/05/2026 - 12:01

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar se ka filluar afati për aplikimin për certifikimin e partive të reja politike për pjesëmarrje në zgjedhje e parakohshme zgjedhore të 7...

Më shumëDetails

Emërimi i zëvendësministrave të rinj, Muharremi i ashpër me Kurtin: Asnjë person normal në Evropë nuk sillet kështu kur i bie Qeveria

Emërimi i zëvendësministrave të rinj, Muharremi i ashpër me Kurtin: Asnjë person normal në Evropë nuk sillet kështu kur i bie Qeveria
02/05/2026 - 11:19

Analisti Shenoll Muharremi e ka kritikuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti për emërimin e disa zëvendësministrave pas shpërndarjes së Kuvendit. Ai ka vlerësuar se Kurti po sillet sikur...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Edhe një mashtrim me çmime nga Albi Market i Tahir Humolli, qytetari denoncon vjedhjen në qumësht (Video)

    Edhe një mashtrim me çmime nga Albi Market i Tahir Humolli, qytetari denoncon vjedhjen në qumësht (Video)

    145 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Arrestohet ish- këshilltari i Kurtit, shkak statuset në Facebook për një imam të BIK-ut

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • Edhe kompania ALBI e Tahir Humolli kapet nga shteti duke i mashtruar konsumatorët me çmime (Dokument)

    170 Shpërndaje
    Shpërndaje 68 Tweet 43
  • E rëndë: Kjo ësht 43-vjeçarja që dyshohet se i dha fund jetës në Piranë të Prizrenit

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Kurti për ngushëllime në Zhabar, mungon kryetari Peci dhe drejtorët komunal nga GUXO

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë